Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: Arritëm të mbronim Konispolin dhe Delvinën. PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD
Politikë

“Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: Arritëm të mbronim Konispolin dhe Delvinën. PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD

• 30 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj draftit të reformës territoriale të dorëzuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë një projekt të motivuar nga interesa elektorale dhe jo nga nevojat e qytetarëve. Sipas Zhupës, drafti parashikon shkrirjen dhe rigrupimin e katër prej gjashtë bashkive që drejtohen nga opozita, Memaliaj, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Kavajë, pa një analizë të qartë për përmirësimin e shërbimeve, pa konsultim me komunitetet dhe pushtetin vendor dhe pa transparencë. Ajo theksoi se një reformë territoriale duhet të mbështetet në kritere objektive, si zhvillimi ekonomik dhe interesi i qytetarëve, ndërsa shtoi se reagimi publik dhe denoncimet në kohë bënë të mundur që Konispoli dhe Delvina të mos përfshiheshin në planin e socialistëve për t’u shkrirë.

Statusi i plotë i Ina Zhupës:

Reforma territoriale po përdoret si instrument për interesa elektorale të partisë-shtet.

Read more:“Sarandë-Himarë po ndërtohet pa masat më minimale të sigurisë”/ Zhupa denoncon me video situatën: Makineritë punojnë pa shenja dalluese, në rrugë ka gurë të rënë

Sot, Partia Socialiste ka dorëzuar një draft të njëanshëm, ku kriteri kryesor nuk është zhvillimi, shërbimet për qytetarët apo eficienca administrative, por llogaritë elektorale.

Nuk është rastësi që 4 nga 6 bashkitë që drejtohen nga opozita, Memaliaj, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Kavaja, parashikohen të shkrihen dhe të rigrupohen.

Read more:PS refuzoi kërkesën për shtyrjen e afatit të Territoriales, Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë, paralajmëron: Shumë shpejt përgatitemi për…

Nuk ka një analizë të qartë për përmirësimin e shërbimeve, nuk ka konsultim me komunitetet dhe pushtetin vendor, nuk ka transparencë. Ka vetëm një objektiv: të ndryshohet harta sipas interesit politik të mazhorancës.

Një reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi kritere objektive: zhvillimin ekonomik, lidhjet funksionale mes njësive, aksesin në shërbime publike dhe interesin e qytetarëve, jo mbi interesin e një partie për të kapur zgjedhjet.

Read more:Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus – Ide

Jam e lumtur që, falë reagimit të fortë publik dhe presionit të vazhdueshëm të të gjithë faktorëve, arritëm të mbronim bashkitë e Konispolit dhe Delvinës, të cilat në raportin fillestar të socialistëve ishin shënuar me të kuqe për t’u shkrirë. Ky nuk ishte një krijim mediatik, siç u përpoqën ta paraqisnin, por një plan real që u ndal vetëm sepse u denoncua në kohë.

Lexo edhe
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Tags: #Ina zhupa #memaliaj #opozita #Projekt #reforma territoriale #Transparencë #Zgjedhjet #Zhvillimi ekonomik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
Nga të njëjtat tag-e
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit

Deputetja e pavarur dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka komentuar në emisionin “Prime News24” përplasjen mes…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin