Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një fotografi me automatik në dorë në rrjetet sociale dhe ka kërcënuar Iranin duke paralajmëruar që të ‘marrin masa’. Në përgjigje të këtij paralajmërimi të Trump, Teherani ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime të papara ushtarake kundër bllokadës amerikane në portet iraniane në Ngushticën e Hormuzit.
Më herët Trump në fjalimin e tij gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë për King Charles III deklaroi se Shtetet e Bashkuara e kanë ‘mposhtur ushtarakisht’ Iranin.
“E kemi mposhtur ushtarakisht këtë kundërshtar dhe nuk do të lejojmë kurrë që të zotërojë një armë bërthamore. Nuk do ta lejojmë kurrë atë kundërshtar – Charles është dakord me mua – të pajiset me një armë bërthamore”, tha Trump.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akraminia, deklaroi në një video të transmetuar nga Al Jazeera se Irani nuk e konsideron “të përfunduar luftën”. Pavarësisht se një armëpushim ka hyrë në fuqi disa ditë më parë, ushtria dhe regjimi nuk e konsiderojnë të përfunduar luftën me SHBA tha ai duke shtuar se nëse shba do të rikthehen me sulme të reja edhe kundërpërgjigja e iranit do të jetë në forma të reja.
Pikëpyetjet e për një marrëveshje mbeten pasi palët dështuan të takohen për një raund të dytë negociatash, ndërsa ditët e fundit raportohet se Donald Trump ka refuzuar një propozim të Iranit, ku kërkohej zgjatja e armëpushimit, hapja e Ngushticës së Hormuzit së bashku me heqjen e bllokadës amerikane dhe diskutimi për programin bërthamor në një fazë të dytë.
Read more (Donald Trump):Mbreti Charles “i kthen monedhën” Trump për batutën në Davos: Pa britanikët, sot amerikanët do flisnin frëngjisht
Por, Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se ka urdhëruar bashkëpunëtorët e tij të përgatiten për një bllokadë të zgjatur të porteve iraniane. Këtë e raporton The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, sipas të cilëve synimi është goditja e financave të regjimit për ta detyruar Teheranin në një “kapitullim bërthamor”, të cilin e ka refuzuar prej kohësh.
Trump do të preferonte një “fitore vendimtare”, por asnjë nga opsionet nuk garanton një dalje të shpejtë nga konflikti.
Ndërkohë sipas CNN, ndërmjetësit në Pakistan presin të marrin në ditët në vijim një propozim të rishikuar nga Irani për t’i dhënë fund luftës. Burime i thanë televizionit se ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, pritej të kthehej në Teheran pas një vizite në Rusi dhe të konsultohej me udhëheqjen.
Megjithatë procesi pritet të jetë i ngadalshëm për shkak të vështirësive në komunikimin me Udhëheqësin Suprem, Mojtaba Khamenei, vendndodhja e të cilit mbahet sekret.
Read more (Foto):Tiffany Trump thyen protokollin mbretëror me paraqitjen në darkën shtetërore
CNN: Propozimi i rishikuar për paqe nga Irani mund të mbërrijë sot ose të premten, vështirësi komunikimi me Mojtaba Khamenein

Burime të njohura me çështjen thonë se një propozim i rishikuar për paqe nga Irani mund të mbërrijë që sot, ose të shtyhet deri të premten.
Të njëjtat burime thonë për CNN se këto vonesa tregojnë për vështirësitë në arritjen informacionit te Udhëheqësi Suprem Ajatollah Mojtaba Khamenei.
Bllokada amerikane në Hormuz, Irani kërcënon me veprime ushtarake të paprecedenta

Irani së shpejti mund të ndërmarrë “veprime ushtarake konkrete dhe të pashembullta” në përgjigje të bllokadës detare amerikane të porteve iraniane.
Kështu deklarohej në një raport nga televizioni shtetëror Press TV, i cili u transmetua nga Sky News.
Read more (Irani):Pse Emiratet e Bashkuara Arabe dolën nga OPEC dhe çfarë ndodh tani? A do të bjerë çmimi i energjisë?
Duke cituar një “burim të lartë sigurie”, transmetuesi deklaroi se dështimi i Iranit për të vepruar kundër bllokadës, ishte një përpjekje për t’i “dhënë një shans diplomacisë”.
Megjithatë, SHBA-të “së shpejti duhet të presin një lloj tjetër përgjigjeje ndaj bllokadës detare të vazhdueshme” nëse kushtet e Iranit refuzohen.
Ministri i Jashtëm izraelit: Po u japim një shans opsioneve diplomatike, por nëse kjo dështon, do të kthehemi te opsioni ushtarak

Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar deklaroi se Izraeli po “u jep një shans opsioneve diplomatike me Iranin; nëse negociatat dështojnë, ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak”.
Në një intervistë me rrjetin televiziv saudit Al Arabiya, ministri i Jashtëm izraelit deklaroi gjithashtu se Izraeli do t’u përgjigjet sulmeve të Hezbollahut siç e konsideron të përshtatshme.
Read more (iran):Pushtetin në Iran e ka marrë Garda Revolucionare, vendimet po i marrin liderët ushtarakë
“Ne do të tërhiqemi nga Libani kur të ketë autoritet efektiv qeveritar dhe ushtarak libanez; ne do ta rishqyrtojmë opsionin ushtarak me Iranin nëse negociatat amerikane dështojnë”, specifikoi Sa’ar.
Me automatik në dorë, Trump poston foton me inteligjencë artificiale: Irani duhet të marrë masa

Donald Trump e ka sulmuar përsëri Iranin në një postim në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një foto të tijën me inteligjencë artificiale, me automatik në dorë presidenti amerikan thekson se Irani duhet të marrë masa.
“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të bëhen të marrin sa më shpejt!”, shkruan Trump, teksa mbi foton e publikuar shkruhet ‘Jo më z. djali i mirë’.
Von der Leyen: Lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë

Foto: Ursula von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se lufta në Iran po i kushton BE-së 500 milionë euro energji në ditë
Read more (Shba):Ngërçi në negociatat me Iranin rrit sërish karburantet në SHBA, nafta dhe benzina kapin çmimet më të larta që prej vitit 2022
“Në vetëm 60 ditë konflikti” në Lindjen e Mesme, “shpenzimet tona për importet e lëndëve djegëse fosile janë rritur me mbi 27 miliardë euro. Po humbasim pothuajse 500 milionë euro në ditë. Rruga përpara është e qartë: duhet të zvogëlojmë varësinë tonë të tepërt nga lëndët djegëse fosile të importuara dhe të rrisim prodhimin tonë vendas të energjisë së pastër dhe të përballueshme. Parlamentit Evropian.
Ndër të tjera ajo shtoi se pasojat e luftës në Iran mund të ndihen për muaj dhe vite me radhë,
“Ekziston një realitet i ashpër me të cilin të gjithë duhet të përballemi: pasojat” e konfliktit në Iran “mund të ndihen për muaj ose edhe vite që do të vijnë”, tha Presidentja e Komisionit Evropian.





