Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026!
Aktualitet

Nisin sot punimet e Kosova Finance Forum 2026!

• 28 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas hapjes solemne të mbajtur mbrëmjen e kaluar, sot kanë nisur zyrtarisht punimet e Kosova Finance Forum 2026(KFF 2026), duke e shndërruar Prishtina në një qendër të rëndësishme të dialogut financiar dhe ekonomik në rajon.

Forumi, i cili po konsolidohet si një platformë kyçe rajonale, mbledh vendimmarrës, drejtues institucionesh financiare, investitorë dhe ekspertë ndërkombëtarë me synimin për të forcuar bashkëpunimin dhe besimin në tregjet e Ballkanit Perëndimor.

Edicioni i këtij viti vjen me temën “Ndërtimi i besimit në tregjet e Ballkanit Perëndimor”, duke theksuar nevojën për më shumë transparencë, stabilitet dhe integrim financiar në rajon. Pas aktiviteteve të rrjetëzimit dhe pritjes zyrtare të zhvilluara më 27 prill, sot po zhvillohen sesionet kryesore dhe diskutimet tematike me pjesëmarrje të nivelit të lartë.

Në forum po marrin pjesë figura të rëndësishme të politikës ekonomike dhe institucioneve financiare, përfshirë:

  • Hekuran Murati, Ministër i Financave i Kosovës
  • Mimoza Kusari, Ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë
  • Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut
  • Ahmet Ismaili, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës

Pjesëmarrja ndërkombëtare përfshin gjithashtu emra të njohur si:

  • Yanis Varoufakis, ish-Ministër i Financave i Greqisë
  • Sebastian Sosa, përfaqësues i FMN-së (IMF) për rajonin
  • Marcelo Castellanos, drejtues për Evropën Juglindore në IFC
  • Sergiy Maslichenko, drejtues i EBRD për Kosovën
  • Stephen O’Malley, Koordinator i OKB për Zhvillim

Në fokus do të jenë gjithashtu drejtues institucionesh financiare europiane dhe përfaqësues diplomatikë, si Jonas Westerlund, ambasador i Suedisë në Kosovë, dhe ekspertë të bankave zhvillimore si Moritz Remé (KfW) dhe Kristina Kanapinskaite (EIB).

Diskutimet e sotme do të fokusohen në çështje kyçe për zhvillimin ekonomik të rajonit, si:

  • përafrimi me standardet e Bashkimit Europian
  • rritja e investimeve dhe mobilizimi i kapitalit
  • partneritetet publike-private në infrastrukturë
  • transformimi dixhital dhe fintech
  • bashkëpunimi bankar rajonal
  • ndikimi i demografisë dhe produktivitetit në rritje ekonomike

Paralelisht me sesionet kryesore, po zhvillohen edhe tryeza të rrumbullakëta dhe diskutime të specializuara mbi fintech, mikrofinancën dhe të ardhmen e bankimit dixhital.

I organizuar nga Kosova Business Forum, Kosova Finance Forum 2026 synon të jetë më shumë sesa një forum; një platformë konkrete për krijimin e partneriteteve dhe nxitjen e investimeve në rajon.

Me një agjendë të pasur dhe pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare, forumi pritet të forcojë më tej pozicionin e Prishtinës si një qendër në rritje e dialogut ekonomik dhe financiar në Ballkanin Perëndimor.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Hekuran murati #Kosova #Kosova business forum #Kosova finance forum #Kosova finance forum 2026 #Marcelo castellanos #Ministri i financave #Rritja e investimeve #Sebastian sosa #Stabilitet financiar #Yanis varoufakis

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
  • Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
  • Skandali në SHISH/ Kuçana: Vlora Hyseni s’u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Rama të japë llogari si e mori ajo certifikatën e sigurisë?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin