Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Teherani refuzon kërkesat maksimaliste/ Rriten tensionet SHBA-Iran, bisedimet ndërmjetësuese mbeten pezull në Pakistan
Botë

Teherani refuzon kërkesat maksimaliste/ Rriten tensionet SHBA-Iran, bisedimet ndërmjetësuese mbeten pezull në Pakistan

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Armëpushimi në Lindjen e Mesme duket se është në një pikë kthese, ndërsa Teherani ashpërson qëndrimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara, duke refuzuar për momentin bisedimet direkte me amerikanët.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, dhe delegacioni i tij u larguan nga Pakistan pas raundit të parë të bisedimeve, raportuan mediat shtetërore. Gjatë vizitës, Araghchi ja përcolli qëndrimet negociuese të Teheranit zyrtarëve pakistanezë dhe shprehu rezerva mbi kërkesat amerikane, duke paralajmëruar se Teherani nuk do të pranonte “kërkesa maksimaliste”.

Zëdhënësi iranian, Esmail Baghai, theksoi se nuk është planifikuar ndonjë takim direkt mes Iranit dhe SHBA-së, dhe qëndrimet iraniane do t’i përcillen palës amerikane përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Megjithatë, burime pakistaneze për CBS News sugjeruan se bisedimet mund të vazhdojnë, duke njoftuar se Araghchi pritet të kthehet në Islamabad të dielën ose të hënën për raundin e dytë me SHBA-në.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner do të udhëtonin për në Pakistan, por udhëtimi u anulua pas largimit të delegacionit iranian. Presidenti Donald Trump tha në Fox News se udhëtimi 18-orësh nuk do të realizohej dhe dokumentet do të mbaheshin, duke theksuar se komunikimi mund të bëhet përmes telefonit.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Abbas araghchi #Donald Trump #iran #Jared Kushner #Mediat #Pakistan #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim
  • Kush e përgjoi Ron Yeffet? Petro Koçi: Shërbimet e huaja të përfshira. Shqipëria nuk prodhon dot armë
  • “Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Kosova bëri luftë të shkëlqyer për çlirim
  • Fiona Papajorgji takohet me kreun e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, pritet në audiencë nga Presidenti Mattarella
  • FOTO/ “World Law Congress Albania 2027” në Tiranë, Mattarella dhe Mbreti Felipe VI mes të ftuarve! Alket Hyseni zbulon detajet nga takimi në Romë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS i doli kundër arrestimit të Ballukut/ “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon që të heqësh imunitetin e dikujt, duhet ta bësh! 7 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Mjaft më me tifozllëk politik!” – Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Je rrezik për vendin”/ Protestuesi shpërthen ndaj Ramës: Nuk na shuan dot kurrë si komb 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by