Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kuçi kujton deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë!
Aktualitet

Kuçi kujton deklaratën e Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë: Radoiçiq dhe djemtë që kanë marrë pjesë, janë krenarë me këtë!

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gurakuç Kuçi, hulumtues i jashtëm në Institutin Octopus ka reaguar ndaj qëndrimeve të Aleksandar Vuçiqit pas sulmit terrorist në Banjskë, duke e akuzuar shtetin serb për vazhdimësi të një politike që lidhet me përdorimin dhe mbrojtjen e grupeve të armatosura për qëllime politike.

Kuçi thekson se problemi nuk kufizohet vetëm te individë si Millan Radojçiq, por është më i thellë dhe lidhet me strukturën shtetërore të Serbisë.

“Serbia nuk ka problem vetëm me individë si Milan Radoiçiqi. Problemi është më i thellë: shteti serb historikisht ka ditur t’i krijojë, t’i përdorë dhe pastaj t’i mbrojë grupet terroriste kur ato i kanë shërbyer qëllimeve të tij politike”, ka shkruar ai ne X.

Ai e lidh këtë qasje me një vijimësi historike, duke përmendur dhunën ndaj shqiptarëve ndër dekada dhe duke argumentuar se kjo strategji është përshtatur në forma të reja edhe sot.

Sipas tij, sulmi në Banjskë dhe ai ndaj kanalit të Ibër-Lepencit janë dëshmi e kësaj vazhdimësie, ndërsa kritikon faktin që autoritetet serbe nuk janë distancuar qartë nga autorët.

Kuçi rikujton edhe deklaratën e Vuçiqit pas sulmit:

“Nëse dikush ka menduar se ai do të ikte dhe do të fshihej, jo, nuk do të ndodhë. Ai dhe djemtë që kanë marrë pjesë janë krenarë me këtë”.

Sipas tij, një deklaratë e tillë tregon mungesë të vullnetit për të dënuar terrorizmin.

“Një shtet që e dënon terrorizmin nuk i quan krenarë njerëzit që marrin pjesë në një sulm të armatosur kundër institucioneve të një shteti tjetër”, thekson Kuçi.

Ai shton se mosdorëzimi i Radoiçiqit para drejtësisë nuk është çështje procedurale, por mbrojtje politike.

“Problemi nuk është vetëm një individ. Problemi është një strukturë shtetërore dhe një klasë politike që e ruan trashëgiminë e dhunës si instrument kundër Kosovës dhe shqiptarëve”, deklaron ai.

Kuçi përfundon se kjo qasje përbën rrezik për stabilitetin rajonal dhe se, përderisa Beogradi vazhdon të mbrojë personat e përfshirë, nuk mund të flitet seriozisht për paqe.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Milan #Serbia #Sulmi në banjskë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
  • Pas SHBA-së ,edhe ambasada britanike reagon për Banjskën, mesazh Serbisë: Autorët, përfshirë Radoiçiçin ende nuk janë përballur me drejtësinë
  • “Nuk shitet Shqipëria”/ Thirrjet e protestuesve: Në Shkodër nuk duam konsullatë serbe
  • Dënimi me 81 vite burg për krerët e UÇK-së/ Kreshnik Çollaku zbërthen verdiktin e Hagës: Politikisht do të përdoret nga Serbia, por juridikisht u certifikua pastërtia e luftës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin