
Kai Trump, mbesa më e madhe e Donald Trumpit (18 vjeçe), ka folur për komentet negative dhe paragjykimet me të cilat thotë se përballet në publik dhe në internet, vetëm për shkak të mbiemrit që mban.
E ftuar në podcastin “Impaulsive” të Logan Paulit, Kai – vajza e Donald Trump Jr. dhe Vanessa Trump – u shpreh se “gjysma e botës” nuk e pëlqen për shkak të mbiemrit, edhe pse njerëzit, sipas saj, nuk e njohin realisht.
Ajo tha se shpreson që të tjerët t’i japin një mundësi dhe të mos e gjykojnë vetëm nga mbiemri.
Read more (Donald Trump):SHBA-të mund të vendosin raketa hipersonike kundër Iranit për herë të parë
Foto: YouTube
Kai kujtoi edhe një rast kur ishte jashtë dhe një person iu afrua për t’i thënë se gjyshi i saj është “i tmerrshëm”.
Intervista shkaktoi reagime të ndara në rrjete sociale: disa e mbrojtën duke thënë se nuk duhet sulmuar për familjen ku ka lindur, ndërsa të tjerë e kritikuan duke theksuar se mbiemri Trump i ka hapur edhe shumë dyer.
Read more (Internet):Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detajet: Nga specialisti i ‘IT’ tek menaxheri, zinxhiri mashtrues i ndarë me role të qarta. 900 mijë euro të sekuestruara dhe…
Në të njëjtin podcast, Kai tha se politika nuk e intereson dhe se nuk do të kandidonte kurrë për presidente.
Ajo e quajti politikën “shumë të rrezikshme” dhe shtoi se njerëzit do të ishin më të lumtur nëse të dyja palët do të gjenin gjuhë të përbashkët, duke kritikuar ekstremet si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, ndërsa veten e përshkroi si të moderuar. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





