Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gratë e reja të zemëruara po i shtyjnë burrat në krahët e grave më të mëdha në moshë!
Aktualitet

Gratë e reja të zemëruara po i shtyjnë burrat në krahët e grave më të mëdha në moshë!

• 27 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Burrat e Gjeneratës Z ndihen të urryer nga gratë e Gjeneratës Z, ndaj po kërkojnë marrëdhënie më pak “toksike”.

Nga: Kara Kennedy / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Nëse ke qenë në internet gjatë dekadës së fundit, me siguri ke dëgjuar se – siç e formulonte titulli arketip i opinionit të New York Times-it: “Djemtë nuk janë në rregull”.

Sipas artikujve të shumtë analitikë dhe dramave në Netflix, shumica e meshkujve të rinj po kalojnë ditët duke u përfshirë në dhunë dhe duke shkruar në dhoma bisedash në internet [chatroom] për atë se sa shumë i urrejnë gratë.

Në vitin 2018, fjala incel [beqarë të pavullnetshëm të një nënkulture interneti, kryesisht burra heteroseksualë që shprehin frustrim për pamundësinë e tyre për të gjetur partnere seksuale ose romantike, për çfarë shpeshherë fajësojnë gratë dhe strukturat shoqërore për vetminë e tyre, duke nxitur mizogjini, dhunë dhe pikëpamje ekstremiste] ishte në finale për fjalën e vitit nga Fjalori i Oksfordit [Oxford Dictionaries]. Në vitin 2025, Instituti i Gjuhës Holandeze shpalli manosferën [komunitete të influencuesve mizogjenë që promovojnë supremacinë mashkullore, antifeminizmin dhe maskulinitetin toksik, si një “reagim” ndaj barazisë gjinore] si fjalën e re të vitit, pjesërisht, sipas tyre, për shkak të dramës së njohur Adoleshenca [Adolescence] rreth një djali të qetë 13-vjeçar që vret një vajzë të klasës së tij për shkak të një gjëje që dikush kishte thënë në internet.

Por, kur sheh nga afër, kupton se në fakt djemtë po ia dalin shumë mirë në krahasim me vajzat, të cilat në përgjithësi janë shndërruar në “Gra të reja të zemëruara”, duke bredhur nëpër vend me kefije [mbulesë për kokë që përdoret nga burrat në Lindjen e Mesme], duke bërtitur për çështje dikur në modë të së majtës dhe për atë se sa shumë i urrejnë burrat.

Në një shkrim për New Statesman, analistja e sondazheve, Scarlett Maguire, zbuloi se sa shqetësuese janë shifrat. “38 përqind e burrave”, shkroi ajo, “thonë se ndihen ‘pozitivisht’ ndaj grave, ndërsa vetëm 18 përqind e grave thonë të njëjtën gjë për burrat. Ky trend është veçanërisht i theksuar te gratë në moshën 25 vjeçe, nga të cilat vetëm 35 përqind ndihen ‘pozitivisht’ ndaj burrave”.

Është e panevojshme të thuhet se këto shifra janë shqetësuese, duke qenë se të rinjtë dhe të rejat janë natyrshëm të prirë të paktën të përpiqen të pëlqejnë njëri-tjetrin. Por, gratë e reja mund të rrinë e të vlojnë sa të duan nga inati. Sepse, ndërsa ato ankohen se sa e padrejtë është situata dhe sa të këqij janë burrat, sipas të dhënave më të fundit, homologët e tyre meshkuj kanë ecur përpara.

New York Times raportoi së fundmi se “gratë më të mëdha në moshë janë të kërkuara nga burrat më të rinj”, duke shtuar se aplikacioni i takimeve Feeld ka raportuar rritje të madhe të kësaj preference në dy vjetët e fundit. Sipas një gruaje 50-vjeçare në Feeld, e cila përshkroi javën e saj në aplikacion në një artikull: “Pasi gjeta guximin të filloja të shfletoja, habia ime e parë erdhi nga numri i burrave më të rinj që kishin pëlqyer profilin tim. Rreth 30 për qind e tyre ishin nën moshën 35 vjeç. Çfarë shohin tërheqëse tek ideja për të qenë me një 50-vjeçare? A mendojnë se jam e pasur dhe imagjinojnë se do të kujdesem për ta? A mendojnë se kam përvojë dhe mund t’ua tregoj disa marifete? Apo është thjesht fakti që mendojnë se do të jem mirënjohëse për vëmendjen dhe, për rrjedhojë, më e prirur të them po për një takim”?

Ndërsa një pjesë e kësaj mund të jetë e vërtetë, dhe është gjithashtu e vërtetë që disa burra pëlqejnë të “ledhatohen” në një marrëdhënie, përgjigjja më e trishtueshme dhe më e mundshme është thjesht se ata mendojnë që ajo do të sillet mirë me ta.

Kur The New York Times intervistoi burra të rinj për arsyet pse kërkojnë gra më të mëdha në moshë, përgjigjet ishin të tilla:

– “Për shkak të një bote takimesh toksike … ato na urrejnë të gjithëve. Në rrjetet sociale thuhet: ‘Burrat janë plehra’. E dini kush nuk e thotë këtë? Ato që janë më të mëdha në moshë”.

– Gratë më të mëdha në moshë nuk “më harrojnë pas gjashtë javësh”.

– Gratë më të mëdha në moshë janë më të “hapura për një marrëdhënie. Një marrëdhënie të vërtetë: ekskluzivitet, diçka më afatgjatë”.

Ndërsa është e qartë pse burrat po ikin drejt krahëve ngushëllues të “Zonjës së tyre Robinson” [karakter nga filmi I diplomuari / The Graduate] – i vetmi grup demografik që ende është i gatshëm t’u japë burrave të rinj përfitimin nga dyshimi para se të nxjerrin sfurqet – kjo prirje ka të ngjarë ta përkeqësojë situatën mes gjinive.

Të rinjtë dhe të rejat në këtë vend janë jashtëzakonisht të përçarë – me gratë e Gjeneratës Z, sipas sondazheve, që janë “shumë më pesimiste për vendin dhe jetën e tyre sesa burrat”.

Ajo që u duhet grave tani, më shumë se kurrë, është një djalë i mirë që t’i rrëmbejë nga përditshmëria dhe t’i bëjë të pyesin veten: “Si munda të isha kaq budallaqe”? Pa dashur të tingëlloj shumë sentimentale, përgjigjja ndaj kësaj “epidemie” gjithnjë e më shqetësuese frike dhe mjerimi është dashuria e vërtetë.

Por, si mund ta gjejnë gratë e reja Princin e tyre të Kaltër [Prince Charming] nëse ai është i mbështjellë në krahët e dikujt që ka të njëjtën moshë me nënën e tij? Për të mos përmendur se kjo do të ketë pasoja të këqija për normën e lindshmërisë, e cila në këtë vend [Mbretëria e Bashkuar] tashmë është në rënie. Dhe, dikush duhet të paguajë për ata pensionistë kur të dashurit e tyre të rinj do t’i lënë për – shpresojmë – një brez të ardhshëm grash që, mund të shpresohet, nuk janë aq të varura nga mjerimi algoritmik sa të mos duan as gëzimet themelore të jetës si dashuria, romanca, martesa dhe fëmijët. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Brezi i ri #Fëmijët #Gjenerata z #Internet #interneti #Kara kennedy #Mbreteria e Bashkuar #Reagim #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rrëzohet menjëherë pas ngritjes avioni bombardues ‘B-52’ i Forcave Ajrore të SHBA-së, autoritetet vihen në lëvizje për zbardhjen e aksidentit
  • Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë
  • La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë
  • UFC në Shtëpinë e Bardhë për ditëlindjen e Trump, ja si do paguhet luftëtarët që do marrin pjesë në eventin madhështor
  • “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zelensky publikon video të sulmeve me dronë ukrainas në Rusi, goditen objekte të naftës dhe industrisë ushtarake 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Botë “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 7 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 7 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by