Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tentoi të sulmojë disa persona në Prishtinë, deklarohen nga prokuroria
Aktualitet

Tentoi të sulmojë disa persona në Prishtinë, deklarohen nga prokuroria

• 27 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një person sot është arrestuar në Prishtinë, pasi ka tentuar të sulmojë disa persona në ceremoninë e prezantimit të muralit për nënë Ferdonije.

E zëdhënësja e Prokurorisë Themelore së Prishtinës. Kaltrina Shala në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin në drejtim të veprën penale “Sulm”.

Sipas saj, po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje penale.

Arrestohet një person në Prishtinë – tenton të sulmojë disa pjesëmarrës gjatë prezantimit të muralit për nënë Ferdonijen

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rastin në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje penale”, ka thënë Shala.

Ndryshe, një person është arrestuar sot rreth orës 11:30 gjatë një ceremonie në rrugën “Dëshmorët e Kombit” pasi ka tentuar të sulmojë fizikisht disa persona.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Sot, rreth orës 11:30, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, një person gjatë një ceremonie ka tentuar t’i sulmojë disa persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë Pllana.

Ndërkaq, sipas pamjeve të mediave prezent ngjarja ka ndodhur gjatë prezantimit të muralit për nënën Ferdonije. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arrestime #Enis pllana #Kaltrina shala #Policia e kosovës #prishtine #Prokuroria themelore e prishtinës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Llogaritë e gabuara me Porto Romanon – Blog
  • Protesta kundër arrestimeve të grave përshkallëzohet në dhunë, të paktën 2 të vrarë në Afganistan
  • Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për organizimin e shërbimeve të përbashkëta
  • Goditet rrjeti shqiptar i trafikimit të drogës në Itali, rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘turistë’, ja skema që përdorën për t’i shpëtuar autoriteteve për vite të tëra
  • Aksioni i SPAK dhe Anti-Mafias së Barit ndaj grupit të Igli Kamberit, reagon Eurojust: Ekipi i përbashkët arrestoi 12 persona, u sekuestruan rreth 1 milion euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 15 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 13 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë Dita e 20 e revoltës! Me simbole kombëtare dhe thirrje ‘Rama jepe dorëheqjen’, mijëra protestues përfundojnë marshimin kilometrik te sheshi ‘Skënderbej’ (VIDEO) 9 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën! 8 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 8 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 7 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by