Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Parku inteligjent i bletëve rrëmben çmimin e parë në Festivalin e Shkencës
Aktualitet

Parku inteligjent i bletëve rrëmben çmimin e parë në Festivalin e Shkencës

• 29 Prill, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Projekti “Parku inteligjent i bletëve” është shpallur fitues i Festivalit Kombëtar të Shkencës, i iniciuar për herë të parë nga Ministria e Arsimit. Ai është produkt i një pune katërmujore nga një ekip prej pesë nxënësish. Sipas koordinatores së projektit, Erviola Konomi, projekti u përzgjodh mes 30 projekteve finaliste, duke lënë pas rreth 300 projekte nga gjimnazet në të gjithë Shqipërinë.

“Projekti është përzgjedhur sepse ka një ndikim shumë të madh në mjedis. Nëse bletët do të zhduken, njerëzimi do të rezistonte për 4 vjet dhe kjo na nxiti që të vazhdojmë këtë projekt më tej. Nga shkolla jonë konkurruan 6 projekte dhe arritëm që të merrnim pikët maksimale. Festivali i Shkencës ishte një eksperiencë e bukur që nxit kreativitetin mes nxënësve dhe bashkëpunimin mes shkollave” tha Konomi.

Sipas nxënësit prezantues, Sokol Baxhia, projekti përbëhet nga disa sektorë: kreativiteti, teknologjia, zhvillimi i biznesit dhe ai shëndetësor.

Read more (Projekt):Aliu: Ligji për Mbrojtje nga Duhanin, pas dy javësh në Kuvend

“Bleta ka një ndikim shumë të madh në jetën tonë dhe ky projekt synon të integrojë teknologjinë e gjelbër me bletën. Ne donim të sillnim risi dhe inovacion” shprehet Baxhia.

Një nga elementët më të veçantë të projektit është krijimi i një lënde djegëse biodiesel, e prodhuar nga alga e ujërave të ëmbla “Spirogyra”. Mësuesi i kimisë, Selam Serjani, shpjegon se ndotja është kthyer në një problem madhor global, ndaj dhe zgjidhjet janë kërkuar tek biomasa, si algat, përmes të cilave mund të prodhohen karburante alternative.

Read more (Ministria e arsimit):Rreth 4 milionë mungesa të nxënësve në shkollat e Kosovës, ministri Çeku ka një zgjidhje

“Sot në botë ndotja është shqetësim. Në këtë kuadër, ne kemi shfrytëzuar burime të tjera, siç janë algat, nga të cilat mund të prodhohet bio karburant. Nxënësit kanë prodhuar në sasi minimale bio diesel që mund të prodhojë energji. Kjo është teknologjia e së ardhmes” tha Serjani

Çmimi i parë ishte një surprizë për nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Zhani Ciko”, tha mes emocionesh nxënësja Sara Dedgjonaj.

Read more (Produkt):Kuvendi sot mban seancë, disa Projektligje të rëndësishme në rend dite

“Ishte një surprizë shumë e madhe. Kishim shumë emocione dhe kur u dha çmimi ishim shumë të entuziazmuar” thotë Dedgjonaj.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Ervis Hyseni, thekson se “Zhani Ciko” në Patos ka një përvojë disavjeçare në projekte inovative dhe ka fituar disa çmime të para edhe në konkurse europiane.

Read more (Shkolla):Mbajtja e të pandehurve në kafazin e qelqtë/ Caca: Është poshtëruese, ligji nuk e detyron gjykatën që ta bëjë! Petraj: Meta ishte shpërfytyruar si asnjëherë më parë

“Shkolla jonë është një krenari e veçantë për këtë çmim që fitoi. Jemi shumë të gëzuar sepse realizohet një rrugëtim jo i thjeshtë për nxënësit tanë, por nuk është rastësi që fiton sepse jemi shkolla e parë e certifikuar e-tëining, jemi pjesëmarrës në shumë projekte të tjera si CodeËeek nga Bashkimi Europian, e shumë aktivitete të tjera si ai në Samsun në Turqi ku jemi përfaqësuar denjësisht me nxënësit tanë. Unë jam krenar për punën që ata bëjnë. Shpresoj që ky mos të jetë çmimi i fundit. Steka është rritur shumë lart dhe do mundohemi t’i qëndrojmë standardeve dhe të konkurojmë denjësisht në festivalin e ardhshëm” tha Hyseni.

Festivali Kombëtar i Shkencës synon të nxisë kreativitetin dhe aftësitë kërkimore të nxënësve, duke i afruar më shumë me botën e shkencës.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi Europian #festivali i shkences #Fier #karburant #Ministria e arsimit #Parku i bleteve #Produkt #Projekt #Shkolla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “AKSHI lë Bibliotekën Kombëtare pa serverët që i dhuroi BE dhe pa kontratë për sistemin e dixhitalizimit”, Ina Zhupa: Prioritet për AKSHI-n është “libri” i tenderave me autor Ergys Agasin
  • Parkimet e gabuara/ Rrugorja e Fierit monitorim me dron për shkelësit e qarkullimit (VIDEO)
  • Kontrolle intensive të policisë rrugore në rrugët e Fierit, 694 gjoba për shpejtësi në një javë! 7 drejtues mjetesh nën hetim, 2 në pranga
  • Programi ‘Pas Shkolle’,aplikimet vijojnë deri më 25 shtator në 408 shkolla, ja si të regjistroni fëmijën hap pas hapi (VIDEO)
  • Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes së PS (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Sherr mes të rinjve në Sarandë, 3 të plagosur! Arrestohen 3 autorët e dyshuar, VIDEO e sulmit me thikë brenda berberhanes 18 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen (VIDEO) 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Balla ironizoi Shehajn: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?! Ndërhyn Kapri: Ju doli boja, lot krokodili për Kosovën 12 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Fier/ Transportonte 4 lingota dhe 9 monedha floriri kontrabandë, në pranga 30-vjeçari! I sekuestrohet edhe një ‘Porsche Cayenne’ (EMRI+VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “SPAK bëj gati prangat”/ 111 ditë revoltë, protestuesit sot sërish në shesh: Rama jep dorëheqjen! 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Nuk votojmë se s’është Agroni”, Shehaj për ironinë e Ballës: I plas shpirti?! Taulanti nuk del dot në rrugë. Ja pse Rama s’më do në Kuvend 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Po na vdesin të afërmit! Keni turp dhe fytyrë?” Protestuesi: Balluku të arrestohet, ku shkuan milionat e Llogarasë? 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by