
Juventus mund të kthejë vëmendjen nga Manchester United për të përforcuar mesfushën, pasi Manuel Ugarte i është ofruar klubit italian.
Mesfushori uruguaian iu bashkua United nga Paris Saint-Germain në vitin 2024 për rreth 45 milionë euro, por ka hasur vështirësi për t’u përshtatur dhe për të siguruar një vend titullari.
Nën drejtimin e Michael Carrick, ai është aktivizuar me kursim gjatë këtij sezoni, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm gjatë verës.
Read more (Juventus):Agjenti i Lewandowskit do të udhëtojë drejt Italisë për të biseduar me dy gjigantët italianë

Agjenti Jorge Mendes po punon për të gjetur zgjidhje për klientët e tij dhe e ka propozuar Ugarte te Juventusi, që është në kërkim të alternativave të reja në repartin e mesfushës.
Duke qenë se Manchester United mund ta ketë të vështirë të rikuperojë plotësisht shumën e investuar, një marrëveshje huazimi me opsion blerjeje po konsiderohet si një zgjidhje e mundshme — një formulë që mund t’i përshtatet edhe klubit nga Serie A. /Telegrafi/





