Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Përfundon restaurimi, eskpozohen për publikun 3 enë qeramike, u gjetën gjatë gërmimeve në 35 vitet e fundit! Buzo: Përdoreshin në ritualet martesore e funerale
Aktualitet

Përfundon restaurimi, eskpozohen për publikun 3 enë qeramike, u gjetën gjatë gërmimeve në 35 vitet e fundit! Buzo: Përdoreshin në ritualet martesore e funerale

• 29 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Objekte të rralla arkeologjike të zbuluara gjatë gërmimeve ndër vite në vendin tonë, kanë përfunduar restaurimin e tyre, duke u bërë të lexueshme e të ekspozueshme për publikun. Bëhet fjalë për tri enë qeramike me vlera historike dhe simbolike, njëra e zbuluar në Amantia në vitin 2019, një tjetër në Mavrovë dhe një kolpide me kapak, lyer pjesërisht me vernik, e zbuluar në vitin 1991, të cilat pritet të zënë vend në vitrinat e muzeve, duke sjellë më afër historinë e lashtë.

“Këto janë objekte të zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike dhe erdhi momenti që ato të restaurohen, për të dhënë maksimumin e informacionit që përmbajnë. Objektet, kur dalin nga toka, janë të mbuluara me depozitime dhe të palexueshme. Është restaurimi ai që i rikthen në gjendje të ekspozueshme dhe të admirueshme.”, thotë restauratori Frederik Stamati.

Procesi i restaurimit kërkon kohë dhe përkushtim të madh, sidomos kur objektet janë të fragmentuara.

“Për shembull, kjo enë ka qenë e copëtuar në mbi 20 pjesë. U desh një punë paraprake për pastrimin nga depozitimet dhe më pas rindërtimi i saj që të bëhej e paraqitshme.”, tregon Stamati.

Një prej enëve më të veçanta është zbuluar në nekropolin e qytetit antik të Amantias dhe mbart një simbolikë të rrallë.

“Ena është gjetur gjatë gërmimeve të vitit 2018 dhe përfaqëson një lutrofor. Ajo përdorej për ujë në rituale paramartesore dhe funerare. Zakonisht lidhet me individë të rinj, të pamartuar.”, thotë arkeologu Jamarbër Buzo.

Forma dhe dekori i saj janë karakteristikë e veçantë, ndërsa funksioni ndihmon arkeologët të kuptojnë më shumë për jetën dhe vdekjen në antikitet.

“Kjo enë na tregon që individi i varrosur ka qenë i pamartuar. Ajo simbolizon një ritual që lidhet me jetën e përtejme, si një ‘dasmë’ e parealizuar në jetën tokësore.”, vijon Buzo.

Edhe enë të tjera të zbuluara në të njëjtin territor dëshmojnë pasurinë kulturore të zonës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj.

“Enët qeramike tregojnë funksionin dhe kontekstin ku janë gjetur. Shpesh i gjejmë të plota në varre dhe janë pjesë e ritualeve të ndryshme funerare.”, thotë arkeologu.

Përmes restaurimit dhe studimit, këto objekte të lashta vijojnë të zbulojnë histori të reja, duke u kthyer në dëshmi të gjalla të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #FREDERIK STAMATI #Jamarber Buzo #Restaurimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ​Qeveria ndan 50 mijë euro për rikonstruktimin e Xhamisë së Ibrit
  • Makinat klasike Fiat 500 po rikthehen në jetë – me motorë elektrikë
  • ECOPANA publikon video-dokumentar për gjendjen e lumenjve në pellgun e Drinit të Bardhë dhe kërkon rikthimin e rrjedhës së lirë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by