Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin, do të ndërtohet nga amerikanët
Aktualitet

Bosnja dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje për gazsjellësin, do të ndërtohet nga amerikanët

• 28 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kroacisë nënshkruan të martën në Dubrovnik një marrëveshje ndërshtetërore për ndërtimin e gazsjellësit “Ndërlidhja Jugore”, një projekt që synon të lidhë dy vendet dhe t’i mundësojë Bosnjës dhe Hercegovinës qasje në burime të reja furnizimi me gaz të lëngshëm përmes terminalit në ishullin Kërk, raportoi HRT.

Marrëveshja u nënshkrua më 28 prill nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq, në kuadër të forumit të Iniciativës së Tre Deteve, një platformë që mbledh vendet ndërmjet Detit Baltik, Adriatik dhe Detit të Zi.

Iniciativa mbështetet nga Shtetet e Bashkuara me qëllim forcimin e lidhshmërisë energjetike, të transportit dhe atë digjitale në atë rajon. Delegacionin amerikan në Dubrovnik e kryeson sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright.

Projekti i Ndërlidhjes Jugore të gazit parasheh ndërtimin e një gazsjellësi nga Zagvozdi (Split) në Kroaci, përmes Posushjes në Hercegovinë, deri në Travnik në Bosnjën qendrore, me një degëzim drejt Mostarit.

Me këtë dokument të nënshkruar, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia rregullojnë çështje si lidhja e gazsjellësit në kufi, por edhe të drejtat dhe detyrimet si gjatë ndërtimit ashtu edhe në rast se njëra palë tërhiqet nga marrëveshja.

Kroacia pritet të ndërtojë një pjesë të trasesë me gjatësi rreth 60 kilometra, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina do të ndërtojë rreth 120 kilometra tubacion.

Vlera e vlerësuar e projektit është rreth 1 miliard euro. Gazsjellësi do të integrohej në sistemin kroat, i cili është i lidhur me terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin Kërk, një infrastrukturë kyç për diversifikimin e furnizimit me gaz, e ndërtuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Marrëveshja ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë u harmonizua më tej më 27 prill, ndërsa disa orë para nënshkrimit në Dubrovnik u miratua nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pas nënshkrimit, dokumenti duhet të ratifikohet në Kuvendin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në Saborin kroat.

Projekti zhvillohet në kuadër të një qëllimi më të gjerë për të zvogëluar varësinë e plotë të Bosnjës dhe Hercegovinës nga gazi rus, i cili furnizohet në vend përmes Serbisë nëpërmjet Rrjedhës Turke.

Bosnja dhe Hercegovina blen gaz rus që nga viti 1979, kur u ndërtua gazsjellësi i vetëm ekzistues nga Beogradi në Sarajevë.

Edhe pse fillimisht ishte planifikuar që projekti në Bosnjë dhe Hercegovinë të udhëhiqej nga kompania publike BH-Gas, në pronësi të Qeverisë së entitetit të Federatës të Bosnjës dhe Hercegovinës, në zbatim është përfshirë me një ligj të veçantë kompania private amerikane AAFS Infrastructure and Energy, e themeluar në fund të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të qasshme, drejtor i AAFS Infrastructure and Energy është Jesse Binnall, ish-anëtar i ekipit ligjor të presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa zëvendëspresident është Joseph Flynn, vëllai i ish-këshilltarit amerikan për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Kompania amerikane pritet të marrë përsipër financimin, hartimin e projektit kryesor dhe sigurimin e lejeve, si dhe të jetë operator i gazsjellësit, ndërsa BH-Gas është i detyruar me ligj të dorëzojë dokumentacionin ekzistues.

Me ligj, projekti është shpallur strategjik dhe me interes publik, duke i detyruar njësitë e vetëqeverisjes lokale të vënë në dispozicion tokën e tyre pa kompensim.

Ambasada amerikane në Sarajevë e ka mbështetur publikisht projektin dhe ka marrë pjesë në lidhjen e zyrtarëve vendas me përfaqësuesit e kompanisë amerikane.

Bashkimi Evropian më herët ka paralajmëruar se korniza ligjore, me të cilën një kompani private amerikane vendoset si investitori kryesor, mund të ndikojë në rrugën evropiane të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe në qasjen në rreth 1 miliard euro të destinuara për projekte infrastrukturore në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Bosnja dhe Hercegovina aktualisht nuk ka prodhim të vetin të gazit dhe varet plotësisht nga importi nga Rusia, me një volum vjetor prej rreth 225 milionë metra kub, sipas të dhënave të agjencisë shtetërore të statistikave.

Pagesat ndaj Gazprom-it vlerësohen në rreth 75 milionë euro në vit. Për ta bërë gazsjellësin ekonomikisht të qëndrueshëm, planifikohet edhe ndërtimi i tre termocentraleve me gaz.

Bashkimi Evropian planifikon të heqë dorë gradualisht nga importet e gazit rus deri në vitin 2028, si dhe të eliminojë gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe të rrisë prodhimin e energjisë elektrike nga parqet e erës dhe centralet diellore, ndërsa gazi konsiderohet si një zgjidhje tranzitore.

Qymyri, nga i cili Bosnja dhe Hercegovina siguron rreth 80 për qind të energjisë elektrike, pritet të hiqet nga përdorimi deri në vitin 2050, për çka janë zotuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

Rrjeti i gazit në Bosnjë dhe Hercegovinë është i gjatë rreth 240 kilometra dhe konsiderohet i pazhvilluar. Ai është i kufizuar kryesisht në kryeqytetin Sarajevë, ku gazi përdoret për ngrohje gjatë dimrit, së bashku me disa konsumatorë industrialë, ndërsa vendet fqinje, Kroacia dhe Serbia, kanë nga rreth 2.500 kilometra gazsjellës secila./REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ambasada amerikane #Bashkimi evropian #Bosnje Hercegovina #Donald Trump #gaz i lengshem #Gazi #importet #Kompania #Kroaci #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 7 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin