Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bloomberg: Teknologjia po transformon Kosovën, ul papunësinë e të rinjve dhe frenon 'ikjen e trurit'
Aktualitet

Bloomberg: Teknologjia po transformon Kosovën, ul papunësinë e të rinjve dhe frenon 'ikjen e trurit'

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bloomberg i ka kushtuar një artikull zhvillimit të sektorit të teknologjisë në Kosovë, duke vlerësuar ndikimin e tij në uljen e papunësisë së të rinjve dhe frenimin e “ikjes së trurit”.

Nga tarraca e Qendra e Inovacionit në Kosovë në Prishtinë, Shpend Lila tregon drejt një ndërtese me tulla të kuqe që dikur dominonte horizontin e kryeqytetit. Sot, ajo është tejkaluar nga ndërtesat moderne ku operojnë kompani teknologjike në rritje, përfshirë SPEEEX, e cila synon të bëhet “unicorni” i parë i vendit.

Zhvillimi i sektorit të IT-së nuk po transformon vetëm pamjen urbane të Prishtinës, por edhe ekonominë e Kosovës, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e papunësisë së të rinjve – një nga sfidat më të mëdha pasluftës.

“Teknologjia është i vetmi sektor që ndihmon në mbajtjen e të rinjve në Kosovë. Ata mund të qëndrojnë këtu nëse marrin paga të mira”, tha Lila, e cila prej gati 15 vitesh trajnon të rinjtë në aftësi digjitale.

Sipas të dhënave zyrtare, papunësia e të rinjve ka rënë ndjeshëm, nga 61% në vitin 2014 në rreth 10% në vitin 2025.

Read more (Bloomberg):SHBA-të mund të vendosin raketa hipersonike kundër Iranit për herë të parë

Ky trend u përshpejtua gjatë pandemisë COVID-19, kur rritja e punës online krijoi mundësi të reja për tregun e IT-së.

Ekonomia e Kosovës, e cila pritet të arrijë rreth 12 miliardë dollarë këtë vit sipas kryeministrit Albin Kurti, po mbështetet gjithnjë e më shumë në teknologji, me këtë sektor që kontribuon rreth 6% të prodhimit të brendshëm bruto.

Aktualisht, rreth 45 mijë persona janë të punësuar në mbi 2,500 kompani teknologjike.

Pagat mesatare në këtë sektor arrijnë rreth 1,000 euro në muaj – gati dyfishi i mesatares kombëtare – ndërsa pozitat e avancuara dhe puna në distancë për kompani ndërkombëtare ofrojnë të ardhura edhe më të larta.

Read more (Ekonomia e kosovës):Raporti i Bankës Botërore: Potenciali ekonomik i Kosovës i kufizuar nga mungesa e fuqisë punëtore

Megjithatë, vendi ende nuk ka arritur të tërheqë gjigantë globalë si Amazon apo Google. Zhvillimi i sektorit është mbështetur kryesisht nga kompanitë lokale dhe investimet e diasporës, një pjesë e madhe e së cilës jeton në Evropë dhe SHBA.

Një rol të rëndësishëm në këtë transformim ka luajtur edhe mbështetja ndërkombëtare.

Donatorë si Norvegjia, Luksemburgu dhe SHBA-ja kanë investuar miliona euro në zhvillimin e sektorit që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Qendra e Inovacionit në Kosovë ka trajnuar deri më tani rreth 11 mijë të rinj, ku rreth 90% e tyre kanë gjetur punë në teknologji. Institucioni ka mbështetur gjithashtu rreth 700 startup-e, me një normë mbijetese prej 20%.

Ndër startup-et e suksesshme përmenden Starlabs dhe Kidsday, ndërsa Gjirafa është shndërruar në një platformë rajonale që shpesh krahasohet me një kombinim të shërbimeve të Amazon dhe Google.

Read more (ekonomia):Fjalimi historik i Mbretit Charles në Kongresin amerikan plot batuta, histori dhe thumba, ja pse konsiderohet një kryevepër

Një takim i stafit në selinë qendrore të startup-it Gjirafa në Prishtina. Fotograf: Atdhe Mulla/Bloomberg

Në vitin 2025, Kosova tërhoqi rreth 1 miliard euro investime të huaja direkte, një rekord historik që pritet të tejkalohet këtë vit.

Përfaqësues të industrisë theksojnë se sfidat mbeten, veçanërisht në arsim dhe infrastrukturë.

Sipas drejtuesve të SPEEEX, kompanitë shpesh detyrohen të trajnojnë vetë punonjësit për shkak të mungesës së aftësive të përshtatshme në treg.

Read more (Albin kurti):Pa president, në zgjedhje të reja – çfarë paralajmërojnë analistët për rezultatin dhe daljen nga kriza?

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për më shumë investime në infrastrukturë dhe reforma në arsim, në mënyrë që kryeqyteti të pozicionohet si një qendër rajonale e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Edhe ish-ministrja Mimoza Kusari-Lila ka theksuar nevojën për bashkëpunim më të madh me sektorin privat dhe për politika që mbështesin inovacionin.

Pavarësisht progresit, ekonomia e Kosovës mbetet e varur nga diaspora, me remitanca që arritën në rreth 1.94 miliardë dollarë në vitin 2024.

Megjithatë, me rritjen e sektorit të teknologjisë, autoritetet dhe sipërmarrësit shpresojnë se vendi po hyn në një fazë të re zhvillimi ekonomik./Telegrafi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Albin kurti #Bloomberg #Diaspora #ekonomia #Ekonomia e kosovës #Google #Inteligjenca artificiale #Kosova #rritja ekonomike #Teknologjia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kievi është në një pozicion të fortë”, Merz para samitit të G7 në Francë: Është e qartë që Rusia nuk fiton dot ushtarakisht
  • Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve
  • Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
  • Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë
  • Bundestagu gjerman rinovon mandatet e KFOR-it, deri në 400 ushtarë në Kosovë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Trump dhe Vance nënshkruajnë virtualisht ‘Memorandumin e Mirëkuptimit’ me Iranin, ceremonia zyrtare pritet të zhvillohet të premten 1 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Botë Nga një ide që ekspertët e quajtën të pamundur te kompania 2 trilionë dollarëshe, rrugëtimi i SpaceX që ndryshoi industrinë hapësinore 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Botë Tjetër tërmet i fortë në Greqi, lëkundje 5.1 ballë në Methoni 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 7 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by