Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Besimi dhe respekti nuk negociohen", Megan Thee Stallion konfirmon ndarjen nga lojtari i NBA – Klay Thompson
Aktualitet

"Besimi dhe respekti nuk negociohen", Megan Thee Stallion konfirmon ndarjen nga lojtari i NBA – Klay Thompson

• 26 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Reperja Megan Thee Stallion ka konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes me basketbollistin Klay Thompson. Fituesja e çmimit Grammy (31 vjeçe) e bëri të ditur vendimin të shtunën, në një deklaratë për PEOPLE, vetëm disa muaj pasi romanca e tyre u bë publike.

“Kam vendosur ta ndërpres lidhjen me Klay”, u shpreh Megan në deklaratë. “Besimi, besnikëria dhe respekti për mua janë baza e çdo marrëdhënieje dhe për këto vlera nuk negocioj. Kur ato cenohen, nuk ka një rrugë të vërtetë përpara. Këtë periudhë do ta përdor për t’u përqendruar te vetja dhe për të vazhduar përpara me qetësi dhe qartësi”.

Deklarata e saj erdhi pak pasi, më herët gjatë së njëjtës ditë, ajo publikoi një Instastory të ashpër, ku duket se e akuzonte Thompson për tradhti dhe shkruante se i nevojitej një “pushim” nga gjithçka.

Foto/Screenshot: Profimedia/Instagram

“Tradhti, bëmë sikur ishim familje para të tuëve… dhe ti u frikësove”, shkroi ajo në sfond të zi. “Të kam mbështetur gjatë gjithë humorit dhe sjelljes tënde të TMERRSHME ndaj meje gjatë sezonit të basketbollit, e tani papritmas nuk e di nëse mund të jesh ‘monogam’???? Pas kësaj më duhet një pushim i VËRTETË… përshëndetje të gjithëve”.

Edhe pse Megan nuk e përmendi Thompson me emër në postim, çifti e kishte shfaqur publikisht afërsinë, ndërsa reperja në muajt e fundit kishte ndarë shpesh foto romantike me yllin e NBA-së. Madje, për ditëlindjen e saj në shkurt, Thompson i kishte dhuruar një Bentley ngjyrë blu të hapur, dhe festën e kishin shoqëruar edhe me një pushim tropikal.

Në janar, Megan kishte folur për PEOPLE për lidhjen e saj, duke thënë se Thompson kishte hyrë në jetën e saj në momentin kur nuk e priste aspak.

“Nuk do t’i këshilloja askujt të futet në një lidhje vetëm sepse të tjerët janë në lidhje, apo sepse mendon se ‘duhet’”, ishte shprehur ajo atëherë. “Sinqerisht, as unë vetë nuk e dija që do ta gjeja veten në një lidhje”.

Foto: Megan Thee Stallion/InstaStory

Ajo kishte shtuar se me të ishte ndier jashtëzakonisht rehat: “Është një nga herët e para që thjesht ndihem shumë rehat. Jam rehat, zemër!”, kishte thënë ajo me të qeshurën e saj karakteristike.

Megan dhe Thompson u lidhën për herë të parë nga mediat verën e kaluar, ndërsa debutimin në tapetin e kuq e bënë më 16 korrik në New York, në ceremoninë inauguruese të fondacionit të saj Pete & Thomas. Në atë event, Megan e kishte quajtur Thompson “personin më të mrekullueshëm që ka njohur ndonjëherë”.

Para lidhjes me Thompson, Megan ishte përfolur për një romancë me basketbollistin e Chicago Bulls, Torrey Craig, pasi në gusht 2024 kishin publikuar një video së bashku në TikTok. Më herët, mediat e kishin lidhur në mënyrë romantike edhe me futbollistin belg Romelu Lukaku (2023), si dhe me Pardison “Pardi” Fontaine (2021). /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Familje #Foto #Klay thompson #Mediat #Megan thee stallion #Nba #Romelu lukaku #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në periferi të Vlorës, flakët përhapen drejt banesave! Shkak mungesa e mirëmbajtjes, banori: Vendi është ‘barut’, ky problem çdo vit (VIDEO)
  • “Shpallën “non grata” qytetaren se kishte foto me ish-presidentin e Iranit”, Berisha: Kam qenë kryeministër kur shërbimet e huaja më informuan se Rama kishte shkuar në Teheran dhe takoi Ahmedinexhad
  • “Shpalli ‘bajloz të zi’ algoritmin, protesta e gjeti të ‘plagosur’”, Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen, takove Ahmadinexhad disa herë në Iran! Mos stampo flamingo në bluzë, por Ballukun e Agaçin
  • “Të infiltruar nga SHISH na kërcënojnë me armë në protestë”, Berisha reagon për denoncimin e qytetarit: Akte të porositura nga Rama
  • “Shpalli ‘bajloz të zi’ algoritmin, protesta e gjeti të ‘plagosur’”, Berisha thirrje Ramës: Jep dorëheqjen! Mos stampo flamingo në bluzë, por Ballukun e Agaçin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 36 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 19 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide 10 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Dritan Goxhaj e 10 të tjerë vihen nën hetim, Policia: Bllokuan rrugët në tubimet e zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by