Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Çitaku-Kurtit: Ti nuk e njeh bashkëpunimin as kompromisin, kërkon nënshtrim — PDK nuk nënshtrohet
Aktualitet

Çitaku-Kurtit: Ti nuk e njeh bashkëpunimin as kompromisin, kërkon nënshtrim — PDK nuk nënshtrohet

• 28 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se nuk njeh bashkëpunim dhe kompromis, por kërkon, sipas saj, nënshtrim politik.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kurti nuk po e respekton frymën e rezultatit zgjedhor dhe se shumica e fituar nuk nënkupton pushtet absolut.

“51 për qind nuk janë 100 për qind”, shkroi ajo, duke shtuar se kush është shtetar dhe institucionalist dëshmohet përmes veprimeve të sotme dhe respektimit të Kushtetutës.

Sipas Çitakut, opozita ka treguar përgjegjësi institucionale duke mbështetur pa kushte zgjatjet buxhetore dhe marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe, siç tha, në procedura të përshpejtuara.

“Ti, Albin, nuk e njeh bashkëpunimin, as kompromisin. Ti kërkon nënshtrim. Dhe PDK nuk nënshtrohet”, ka shkruar ajo.

Zyrtarja e PDK-së e akuzoi Kurtin edhe për shkelje të Kushtetutës, duke e quajtur “shkelës serik”, ndërsa tha se ai po rrezikon rendin kushtetues.

Sipas saj, PDK nuk do të lejojë, siç u shpreh, përmbysjen e rendit kushtetues dhe do të kundërshtojë çdo veprim që cenon themelet e shtetit.

“Ky vend dhe kjo Republikë janë ndërtuar me mund e me gjak. Dhe nuk do të lejojmë që të shkatërrohen”, tha Çitaku./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Lvv #opozita #Pdk #Vlora çitaku

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Deputetët janë kthyer në autopilot dhe kukulla”/ Aktivisti gris kontratën e Ramës: Nuk na përfaqëson. Qytetarët të votuan kur ishin të dyzuar, por nuk të duan më
  • Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë!
  • “PS më do jashtë Kuvendit”/ Marrëveshja e huas me SHBA, Shehaj: Qeveri servile! Një tufë të korruptuarisht që vjedhin popullin e vetë
  • Marrëveshja me SHBA, PD bojkoton seancën/ “Rama kërkon ta miratojë brenda ditës”, Bardhi: Jemi pro huasë 302 mln euro, por jo shkeljes së Kushtetutës
  • “Sorrat bërtasin, shqiponjat punojnë”, Balla fyen protestuesit dhe flet për marrëveshjen me SHBA, i kthehet Bardhi: Ju zgjidhni inceneratorët, jo NATO-n!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 24 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 16 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 9 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 8 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by