Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata/ Reagon policia: Përdorte letra false angleze
Aktualitet

Akuzohet për trafikimin e 240 kg kokainë, arrestohet në Brazil Ervin Mata/ Reagon policia: Përdorte letra false angleze

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ka përfunduar arratia e Ervin Matës. 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga SPAK për përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës është arrestuar në Brazil, ku prej kohësh fshihej duke përdorur dokumente identifikimi britanike të falsifikuara.

Operacioni u finalizua në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe agjencive ligjzbatuese të huaja, përmes operacionit të koduar “The Wanted”.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat vendase, Mata u kap në një lokal, pasi policia mori informacione se një person i shpallur në kërkim po lëvizte në atë zonë. Atij i janë sekuestruar dy aparate celularë dhe dokumente.

Sipas policisë, Mata tentoi të paraqitej si shtetas paraguajan, por u identifikua nga forcat e rendit, të cilat dispononin të dhëna dhe imazhe të tij. Pas verifikimit të identitetit, ai u dorëzua pa rezistencë.

Hetimet e SPAK, të nisura në vitin 2023, e lidhin Matën me një grup të strukturuar kriminal që vepronte në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe disa vende të Europës. Ai dyshohet se ka koordinuar aktivitetin e këtij grupi në trafikun e rreth 240 kilogramëve kokainë, një ngarkesë e dokumentuar si e lëvizur më 29 shtator 2020.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, si dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet zbuluan gjithashtu se dosja përfshin bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar me agjenci nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania, Brazili dhe Kolumbia, si dhe hetime për ngjarje të mëparshme kriminale të ndodhura në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare dhe ato braziliane po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku pritet të përballet me drejtësinë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Belgjika #Brazili #Franca #Gjermania #Mediat #spak #Veprat penale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”, mesazhet nëpërmjet pankartave, protestuesit kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor
  • “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale
  • “Rama dhe ‘Lubia’ duhet të shkojnë pas hekurave”/ Klevis Balliu: Edhe sa vila duhet t’i dalin Ballukut që SPAK të veprojë?
  • 111-të ditë revoltë, qëndresë/ Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Edi Rama jepe dorëheqjen
  • “Edi Rama frikacak do të çojmë ty në SPAK”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Ju erdhi fundi!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Burri vret me thikë gruan në shtëpinë e vajzës, kapet në Kamëz pas arratisë! 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e mitur (EMRAT+VIDEO) 44 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 19 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “SPAK bëj gati prangat!”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jepe dorëheqjen! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat e drejtësisë/ Parlamenti miraton propozimin e PS, rrogat e magjistratëve rriten 2%. Gjyqtarët dhe prokurorët kundër 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by