Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Detajet tronditëse të rastit, reperi D4vd dyshohet se copëtoi me sharrë trupin e një adoleshenteje për të shpëtuar karrierën e tij
Aktualitet

Detajet tronditëse të rastit, reperi D4vd dyshohet se copëtoi me sharrë trupin e një adoleshenteje për të shpëtuar karrierën e tij

• 30 Prill, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Prokurorët pretendojnë se këngëtari D4vd e ka copëtuar trupin e një vajze 14-vjeçare me një sharrë elektrike të blerë një javë pasi, sipas tyre, e kishte vrarë. Sipas akuzës, ai i ka amputuar edhe një gisht, ku ishte tatuazhuar emri i tij, me qëllim që të “distancohej nga viktima”. Këto pretendime përfshihen në një parashtresë të re, tronditëse, në çështjen e vrasjes që ka shkaktuar reagime të forta në opinion, shkruan ABC News.

D4vd, një reper 21-vjeçar nga Los Angeles, emri i vërtetë i të cilit është David Burke, u akuzua javën e kaluar për vrasjen e Celeste Rivas Hernandez, pas një hetimi që zgjati disa muaj. Ai është deklaruar i pafajshëm, ndërsa avokatët e tij këmbëngulin se ai nuk e ka kryer krimin.

Sipas policisë, trupi i copëtuar i adoleshentes, në një fazë të avancuar dekompozimi, u gjet në shtator 2025 brenda Teslës së tij, në një depo automjetesh në Hollywood. Koka dhe trupi ishin në një qese për kufoma, ndërsa gjymtyrët në një qese mbeturinash, të vendosura në bagazhin e përparmë të automjetit.

Read more (D4vd):Këngëtari D4vd deklarohet i pafajshëm për vrasjen e një 14-vjeçareje, rasti trondit opinionin publik

Në një parashtresë prej nëntë faqesh, prokurorët zbulojnë detaje të rënda, duke pretenduar se D4vd e kishte joshur Rivas Hernandez muaj më herët për në shtëpinë e tij në Hollywood Hills, me plan të paramenduar për ta vrarë, sepse ajo dyshohet se e kërcënonte se do të zbulonte lidhjen e tyre seksuale dhe do t’i shkatërronte karrierën muzikore. Sipas tyre, më pas ai e copëtoi trupin e saj dhe e la të dekompozohej në veturën e tij.

Prokuroria thotë se ata dyshohet se kishin nisur një marrëdhënie seksuale në vitin 2023, kur Rivas Hernandez ishte 13 vjeçe, ndërsa D4vd 18. Lidhja, sipas pretendimeve, u ndërpre në nëntor 2024, por besohet se kontaktet seksuale kanë vazhduar dhe se ajo ishte bërë xheloze për marrëdhëniet e tij me gra të tjera.

Foto: EPA

Mesazhet tekstuale mes tyre, sipas prokurorëve, tregojnë se gjatë një zënke më 22 prill 2025, Rivas Hernandez “u bë jashtëzakonisht e acaruar” dhe kërcënoi se do të publikonte informacione të dëmshme për lidhjen e tyre, për t’ia mbyllur karrierën dhe “për t’ia shkatërruar jetën”.

Read more (Para):Trump bisedë telefonike për 90 minuta me Putin: Rusia do të shpallë armëpushim me Ukrainën, presidenti i gatshëm të ndihmojë në luftën me Iranin

Sipas akuzës, D4vd e ftoi adoleshenten në shtëpinë e tij të nesërmen, duke i porositur një Uber nga banesa e saj në Lake Elsinore.

“Duke e ditur se duhej ta heshtte viktimën para se ajo t’ia shkatërronte karrierën muzikore siç kishte kërcënuar, shumë shpejt pasi ajo mbërriti në shtëpinë e tij, i pandehuri e goditi viktimën disa herë me thikë dhe qëndroi aty derisa ajo u gjakos për vdekje”, shkruajnë prokurorët.

Ata besojnë se Rivas Hernandez u vra më 23 prill 2025 – dy ditë para publikimit të albumit debutues të D4vd – në momentin kur ndaloi çdo aktivitet në telefonin e saj.

Read more (Kufoma):Ia refuzuan qasjen në llogarinë e saj, burri nga India nxjerrë nga varri trupin e motrës dhe e çon në bankë për të vërtetuar se ajo është e vdekur

Prokuroria pretendon se, si pjesë e planit të mbulimit, ai i dërgoi asaj disa mesazhe duke e pyetur se ku ndodhej, si pjesë e “planit të paramenduar për të fshehur vrasjen”, ndonëse – sipas tyre – ajo në atë kohë ishte tashmë e vdekur. Pas 26 prillit 2025, ai nuk tentoi më ta kontaktonte, thonë prokurorët. Gjërat e saj personale, sipas tyre, i hodhi në një zonë të izoluar në qarkun Santa Barbara, ku hetuesit gjetën në janar të këtij viti dokumentin e saj të identifikimit.

