Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu": Kur ish-revolucionari bëhet autokrat
Aktualitet

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu": Kur ish-revolucionari bëhet autokrat

• 30 Prill, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kosova po përballet sërish me të njëjtin modelit politik manipulativ të Albin Kurtit i cili prodhimin e krizës e ka teknikë pushteti, sepse e ka përdorur rregullisht si mjet për të ruajtur dhe zgjeruar sundimin. Duke dashur të kontrollojë kalendarin zgjedhor, vitin e kaluar ai organizoi disa seanca parlamentare e vendime të kontestuara ligjërisht, me vetëdije të plotë se çështjet do të përfundonin në Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi vjet ishte të fitohej kohë dhe të shtyheshin zgjedhjet. Ia doli, u zvarritën dhe më në fund u çuan më 28 dhjetor kur atij i leverdiste më së shumti.

Skema është tashmë lehtësisht e lexueshme edhe për veprimet e djeshme. Krijohet konflikt procedural, prodhohet përplasje juridike, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese, koha konsumohet dhe kalendari zgjedhor spostohet më vonë nga data 7 qershor, kur do të duhej të mbaheshin zgjedhjet. Kësisoj jemi dëshmitarë të rishfaqjes së të njëjtit mekanizëm manipulativ, duke ndërmarrë hapa me kosto të parashikueshme kushtetuese, duke e shtyrë opozitën drejt ankesës ligjore dhe duke futur procesin në një tjetër cikël vonesash. Efekti praktik është zhvendosja e zgjedhjeve drejt një periudhe më të favorshme për interesin elektoral të pushtetit personal të Kurtit.

Read more (Kosova):Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Prençi: S’është faji i Kurtit, opozita të kuptojë që ka rënë nga kali! Haradinaj mund të ishte një figurë përbashkuese si President

Sikurse u vetë-denoncua edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, data e zgjedhjeve nuk është aspak çështje neutrale administrative, por skemë manipulimi elektoral. Data e përzgjedhur me kujdes përcakton nivelin e pjesëmarrjes dhe strukturën e trupës votuese. Në periudhën e verës duke, nisur nga korriku, diaspora hyn masivisht në Kosovë, ndërsa shumë qytetarë rezidentë largohen për pushime ose vizita familjare jashtë vendit (duke nisur nga mesi i qershorit kur fillojnë pushimet e fëmijëve të tyre).

Read more (Albin kurti):Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt

Kjo ndryshon peshën relative të segmenteve elektorale dhe krijon terren të ri politik, sikurse u pa te dallimi mes zgjedhjeve të 9 shkurtit me ato të 28 dhjetorit kur Kurti e thelloi rezultatin. Aq më tepër kur diferenca mes elektorateve është e qartë, rreth 40 përqind mbështetje te banorët e përhershëm dhe 60 përqind te diaspora, pra mbi 20 përqind diferencë. Po ashtu, exit polli i UBO Consulting tregoi se 4.5 përqind e atyre që votuan në Kosovë në 9 shkurt 2025 kishin ardhur nga diaspora ndërsa në 28 dhjetor mërgimtarët përbënin 15,5 përqind të të anketuarve. Banorët e përhershëm kërkojnë rezultate konkrete, shërbime funksionale dhe janë lodhur nga krizat, dështimet e skandalet, ndërsa diaspora shpesh ushqehet më shumë me retorikë identitare e dogmatike dhe ka prirje të mbështesë figura populiste, një fenomen i njohur edhe në rajon ku vota e jashtme ka favorizuar shpesh liderë si Orbani, Vuçiqi, Tuxhmani apo Gruevski.

Pra, caktimi i datës është një inxhinieri elektorale e qëllimshme që përbën një nivel të ri të degradimit të standardit politik dhe kulturës demokratike. Studiuesit e përmendin shpesh që forma më e pandershme, cinike dhe vulgare e ushtrimit të pushtetit është përdorimi i institucioneve jo për të qeverisur, por për të manipuluar rrethanat e garës duke synuar ruajtjen dhe shtimin e kontrollit. Levitski dhe Daniel Ziblatt, autorë të librit Si vdesin demokracitë, theksojnë se “demokracitë moderne rrallë bien me tanke; ato dëmtohen gradualisht nga liderë të zgjedhur që gërryejnë institucionet nga brenda”. Francis Fukuyama, nga ana tjetër, ka paralajmëruar se rënia politike nis atëherë kur institucionet pushojnë së shërbyeri interesit publik dhe kapen nga interesa personale ose partiake. Kur administrata, Parlamenti, Presidenca dhe ritmi kushtetues trajtohen si mjete taktike, shteti fillon të dobësohet ndjeshëm nga brenda ndonëse vazhdon ta mbajë pamjen formale të normalitetit. Pikërisht ky është rreziku kur procedurat përdoren si armë politike dhe shteti vihet në shërbim të një njeriu.

