Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Akuzohet se tentoi të vriste Trump në darkën me gazetarët/ Del fotoja e autorit pak para sulmit, pozoi para pasqyrës me armë
Botë

Akuzohet se tentoi të vriste Trump në darkën me gazetarët/ Del fotoja e autorit pak para sulmit, pozoi para pasqyrës me armë

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pamje të reja të publikuara nga autoritetet amerikane tregojnë të dyshuarin Cole Tomas Allen duke bërë foto në një dhomë hoteli, pak para sulmit me armë gjatë darkës së gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Në fotot shfaqet 31-vjeçari i armatosur në dhomën e tij të hotelit, duke pozuar para pasqyrës me disa armë të lidhura në trup, përfshirë një thikë dhe një çantë me municion.

Prokurorët i dorëzuan këto prova së bashku me detaje të reja mbi veprimet e tij para incidentit të 25 prillit, duke kërkuar që Allen të mbetet në paraburgim deri në gjyq.

Sipas hetimeve, Allen kishte me vete një pistoletë gjysmë-automatike, një armë gjahu me pompë dhe tre thika, teksa kaloi me forcë një pikë kontrolli sigurie gjatë aktivitetit të së shtunës në mbrëmje.

Gjatë incidentit, presidenti Trump, zëvendëspresidenti JD Vance, anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë u evakuuan me urgjencë nga salla e hotelit Washington Hilton, pasi u dëgjuan të shtëna me armë. Një agjent i Shërbimit Sekret u plagos, por jo rëndë.

Sipas memorandumit, rreth orës 20:03, Allen kishte bërë foto të vetes në dhomë duke veshur rroba formale dhe pajisje si mbajtëse arme në shpatull, pincë dhe prerëse telash, të cilat më vonë u gjetën në posedim të tij.

Autoritetet pretendojnë se për rreth 30 minuta më pas, ai kishte kontrolluar disa faqe interneti për transmetime live të darkës dhe për praninë e presidentit. Më pas, ai zbriti drejt sallës ku po zhvillohej aktiviteti.

Prokurorët thonë se Allen kishte hedhur një pallto të gjatë të zezë që fshehte armën e gjahut, përpara se të sulmonte pikën e kontrollit të sigurisë me armën e ngritur. Ai kaloi me vrap përmes detektorit të metaleve duke mbajtur armën me të dyja duart.

Dokumentet e reja zbulojnë gjithashtu se Allen kishte mbajtur shënime në telefon mbi udhëtimin e tij nga Kalifornia drejt Uashingtonit, duke përshkruar edhe peizazhe që kishte parë gjatë rrugës.

Prokuroria e cilëson sulmin si të paramenduar, të dhunshëm dhe të kalkuluar për të shkaktuar vdekje, duke këmbëngulur se ai duhet të qëndrojë në paraburgim pasi përbën rrezik për shoqërinë. Nëse shpallet fajtor, Allen rrezikon burgim të përjetshëm.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Cole tomas allen #Foto #interneti #JD Vance #Kalifornia #Live #Para #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin