Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Futbolli në Klinë: Ambient familjar e duartrokitje, por lojë pak – ndalesa dhe ankesa pa fund
Aktualitet

Futbolli në Klinë: Ambient familjar e duartrokitje, por lojë pak – ndalesa dhe ankesa pa fund

• 26 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

U nisa nga Prishtina në shoqërinë e dy shokëve, për ta parë nga afër përballjen Dukagjini–Malisheva. Nën shoqëri të mirë ndeshja shijohet ndryshe, sidomos kur rruga të çon në një qytet ku futbolli është bërë zakon i fundjavës dhe jo thjesht 90 minuta.

Në Klinë mbërritëm herët, mjaftueshëm sa për ta ndjerë atë gjënë që stadiumet e vogla e kanë më shumë se të mëdhatë, afrimitetin.

“18 Qershori” të jep menjëherë përshtypjen e një ambienti që është i lidhur me komunitetin. Në tribuna nuk sheh vetëm grupe tifozësh, por familje të tëra me fëmijë, të rinj e të moshuar bashkë, me një kulturë përkrahjeje që nuk të bie në sy me ashpërsi, por me prani.

Diku mbi një mijë shikues, zhurmë e mjaftueshme për ta bërë stadiumin të “gjallë”, por edhe qetësi e mjaftueshme për ta kuptuar pse kjo hapësirë u pëlqen familjeve: pra futbolli.

Në sfond përkrahjet e tifozëve nuk pushonin. Jo ato ulërimat që vijnë e ikin, por një ritëm i vazhdueshëm përkrahje për klubin e zemrës.

Lojtarët po kryenin nxehjen, ndërsa fusha ishte e shkëlqyer ideale për futboll. Moti i kthjellët, temperatura ideale, gjithçka premtonte futboll.

Por kjo ndeshje nuk do të mbahej mend aq për lojën, sa për ndalesat, tensionin dhe dialogun e pandërprerë me gjyqtarët dhe futjen e mjekëve në fushë.

Një duel me histori edhe në bankina

Përtej tabelës dhe pikëve, kishte edhe duel tjetër: përballja në bankina mes Arsim Thaçit dhe Bylbyl Sokolit, dy trajnerë që riktheheshin përballë njëri-tjetrit pas debatit verbal të disa muajve më parë.

Një episod i vjetër, i lidhur edhe me të shkuarën e tyre te Drenica brenda të njëjtit sezon, që ende përmendet sa herë përplasen.

Dhe kjo u pa shpejt. Jo domosdoshmërisht në fushë, por në zonën e tyre, lëvizje, duar që ngriheshin shpesh, kërkesa për sqarime, ankesa për ndërhyrje dhe kontaktet fizike. Ishte një ndeshje ku të dy bankinat e jetonin çdo duel.

Loja që u ndal vazhdimisht, mjekët si “personazhi” kryesor – trajnerë që ankohen në vendime

Rëndësia e përballjes u kuptua që herët. Duele të forta në mesfushë, ndërhyrje në limite, aksione që nuk mbaronin nga presioni, por nga fishkëllima. Deri në minutën e 16-të, loja u ndërpre tri herë radhazi. Mjekët hynë në fushë, pastaj sërish, pastaj prapë. Dhe ky u kthye në model të ndeshjes.

Me kalimin e minutave ndalesat u bënë pjesë e “normalitetit”. Përplasjet në ajër, kontaktet e ashpra në mesfushë dhe rrëzimet pas goditjeve në kokë nga topi bënë që stafet mjekësore të futeshin në fushë 7-8 herë përgjatë takimit.

Edhe kur lojtarët ngriheshin dhe ktheheshin në pozicione, loja kishte nevojë për minuta të tëra për t’u kthyer në rrjedhë. Dhe sapo fillonte, një tjetër ndalesë e priste te këndi tjetër i fushës.

Tensioni i ndeshjes nuk rrinte vetëm në fushë, siç e e cekëm më lartë. Edhe në nisje të pjesës së dytë, kur një ndërhyrje e fortë ndezi bankinën e Malishevës. “Karate o bab, karate!” – dëgjohet zëri i Leonat Vitijës së Malishevës, për ndërhyrjen e Tun Bardhokut.

Kartoni i verdhë u dha, por çdo kontakt shihej me “llupë” dhe çdo vendim i gjyqtarit Burim Jahmurataj, kishte ankesën nga pas.

Kartoni i kuq dhe fundi dramatik

Rreth minutës së 65-të erdhi edhe momenti që e ndryshoi balancën. Senegalezi Assane Diatta u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Malishevën me një lojtar më pak.

Kur gjyqtari sinjalizoi vetëm pesë minuta shtesë, pavarësisht gjithë ndërprerjeve, në tribuna kishte komente, se duhej më shumë.

Dhe pastaj erdhi goditja e fundit. Malisheva shënoi në momentet vendimtare me Xhemajl Ibishin, duke e kthyer ndeshjen në favor të saj.

Një heshtje e shkurtër në “18 Qershori”, pastaj reagime të përmbajtura, jo shpërthime. Si të ishte një pranim i heshtur se futbolli ndonjëherë është i padrejtë në ndjesi, edhe kur është i drejtë në rezultat.

Malisheva e merr pozitën e tretë, që të çon në Evropë, por ka ende punë në pesë xhirot e mbetura. Dukagjini mbeti të kërkojë pikët e mbijetesës në javët në vazhdim, ndërsa mendje mbetet te finalja e Kupës së Kosovës, ku takohen me Ferizajn.

Kur doli publiku nga stadiumi, nuk kishte nervozizëm masiv. Ishte ai largimi tipik i një qyteti që e ka kthyer futbollin në zakon. Njerëzit ecin ngadalë, flasin për rastet që “huqën”, për ndalesat, për gjyqtarin, për minutat shtesë.

Shumë prej tyre besonin se ekipi i tyre “e kishte të paktën një pikë në dorë”.

Dhe prapë, ajo që të mbetet më shumë në mendje nga ky udhëtim në Klinë nuk është rezultati. Është atmosfera familjare, këngët patriotike para ndeshjes, dhe një ndeshje që u kujtua më shumë për gjithçka që e ndërpreu sesa për gjithçka që u luajt. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Familje #Këngët #Kf dukagjini #Kf malisheva #Klinë #moti #Prishtina #Qyteti #Stadiumi 18 qershori #Superliga e kosovës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dikur student i nënvlerësuar sot themelues i firmave të famshme të modës, biografia që rrëfen suksesin e miliarderit Bernard Arnault
  • Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë/ Stuhi, breshër dhe rrufe, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
  • Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
  • Efekti Magyar: Si u permbys regjimi ne Hungari – Blog
  • Fier/ Banorët e fshatit Varibop në protestë për ujin e pijshëm: Vjen 10 minuta, asnjë bidon nuk mbushim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Botë Pritej firma për marrëveshjen gjatë kësaj fundjave, Irani ndërron mendje dhe kërkon ende kohë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 36 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by