
Benfica mbetet e bindur se Jose Mourinho do të vazhdojë në krye të skuadrës edhe në sezonin 2026/27, pavarësisht interesimit të raportuar nga Real Madridi.
Nuk është sekret se Real Madridi po kërkon një trajner të ri, pasi pritet që trajneri aktual, Alvaro Arbeloa, të shkarkohet në verë. Spanjolli e zëvendësoi në janar ish-lojtarin e Realit, Xabi Alonso, por deri tani nuk ka bindur.
Ggjiganti spanjoll është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe vështirë se do ta kapërcejë Barcelonën në garën për titullin e La Ligës.
Disa emra janë lidhur me një transferim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”, përfshirë Jurgen Klopp dhe Didier Deschamps, por ish-trajneri i Realit, Mourinho, duket se është favoriti, pasi ka marrë mbështetje edhe nga presidenti i klubit, Florentino Perez.
Read more (Benfica):Largohet në verë si i lirë nga Bayerni, lojtari po mendon transferimin te Reali

Aktualisht, 63-vjeçari drejton skuadrën portugeze Benfica, ku u emërua në shtator dhe nënshkroi kontratë deri në qershor 2027.
Raportimet për një klauzolë lirimi prej 3 milionë eurosh mund t’i hapin rrugë një rikthimi të Mourinhos në Madrid, por Benfica, sipas raportimeve, mbetet “e sigurt” se ai do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit portugez Record, Benfica nuk ndihet e frikësuar nga Real Madridi dhe strukturat e klubit tashmë po përgatiten për sezonin 2026/27 me Mourinhon në krye.
Read more (Jose mourinho):Perez po i bën presion, Mourinho është i zgjedhuri i tij për trajner të Realit
Megjithatë, i njëjti raport shton se në skenarin ku Mourinho do të largohej nga Benfica, klubi do ta synonte trajnerin e Fulhamit, Marco Silva, si zëvendësuesin ideal.
Trajnerit 48-vjeçar i skadon kontrata me klubin londinez në verë, çka do ta bënte atë një opsion të përshtatshëm për “Shqiponjat”./Telegrafi/






