Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump bisedë telefonike për 90 minuta me Putin: Rusia do të shpallë armëpushim me Ukrainën, presidenti i gatshëm të ndihmojë në luftën me Iranin
Aktualitet

Trump bisedë telefonike për 90 minuta me Putin: Rusia do të shpallë armëpushim me Ukrainën, presidenti i gatshëm të ndihmojë në luftën me Iranin

• 30 Prill, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Miqësore, deri në një farë pike. Telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin ka zgjatur një orë e gjysmë dhe, sipas raportit që jep këshilltari i presidentit rus Yuri Ushakov, ka qenë “e hapur, miqësore dhe konkrete”, dhe pothuajse e gjitha e përqendruar në Iran. Putin është futur në rolin e ndërmjetësit dhe ka sjellë një zgjidhje të mundshme për 440 kilogramët e uraniumit të pasuruar që ndodhen ende në duart e pasdaranëve, një nga pikat kyçe për amerikanët. Megjithatë, dy elemente bëjnë të mendohet se biseda mes dy presidentëve ka qenë edhe diçka tjetër, diçka që përkufizimi i butë “i hapur dhe miqësor” nuk e kap me qëllim.

Trump flet për “pasoja jashtëzakonisht të rënda për Iranin, vendet fqinje dhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar” në rast se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli vendosin sërish të përdorin forcën në Lindjen e Mesme. “Ai e konsideron një operacion të mundshëm tokësor në Iran krejtësisht të papranueshëm dhe të rrezikshëm”, thotë Ushakov. Fjalë që përmbajnë një kërcënim, madje jo shumë të fshehur.

Read more (Donald Trump):Mbi një orë bisedë telefonike mes Trump dhe Putin, çfarë diskutuan liderët e dy vendeve?

Pas telefonatës, gjithashtu, Trump, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me ekuipazhin e Artemis II, e ka ndryshuar rendin e ditës së bisedës, duke thënë se ajo është fokusuar “kryesisht në Ukrainë dhe vetëm pak në Iran”. Ai ka konfirmuar se Putin është ofruar të ndihmojë për zgjidhjen e konfliktit me Republikën Islamike, por para gazetarëve ka sqaruar se i është përgjigjur kështu: “Para se të më ndihmosh ti, dua të mbaroj luftën tënde”. Pra atë në Ukrainë, e cila ka hyrë në vitin e pestë, për të cilën Trump është i bindur se fundi është afër dhe se Putin mund të jetë gati për marrëveshje. “Prej kohësh në të vërtetë, por dikush ia ka vështirësuar”.

Telefonata e fundit mes tyre daton më 9 mars të këtij viti, nëntë ditë pas fillimit të fushatës ushtarake kundër Iranit. “Presidenti mendon se vendimi i Trump për të zgjatur armëpushimin është i duhuri, për t’i dhënë mundësi negociatave dhe për të stabilizuar situatën”, shpjegon këshilltari i Putin. Dy liderët kanë folur në detaje edhe për uraniumin e pasuruar në 60 për qind, një nga objektivat kryesorë të komandave ushtarake amerikane. Sipas asaj që ka deklaruar Ushakov për agjencinë Tass, “Putin ka propozuar ide për programin bërthamor iranian”.

Read more (Vladimir putin):“Urrejtja mes Putin dhe Zelenskyt është qesharake”, Trump: Po bisedoj me të dy, po punojmë për situatën në Rusi dhe Ukrainë

Nuk është e qartë për çfarë bëhet fjalë dhe nëse Rusia ka ofruar të marrë uraniumin në dorë dhe ta ruajë. Ditët e fundit, Moska – pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Teheranit, Abbas Araghchi – ishte shprehur e gatshme të transferonte jashtë kufijve iranianë stokun e materialit radioaktiv, të pasuruar në një nivel jo larg atij të nevojshëm për ndërtimin e bombës atomike. Megjithatë, nga komentet e Trump, me atë “së pari diskutojmë Ukrainën”, Shtëpia e Bardhë duket, nëse jo e bezdisur, të paktën e kujdesshme ndaj aktivizmit diplomatik rus në Lindjen e Mesme.

Read more (iran):Trump tha se Irani është mundur, zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Lufta s’ka mbaruar! Media: Bllokada detare do mbahet gjatë për të dobësuar Teheranin

“Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje”, thotë Trump, por duke folur për Ukrainën. Putin dëshiron të shpallë një armëpushim më 9 maj gjatë festimeve për fitoren në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste. Trump e merr meritat si ide të tijën. “Ia kam sugjeruar unë”. Edhe vitin e kaluar Putin kishte propozuar tre ditë armëpushim për festimet, por Kievi e kishte refuzuar. “Presidenti amerikan beson se armëpushimi është afër. Si ai, ashtu edhe Putin kanë shprehur vlerësime për sjelljen e regjimit të Kievit të udhëhequr nga Zelensky, i cili, i nxitur nga evropianët dhe me mbështetjen e tyre, po ndjek një linjë për të zgjatur konfliktin”, deklaron në fund Ushakov, duke rikthyer narrativën e njohur të Kremlinit. E cila me siguri është ripërsëritur nga presidenti i Federatës edhe ndaj Trump./ La Repubblica

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:45

Putin telefonatë me Trump: Jemi gati për një armëpushim me Ukrainën më 9 maj

Presidenti rus Vladimir Putin foli në telefon me homologun e tij amerikan Donald Trump dhe tha se ishte gati të shpallte një armëpushim rreth Ditës së Fitores, 9 maj, raportoi TASS.

Read more (Biseda):Ç’tregojnë në të vërtetë fjalët që themi? Sidomos urrejtja që shprehim…

Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë. “Ata diskutuan një armëpushim në Lindjen e Mesme”, tha Kremlini. Presidenti i SHBA-së Donald Trump beson se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë është afër, tha këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov.

Read more (Izraeli):Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian kërkon pezullimin e marrëveshjes së partneritetit me Izraelin

“Donald Trump beson se një marrëveshje që do t’i jepte fund konfliktit në Ukrainë është tani e afërt”, u tha Ushakov gazetarëve.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Abbas araghchi #Biseda #Donald Trump #iran #Izraeli #Lufta në ukrainë #Operacion #Para #Vladimir putin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Trump mbyll luftën me Iranin, por a dështoi strategjia e SHBA? Analiza e BBC: Marrëveshja po ekspozon kufijtë e fuqisë amerikane
  • Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve
  • Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit?
  • Samiti G7, Zelensky i ofron takim Putinit, Kremlini e refuzon propozimin
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë përfshin dhe pikat kyçe që priten të zbatohen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Botë Negociatorët e Katarit mbërrijnë në Teheran, intensifikohen përpjekjet për finalizimin e marrëveshjes mes SHBA dhe Iranit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by