Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shtëpia e Bardhë do të rishikojë sigurinë e Trump pas të shtënave në Shtëpinë e Bardhë
Aktualitet

Shtëpia e Bardhë do të rishikojë sigurinë e Trump pas të shtënave në Shtëpinë e Bardhë

• 27 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shtëpia e Bardhë do të mbajë një takim për të shqyrtuar sigurinë e presidentit Donald Trump, pas incidentit të të shtënave të së shtunës në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, konfirmoi një zyrtar i lartë për BBC-në.

Trump ka mbështetur Shërbimin Sekret, i cili është vënë nën vëzhgim pasi një i dyshuar i armatosur, 31-vjeçari Cole Tomas Allen, arriti t’i afrohej një salle ballo me më shumë se 2,000 persona, përfshirë Trumpin dhe anëtarët e kabinetit, transmeton Telegrafi.

Oficerët e nënshtruan Allenin, i cili qëlloi një agjent federal të veshur me jelek antiplumb gjatë një shkëmbimi të shkurtër me armë zjarri.

Presidenti amerikan pritet të marrë pjesë në disa ngjarje të profilit të lartë këtë vit, duke përfshirë Kupën e Botës dhe ngjarjet rreth 250-vjetorit të SHBA-së në korrik.

Në një deklaratë dërguar BBC-së, një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Trump “personalisht mendon se ata [Shërbimi Sekret] bënë një punë të shkëlqyer” duke neutralizuar të dyshuarin dhe duke e shoqëruar atë dhe ekipin e tij në një vend të sigurt.

Pavarësisht këtij besimi, zyrtari shtoi se Shefja e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, do të mbajë një takim në fillim të kësaj jave me stafin e operacioneve dhe përfaqësuesit e Shërbimit Sekret dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare për të “diskutuar protokollin dhe praktikat” për ngjarjet e mëdha që përfshijnë presidentin.

I dyshuari për të shtënat në Shtëpinë e Bardhë paraqitet në gjykatë dhe akuzohet për tentativë vrasjeje

“Takimi do të diskutojë proceset dhe procedurat që funksionuan për të ndaluar përpjekjen e së shtunës, ndërsa do të eksplorojë mundësi shtesë për të siguruar që të gjithë komponentët përkatës po bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar shumë ngjarje të mëdha të planifikuara për presidentin Trump në muajt në vijim”, shtoi zyrtari.

Veçmas, senatori i Ajovës, Chuck Grassley, tha se planifikonte të caktonte një takim informues me udhëheqjen e Shërbimit Sekret për të diskutuar incidentin dhe protokollet e sigurisë.

Grassley, 92 vjeç, është i katërti në radhën e trashëgimisë pas Trump, zëvendëspresidentit JD Vance dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson – të gjithë të pranishëm në darkën e korrespondentëve. Ai gjithashtu kryeson Komitetin Gjyqësor të Senatit.

Shërbimi Sekret i SHBA-së është përgjegjës për mbrojtjen e presidentit, zëvendëspresidentit dhe krerëve të shteteve të huaja, si dhe ngjarjeve të profilit të lartë që konsiderohen rreziqe për sigurinë kombëtare.

Incidenti i të shtënave në Washington Hilton ka shkaktuar shqetësime nëse Shërbimi Sekret ofroi mbrojtje të mjaftueshme.

Të ftuarve në darkë që ishin të pranishëm ose që hynin në hotel nuk iu kërkua të tregonin dokument identifikimi. Biletat për darkën ishin të shënuara me numra tavolinash, por jo me emra.

Vetëm një herë pjesëmarrësit kaluan nëpër një pikë kontrolli sigurie me detektorë metalesh, një kat mbi hyrjet kryesore të sallës së vallëzimit. I dyshuari u arrestua pranë majës së një palë shkallësh që të çonin në dyert e sallës së vallëzimit.

Përveç ngjarjeve që lidhen me Kupën e Botës që do të zhvillohet, Presidenti Trump pritet të marrë pjesë në një numër takimesh të profilit të lartë të përqendruara në festimet e 250-vjetorit të SHBA-së, duke përfshirë një ndeshje UFC në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë.

Në një konferencë informative në Shtëpinë e Bardhë rreth dy orë pasi të shtënat ndodhën të shtunën, Trump pranoi rreziqet e mundshme në ngjarje të ngjashme.

“Nuk mund ta imagjinoj se ka ndonjë profesion më të rrezikshëm”, tha ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Cole tomas allen #Donald Trump #JD Vance #Presidenti #Shba #Shërbimi sekret #Shtëpia e bardhë #Washington dc

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Berisha pritet me brohoritje nga përkrahësit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara: Udhëtimin do e quaj ripërtëritje
  • “Diaspora e gatshme për të përmbysur regjimin e Ramës”/ Berisha pas kthimit nga SHBA: Mesazhet e Trump një goditje për qeverinë shqiptare
  • Marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh pë mbrojtjen, Nufi: Konfirmim edhe një herë i besimit të SHBA te Shqipëria
  • Vizitë disa ditore në SHBA, Berisha rikthehet sot në Shqipëri
  • Berisha rikthehet nga SHBA sot në Shqipëri/ PD thirrje demokratëve: Të gjithë bashkë në Rinas për një pritje madhështore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 9 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 9 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 7 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by