Read more (Para):Akuzohet se tentoi të vriste Trump në darkën me gazetarët/ Del fotoja e autorit pak para sulmit, pozoi para pasqyrës me armë

Dhe, posaçërisht këtu zbulohet thelbi i fenomenit Kurti, rrëshqitja graduale drejt nivelit më të ulët të politikës. Një njeri që e kërkoi pushtetin duke premtuar standarde të reja dhe po përfundon duke përdorur truket më të vjetra të Ballkanit. Erdhi në qeverisje para shtatë vjetësh si udhëheqës anti-sistem ndërsa po përfundon si kopja më e rëndomtë e tij. Ironia më therëse e politikës kosovare është se njeriu që më 29 shtator 2018 mobilizonte turmat me thirrjen “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu” kundër Thaçit, sot është bërë vetë ai njeri që kërkon nënshtrimin e institucioneve ndaj vullnetit të tij. Albin Kurti dikur luftonte kultin e individit sot po e ushqen atë.

Read more (Praktik):Në Kravaricë të Gjilanit prezantohet projekti për mbrojtjen e kulturave bujqësore nga ngricat pranverore

Më absurdja është se Kurti tashmë ka pushtet tejet të madh sikurse nuk e ka pasur ndonjëherë as Thaçi e as Rugova. Ka poste, vota, kontroll, ndikim dhe kapital politik si asnjë lider politik tjetër që nga epoka e Titos. Por, duket se nuk di çfarë të bëjë me to, përveçse të kërkojë edhe më shumë. Në vend që këtë fuqi ta kthente në reforma, zhvillim ekonomik dhe forcim shteti; i gjithë obsesioni i tij duket të jetë vetëm zgjerimi i hegjemonisë politike. Pushteti trajtohet si qëllim në vetvete, jo si instrument për vepra. Pra, Kurti kërkon më shumë pushtet për hir të pushtetit, pa vizion, pa projekt dhe pa rezultat.

Read more (Diaspora):Alban Daci: Diaspora shqiptare, e drejta e votës dhe domosdoshmëria e reformës zgjedhore në një perspektivë kushtetuese dhe europiane

Prandaj, është trishtuese ta shohësh Kosovën të katandiset në këtë nivel. Një vend që ka paguar aq shtrenjtë për liri, pavarësi, demokraci dhe pluralizëm nuk meriton të reduktohet në skena manovrash procedurale, kalkulimesh elektorale dhe etjes së një njeriu për dominim. Historia na ka mësuar se regjimet që vendosin veten mbi ligjin dhe interesin nacional, herët a vonë, shemben nën peshën e gabimeve të veta. Por, pyetja që mbetet është: sa do të jetë kostoja që do të paguajë ky popull derisa të kuptohet se liria në 1999 nuk u fitua për t’a zëvendësuar me një tjetër formë nënshtrimi? /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Adri nurellari #Albin kurti #Diaspora #Kosova #kosove #Moderne #Para #Parlamenti #Praktik

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEOLAJM/ Protestuesit leksion qytetarie! Ndalet “lumi” i qytetarëve, lejohet të kalojë ambulanca
  • “Rama ik!”/ 20 ditë revolucion! “Ndizen” rrugët nga blicet e protestuesve, qytetarët i përshëndesin nga ballkonet
  • PAMJE ME DRON – “Atdheu nuk është në shitje”/ Det protestuesish marshojnë rrugëve të Tiranës, ushton thirrja: Rama jepe dorëheqjen!
  • 2 ditë para protestës së paralajmëruar, hiqet porta metalike dhe gardhi me tela që ishte vendosur në plazhin e Kakomesë
  • LIVE/ “Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 20-të para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Nesër më shumë me diasporën!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by