Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "U bëmë horë i botës", qytetarët të indinjuar me zhvillimet politike
Aktualitet

"U bëmë horë i botës", qytetarët të indinjuar me zhvillimet politike

• 26 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Disa nga qytetarët e Prishtinës këtë të diel vendosën ta kalojnë në Parkun e Gërmisë. Ndonëse ishte një ditë vikendi, ata nuk hezituan t’i shprehnin ankesat e pakënaqësitë për zhvillimet e fundit politike në vend.

Sami Bërbatovci mendon se në këtë mes duhet të bëhet një zgjidhje kombëtare dhe gjithsesi të evitohen zgjedhjet.

“Besoj që nuk është ashtu, nuk duhet me shku në zgjedhje, duhet domosdo me bërë një zgjidhje meritore, një zgjidhje kombëtare, jo një zgjidhje dosido. Nuk duhet të shkohet në zgjedhje se u bëmë horë e botës, absolut”, thotë Berbatovci.

E Imer Hoxha vlerëson se populli duhet të zgjohet dhe të zgjedh më të mirin, e mbi të gjitha kërkon më shumë nga rinia.

“Oh, se ju të rinjtë tash, më fal, keni filluar edhe ju pak me politikë si këta politikanët, kishte me qenë mirë, as Lumiri, as Albini, as kush janë këta. S’po merremi fort me politikë, mbi të gjitha populli duhet me u zgju dhe me zgjedhë më të mirin…Rinia duhet me qenë më inteligjente se askush më mirë se rinia s’vlerëson. Unë mund t’i them 100 fjalë, ti me dy fjalë e thua atë çka unë e them për 100 fjalë. Dhe duhet me ditë cili është për popull. Populli do ekonomi tregu, zhvillim ekonomik, inkuadrim në botën demokratike. Janë duke u shty kush u bë e kush s’u bë. Kjo është, s’di a po e shihni, është më tepër se, po e përdor fjalën shumë, katastrofë. Po është më tepër se katastrofë nëse ju të rinjtë nuk jeni duke e ditë”, thotë Hoxha.

Sipas Brahim Mustafës, kemi shumë halle tjera përveç politikës. Ai iu bën thirrje liderëve politikë t’i lënë inatet mes tyre dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët.

“Normalisht duhet me gjet një gjuhë të përbashkët të gjithë siç janë, duhet me u ulë edhe normalisht mos me na dëmtu kaq shumë, se normalisht zgjedhjet na dëmtojnë shumë, jo pak, po shumë. Kemi shumë halle të tjera të cilat duhet me i zgjidhë, po fatkeqësisht, çka di unë ku ia kanë qitë fundin…Shumica e tyre, unë mendoj, janë inatet me njëri-tjetrin. Kjo është, e din, çka e kemi ne si popull, po edhe këta në aspektin politik po i marrin të njëjtat gjëra. Këtu duhet me i lënë inatet, me i lënë ato interesat e tyre që janë politike, me u ulë me gjetë gjuhë të përbashkët, sepse qysh i ka dënu’ populli një herë, do të besoj që edhe tash kanë me marrë një dënim shumë të merituar që nuk ma merr mendja që është mirë me shku këtij drejtimi”, u shpreh Mustafa.

Ndërkohë, Enver Halimi ka një kandidate të preferuar për presidente e që sipas tij, ajo e meriton këtë post.

“Kisha propozu Vjosa automatikisht me u drejtu edhe me u bë ministre, eh, kryetare. Përndryshe, ai Kurti po mundohet me i bë të gjitha këto, po kush i ka fajet tash ne nuk e dimë si qytetarë, veç Vjosa e meriton me qenë kryetare se u afru me Amerikë edhe na ndihmon. Kaq…Partitë politike duhen më tepër me qenë të vetëdijshëm, populli ka dëshirë me u zgjidh kjo situatë më shpejt edhe me ec përpara”, theksoi Halimi.

Se duhet të ketë unitet mes krerëve politikë e thotë edhe Masar Bytyçi.

“Ata duhen me u afru mes vete, me u marrë vesh, jo me u largu njëri me tjetrin. Qysh e ka pas ai Fishta më përpara, i mbledh 50 pleshta se dy shqiptarë”, deklaron Bytyçi.

Derisa, Mirsad Gashi vlerëson se kjo është zvarritje e procesit dhe bllokim i shtetit.

“Veç një farë zvarritje e procesit, sa me blloku shtetin sa më shumë, se zgjedhjet s’ma merr mendja diçka që mund me bë rreth kësaj dite. Nëse kishin dashtë me bë, kishin bë në fillim, jo me shty në afat të fundit me i lënë. Për mendimin tim, veç lojnë aty kot janë, si partitë e tjera, si e para, si e dyta, si e treta. Për mendimin tim, ishte qenë më mirë mos me pas zgjedhje”, potencon Gashi.

Gjatë kohëve të fundit, në vend ka pasur polemika të shumta mes partive politike për zgjedhjen e presidentit, derisa kanë mbetur edhe dy ditë afat kushtetues për zgjedhjen e shefit të shtetit.

Ndërkohë, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës është Albulena Haxhiu, e cila njëkohësisht mban postin edhe të kryetares së Kuvendit.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albulena haxhiu #Qytetarët e kosovës #Zgjedhjet #Zhvillimet politike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK/ Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 113 ditë revolucion! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • 107 ditë revoltë! Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës
  • Partia Mundësia mbledh strukturat për zgjedhjet lokale 2027/ Shehaj: Do të jemi në çdo Këshill Bashkiak
  • Kriza politike/ BE: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë ‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by