Aktualitet

Melania futet poshtë tavolinës, momenti kur Trump dhe Zonja e Parë largohen pas të shtënave

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

zjarri janë regjistuar në darkën vjetore të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës.

Më pas u dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat për të regjistruar , ndërsa dhe zonja e parë , të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

@msnow The moment President Trump was rushed from the White House Correspondents’ Dinner after shots rang out. President Trump is safe and says the shooter was “apprehended.” #news ♬ original sound – MS NOW

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë.

Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe.

Në videot që janë bërë publike, presidenti Trump është ulur në tryezën e nderit ndër të tjerë me zëvendëspresidentin JD. Vance dhe zëdhënësen e tij Caroline Levitt, si dhe gazetarë.

Siç shihet edhe nga pamjet Trump largohet menjëherë nga sigurimi i tij.

Në momentet e para të kaosit, Melania fshihet duke u futur poshtë tavolinës për t’u mbrojtur.

Të njëjtën gjë bënë edhe dhjetëra të ftuar të cilët kërkuan strehim nën tavolina, ndërsa dëgjoheshin krisma. /Telegrafi/

Tags: #Donald Trump #Melania trump #Presidenti #Shba #Shtëpia e bardhë #Të shtëna #Të shtëna me armë #Uashingtoni #Video

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm