Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Jack Grealish përfundon në qendër të vëmendjes pas një dite në Mançester
Aktualitet

Jack Grealish përfundon në qendër të vëmendjes pas një dite në Mançester

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Futbollisti anglez Jack Grealish është rikthyer sërish në faqet e para të mediave britanike, pas raportimeve se është parë duke fjetur në një bar luksoz në çati në Mançester, pas një pasditeje të kaluar në shoqëri dhe konsum alkooli me miq.

Sipas “The Sun”, mesfushori ofensiv i kombëtares së Anglisë, i cili aktualisht është i huazuar te Evertoni nga Manchester City, është parë të shtunën rreth orës 16:30 në lokalin e njohur “Stories” në Mançester.

Vetëm rreth një orë më vonë, ai thuhet se ka rënë në gjumë në tavolinë.

Dëshmitarë të pranishëm kanë deklaruar se Grealish ishte i rrethuar nga gota dhe shishe koktejesh në momentin kur e zuri gjumi.

“Shokët e tij po përpiqeshin ta zgjonin”, ka thënë një prej të pranishmëve.

“Sapo u duk qartë se alkooli e kishte mposhtur shumë shpejt”, ka shtuar ai.

🚨 𝗡𝗘𝗪: Jack Grealish was spotted completely asleep at a table in a rooftop bar in Manchester, surrounded by glasses and bottles of cocktails after an afternoon of drinks with his friends.

— @TheSun pic.twitter.com/Rs20qQQNjo
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) April 27, 2026

Ky incident vjen në një periudhë të vështirë për 30-vjeçarin, i cili po rikuperohet nga një operacion në këmbë.

Për shkak të procesit të rehabilitimit, ai pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa raportohet se ka humbur edhe shanset për t’u përfshirë në listën e Anglisë për Kupën e Botës.

Në fillim të marsit, Grealish kishte ndarë në rrjetet sociale imazhe nga rehabilitimi i tij, duke përdorur pajisje ndihmëse për lëvizje dhe duke theksuar se po punonte për t’u rikthyer më i fortë.

Megjithatë, në fund të muajit, ai u pa në një udhëtim luksoz në Romë së bashku me shokun e kombëtares Jordan Pickford, për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së këtij të fundit.

Grealish prej vitesh është shoqëruar me imazhin e një lojtari që pëlqen jetën e natës, ndërsa media britanike shpesh ka raportuar për dalje të tij në festa dhe evente private.

Fotografitë e fundit nga Mançesteri kanë shtuar edhe më shumë debat në publik, ndërsa tifozët e Evertonit dhe të Anglisë vazhdojnë të presin rikthimin e tij të plotë në fushën e lojës. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Everton #Gjumi #Jack grealish #Kombëtarja e anglisë #Mançester #Manchester city #Rrjetet sociale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nisin punimet për ndërtimin e bypassit të Elbasanit, ministri Karakaçi: Autostradë e kategorisë A, do i japë zgjidhje të qëndrueshme problematikës së trafikut në zonë
  • “Mos u kthe më në Shqipëri”/ Berisha publikon videon: Rama çorri me thonj të riun në avion, e kërcënoi dhe…
  • Partia Mundësia mbledh strukturat për zgjedhjet lokale 2027/ Shehaj: Do të jemi në çdo Këshill Bashkiak
  • Gazetari Osman Stafa kallëzim në polici: Mora mesazh kërcënues në rrjetet sociale! Nisin hetimet, reagon opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
  • Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by