Në ditët pas vrasjes së dyshuar, prokurorët thonë se D4vd porositi në Amazon dy sharra elektrike, një qese për kufomë, çanta të forta dhe një pishinë plastike të fryrë. Disa prej këtyre sendeve thuhet se u blenë me emrin e rremë Victoria Mendez. Sipas prokurorisë, ai “mori masa tmerrësisht të rënda për të shkatërruar dhe për t’u hequr qafe trupin e viktimës”.

Read more (Foto):Gruaja e Matt Damon është akuzuar për përdorimin e Ozempic dhe kopjimin e "stilit sfidues" të Jennifer Lopez

Foto: EPA

Pretendohet se ai i preu gjymtyrët në pishinë “për të parandaluar që gjaku i saj të derdhej në dyshemenë e garazhit”. Fragmente të vogla plastike blu të gjetura në mbetjet e viktimës përputhen me pishinën e blerë, ndërsa provat e ADN-së nga njollat e gjakut të mbledhura në garazhin e të pandehurit përputhen me profilin gjenetik të viktimës.

“Për t’u distancuar nga viktima, ai i amputoi gishtin e unazës dhe gishtin e vogël të dorës së majtë, sepse në gishtin e unazës ajo kishte tatuazhuar emrin e tij”, thuhet në parashtresë, duke theksuar se këta gishta nuk janë gjetur. Më pas, sipas akuzës, ai i futi mbetjet e copëtuara në një qese për kufomë dhe në një qese mbeturinash dhe “e la trupin e viktimës të dekompozohej në Teslën e tij”.

Prokurorët pretendojnë gjithashtu se ai u ka gënjyer miqve dhe bashkëpunëtorëve që kishin vënë re erën e rëndë të dekompozimit në shtëpinë dhe automjetin e tij.

Read more (Banesa):Pa vaskë e pa kabinë: Trendi i ri është më funksional dhe më i lehtë për mirëmbajtje

Sipas prokurorisë, D4vd ishte personi i fundit që e drejtoi Teslën, të cilën e parkoi pas shtëpisë së tij më 29 korrik 2025, para se të nisej në një turne koncertesh. Seanca paraprake për këtë çështje është caktuar për 26 maj.

Prokuroria thotë se kjo parashtresë është hartuar për të “ndihmuar gjykatën të kuptojë shtrirjen dhe rëndësinë e provave” që pritet të paraqiten në seancën paraprake. D4vd akuzohet për vrasje, abuzim seksual të vazhdueshëm dhe gjymtim të paligjshëm të trupit, ndërsa ndodhet në paraburgim pa mundësi lirimi me kusht. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #Celeste rivas hernandez #D4vd #Foto #Kufoma #Los angeles #Para #paraburgim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ishte duke ecur, 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Laç! Shpëton mrekullisht (EMRI)
  • “S’e njohim Kosovën”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s
  • “S’e njohim Pavarësinë e Kosovës”/ Berisha dënon deklaratën e Zelenskyt: Në kundërshtim të hapur me vendimet e NATO-s. Shqipëria të ndryshojë qëndrim? Kundër agresionit rus në Ukrainë
  • Sherri në burgun e Fierit, zbulohet arma e improvizuar që u përdor gjatë përplasjes! Dyshohet se ‘Licët’ i dërguan mesazh anëtarit të ‘Bajrave’ (FOTO)
  • Trafik i rënduar në Vlorë, radhë automjetesh që në nisje të javës! ‘Transballkanikja’ dhe ‘Lungomarja’ akset më të ngarkuara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta popullore! Aktivisti Arben Kola: Kjo betejë s’ka më kthim pas, do të vazhdojmë deri në shtator. Nuk ka pushime as për Diasporën! 28 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Edi Rama ka dështuar, thirrja ‘Jepe dorëheqjen’ merr kuptim”/ Balliu: Shqipëria u zgjua dhe fjeti me lajme krimi, siguria publike është shndërruar në pasiguri kronike 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama nën një akuzë të rëndë”/ Belind Këlliçi: Kompania fantazëm “GLG Investiment” dhe venezueliani prestanome i Gert Hakës, miq të ngushtë të Olsi Ramës kryen operacione financiare që askush si bën dot… 11 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Në protestë deri në fund”/ Revolta e qytetarit: 13 vitet e fundit morëm dishezën me 200 km/orë. Mbyllëm aktivitetin, qeveri e korruptuar 11 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Politikë Festa kthehet në protestë/ Të rinjtë në Lushnje mbushin sheshin me thirrjet: Rama, jepe dorëheqjen (VIDEO) 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në Korçë, shërbente te Forcat e Armatosura! Autor shoku i fëmijërisë, e ndoqi brenda një pallati! Shpallet në kërkim, blindohet qyteti (EMRI + FOTO) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by