Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kosova përmirëson renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së
Aktualitet

Kosova përmirëson renditjen në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPM-së

• 30 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë të ditur se Kosova ka shënuar ngritje në Indeksin vjetor të lirisë së medias të Reporterëve pa Kufij, pas rënies alarmante një vit më parë.

Sipas raportit të publikuar këtë të enjte, Kosova renditet në vendin e 84-të në botë, me 55.89 pikë, 3 më shumë se një vit më parë.

“Rregullatori joefektiv i mediave, Komisioni i Pavarur për Media (KPM), ishte subjekt i një reforme legjislative, e cila u shpall jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në raport, i cili njeh punën e gjyqësorit për trajtimin e rasteve të gazetarëve si prioritet, duke tërhequr vëmendjen që shumë gazetarë janë subjekt i padive SLAPP nga grupe biznesesh dhe politikanë.

Read more (Kosova):Kuvendi nuk arriti të zgjedhë presidentin, KQZ propozon datën 7 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare

Raporti vjetor vë në pah se gazetarët vazhdojnë ta bëjnë punën e tyre përkundër sulmeve politike.

“Edhe pse gazetarët me sukses punojnë për t’i mbajtur politikanët përgjegjës, ata vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Edhe pse gazetarët e kanë besimin e shoqërisë, mediat e pavarura dhe gazetarët investigativë janë shumë shpesh target i ofendimeve dhe lajmeve të rreme në media sociale. Ata akuzohen pa të drejtë se ‘punojnë për armikun’, një retorikë që përdoret nga grupe politike dhe religjioze”.

AGK thekson tutje se raporti përmend edhe bojkotin në vitin 2025 nga Qeveria për disa media dhe ndikimin politik në RTK.

Read more (Kpm):​AGK, IKD, Fol dhe Kusari kritikojnë VV-në për zgjedhjen e bordit të RTK-së dhe KPM-së

“Para zgjedhjeve në fillim të vitit 2025, disa media private u targetuan për bojkot nga qeveria, e cila gjithashtu e kërcënoi pavarësinë e transmetuesit publik, RTK”, vlerëson raporti.

“Edhe pse tregu medial në Kosovë është divers, zhvillimi i tij është i kufizuar për shkak të madhësisë së vogël të tij dhe ndarjeve etnike. Liria e medias kërcënohet nga rregullimi politik i saj, paditë SLAPP, qasja e pamjaftueshme në informacion dhe rreziqet për sigurinë e gazetarëve”, përmbledh raporti.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agk #Gjykata #gjykata kushtetuese #Kosova #kosove #Kpm #Liria e mediave #Media sociale #Reporteret pa kufij

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Në 8:30 do takoj KM”/ Publikimi i mesazheve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin, Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore
  • Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
  • Shantazhi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala/ Kuçana: Skandaloze. Kërcënim për politikën e biznesin. Zonja dhe Ergys Agasi kanë regjistruar çdokënd që kanë pasur interes
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 13 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rinasi “bashkon” Ramën me Berishën, kryedemokrati niset për në Këshillin e Europës, kryeministri kthehet nga SHBA (VIDEO) 5 lexime · 14 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by