Që prej orës 10:00 në KLP ka nisur raportimi vjetor nga kreu i SPAK, Klodjan Braho, i cili po raporton për punën e Prokurorisë së Posaçme gjatë vitit 2025.
Braho tha se në vitin që lamë pas pati 109 procedime penale, ndërsa shtoi se kjo është një shifër e lartë, më e larta që SPAK ka pasur ndonjëherë në vitet e kaluara.
Pyetjes nga anëtarët e KLP-së pse në vitin 2025 u ekzekutuan më pak masa sigurie, në krahasim me vitin 2024, Brahio u përgjigj duke thënë “Së pari një arsye e mosekzekutimeve është se veprat penale të 2024, disa janë edhe në 2025 në hetim. E dyta, siç dihet SPAK nuk ka struktura për ekzekutim të masave, bëhet nga Policia dhe agjenci të tjera.
SPAK bënë kërkesë, pret vendim nga gjykata dhe ekzekutim nga të tjerët”.



