Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për Banjskën, por vazhdon të jetojë i lirë në Serbi
Aktualitet

Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për Banjskën, por vazhdon të jetojë i lirë në Serbi

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ai që mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, sot nuk mban asnjë përgjegjësi dhe jeton i lirë në Serbi.

“Më falni që po ju ndërpres, por në këto momente po dëgjoj breshëri plumbash…”, raportonte më 24 shtator të vitit 2023 gazetarja Ana Marija Ivkoviq.

Një ditë më parë, ajo kishte arritur aq afër sa ishte e mundur pranë fshatit Banjska. Sipas saj, situata i ngjante një lufte të vogël që zhvillohej fare pranë, ndërsa mungonin informacionet e sakta për atë që po ndodhte.

Dhe në fakt, ashtu rezultoi. Një grup i armatosur serbësh nga Kosova bllokoi rrugën e fshatit me kamionë. Kur arriti policia e Kosovës, u qëllua – një polic mbeti i vrarë. Pas sulmit terrorist, një pjesë e grupit u tërhoq në manastirin e Banjskës, i cili më pas u rrethua nga policia.

Sulmi në Banjskë, burgim i përjetshëm ndaj Spasojeviqit dhe Tolliqit, 30 vite për Maksimoviqin

Pasoi një shkëmbim zjarri që zgjati me orë, brenda dhe jashtë manastirit, ku u vranë edhe tre pjesëtarë të grupit të armatosur. Për komunitetin serb në Kosovë, kjo ishte një tronditje e madhe, shkruan N1.

“Tronditja u bë edhe më e madhe kur mësuam se kush kishte marrë pjesë”, thotë Ivkoviq.

Pamjet me dron treguan qartë praninë e Milan Radoiçiqit, atëherë nënkryetar i Lista Serbe. Vetëm pesë ditë pas ngjarjes, ai pranoi përmes avokatëve se kishte organizuar gjithçka dhe dha dorëheqje nga funksionet politike.

Në deklaratën e tij, ai pretendoi se kishte vepruar për të “mbrojtur popullin serb”, pa dijeninë e autoriteteve të Serbisë dhe pa lidhje me aktivitetin e tij politik.

Megjithatë, në Serbi ai nuk ndiqet penalisht për sulmin dhe nuk pritet të ekstradohet, pavarësisht fletarrestimit të lëshuar nga Prishtina.

Deputeti serb, Boskoviq: Vuçiq i ka kërkuar KFOR-it të hapë rrugën për grupin e Radoiçiqit që shqiptarët të mos i vrasin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ai dhe pjesëmarrësit e tjerë “nuk do të fshihen” dhe se “janë krenarë për atë që kanë bërë”.

Ndërkohë, për pjesëmarrësit, kthimi në Kosovë mbetet i pamundur pa u përballur me burg. Autoritetet kosovare kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave, por vetëm tre janë gjykuar fizikisht, ndërsa të tjerët – përfshirë Radoiçiqn – në mungesë.

Sipas gazetarëve, pasojat më të mëdha po i ndjejnë qytetarët e zakonshëm. “Në fund, përgjegjësinë e paguajnë njerëzit e thjeshtë, ndërsa ata që ishin realisht përgjegjës nuk përballen me pasoja – përkundrazi, përfitojnë”, vlerësojnë nga portali Alternativa.

Analisti Dragisha Mijaçiq e sheh këtë si dështim të politikës së Vuçiqit ndaj Kosovës. Sipas tij, gjithçka nisi me daljen e serbëve nga institucionet, vijoi me barrikadat dhe bojkotin e zgjedhjeve, dhe kulmoi me ngjarjen në Banjskë.

“Pas Banjskës, roli i Serbisë në këtë çështje pothuajse është zhdukur”, përfundon ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aleksandar vuçiq #Burgim i përjetshëm #Kfor #Kosova #kosove #Lista serbe #Milan #Milan radoiçiq #Serbia #Sulmi në banjskë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të bëhemi 3 milionë shqiptarë dhe t’i themi boll është boll”/ Aktivisti: E votova në 2013, por kuptova se ishte tradhtar. E kanë vendin në burg
  • “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot!
  • E përplasi kamioni teksa priste në radhë në Portin e Durrësit, humb jetën shoferi 61-vjeçar nga Kosova (EMRI+VIDEO)
  • Turizmi humb ritmin, rritja e turistëve ngadalësohet, bien vizitorët nga Kosova dhe rajoni
  • Pagesat e menjëhershme nga nëntori, Lagarde: Pres me kënaqësi nisjen e procesit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 11 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 9 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by