Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Këshilli i Komunës së Tetovës miraton çmimore të re, do të rriten faturat për mbeturinat
Aktualitet

Këshilli i Komunës së Tetovës miraton çmimore të re, do të rriten faturat për mbeturinat

• 27 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe OBRM-PDUKM votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë rritje të ndjeshme.

Deri më tani, qytetarët e Tetovës kanë paguar 3.2 denarë për metër katror (pa TVSH), ndërsa me tarifën e re do të paguajnë 3.8 denarë për metër katror.

Nga shumica në Këshill thonë se nuk e kanë pranuar propozimin fillestar edhe më të lartë të “Saubermacher”, duke prezantuar këtë çmimore si një “zbutje” të rritjes.

“Kemi pasur një kërkesë për një çmimore të re nga ana e ndërmarrjes Saubermacher. Këtë propozim, si këshilltarë të VLEN-it dhe si pjesë e shumicës, nuk e kemi pranuar në formën fillestare. Ne propozuam në Këshill një çmimore të re ku kemi ndryshuar shifrat e ofruara nga kompania. Me këtë propozim, ulim çmimin që kërkonte ‘Saubermacher’ për qytetarët dhe bizneset, ndërsa e rrisim për objektet e lojërave të fatit. Konkretisht, çmimin për amvisëritë në mjedis urban e zvogëluam nga 4.2 denarë sa kërkohej, në 3.8 denarë”, tha Albi Qamili – këshilltar i koalicionit VLEN.

“Në bazë të amendamenteve që iu dorëzuan këshilltarëve, çmimi i ri do të jetë 3.8 denarë pa llogaritur TVSH-në. Nëse llogaritet edhe TVSH-ja, shifra shkon në rreth 3.99 denarë, që i bie diku 20% më shtrenjtë se sa kanë paguar qytetarët deri tash. Ne kishim propozimet tona për një çmim fiks: 600 denarë për shtëpitë dhe 300 denarë për banesat në nivel të gjithë komunës, pasi metodologjia me metër katror është e gabuar. Me këtë rritje prej 20%, ai që ka paguar 1000 denarë, tash do të paguajë 1200 denarë”, tha Agron Arifi – këshillar i “Më mirë për Tetovën”.

“Sipas analizës sonë, ngritja e çmimit fillimisht parashihej rreth 30%. Ne si AKI ishim në mënyrë kategorike kundër dhe kërkuam që pika të tërhiqet nga rendi i ditës, por kjo nuk u pranua nga shumica. Gjatë debatit, këshilltarët e VLEN-it dhanë një propozim tjetër, ku sipas përllogaritjeve të fundit, çmimi për grumbullimin e mbeturinave sërish rritet për 20%”, u shpreh Berat Murati – Këshilltar i AKI-së.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Berat #Kompania #Komuna e tetovës #Mbeturinat #Mbeturinat në maqedoni #Obrm-pdukm #Tetova #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Berati drejt transportit publik elektrik, hapet tenderi 276 milionë lekë për autobusë dhe stacione inteligjente
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
  • Harta, Shqipëria mes vapës dhe zjarreve! Europa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave
  • Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO)
  • Qëlloi me armë drejt makinës së parkuar, në kërkim 32-vjeçari në Kuçovë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 35 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 24 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 19 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 15 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 12 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti të parkuar, arrestohet 32-vjeçari në Kuçovë! Në pranga edhe shoku (VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by