Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. “Rritja ekonomike në Shqipëri, 3.4%”/ Banka Botërore: Ngadalësim në gjithë rajonin, rrezik rritje inflacioni
Ekonomi

“Rritja ekonomike në Shqipëri, 3.4%”/ Banka Botërore: Ngadalësim në gjithë rajonin, rrezik rritje inflacioni

• 30 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rritja ekonomike e Shqipërisë është rishikuar në ulje nga Banka Botërore, në një kohë kur edhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor po përballet me një ngadalësim.

Në raportin e prillit për politikat industriale, Banka Botërore vlerëson se ekonomia shqiptare pritet të rritet rreth 3.4% në vitin 2026, nga rreth 3.5% një vit më parë, duke reflektuar një ritëm më të moderuar të zhvillimit.

Ky ngadalësim lidhet drejtpërdrejt me faktorë të jashtëm. Banka Botërore thekson se rajoni po ndikohet nga kërkesa e dobët në BE, pasiguria globale dhe tkurrja e investimeve: “Ritmi i zgjerimit ekonomik u ngadalësua në Ballkanin Perëndimor. Konsumi mbeti burimi kryesor i rritjes, por ritmi i tij i zgjerimit u ftoh, ndërsa rritjet e pagave u ngadalësuan dhe flukset hyrëse të turizmit u moderuan.”

Read more (Banka Botërore):Raporti i Bankës Botërore: Potenciali ekonomik i Kosovës i kufizuar nga mungesa e fuqisë punëtore

Ndikimin e konflikteve Banka Botërore e rendit si një faktor kyç rreziku, sidomos në drejtim të inflacionit.

“Një rritje e qëndrueshme e çmimeve të energjisë ka të ngjarë të shtyjë inflacionin më lart në të gjithë Evropën dhe Azinë Qendrore dhe mund të vonojë normalizimin e politikave. Rreziqe të tjera negative rrjedhin nga përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike rajonale, rritja më e dobët në partnerët kryesorë tregtarë, rritja e barrierave tregtare dhe përparimi më i ngadaltë me reformat strukturore”, shkruhet në raportin e Bankës Botërore.

Read more (Banka):Ia refuzuan qasjen në llogarinë e saj, burri nga India nxjerrë nga varri trupin e motrës dhe e çon në bankë për të vërtetuar se ajo është e vdekur

Në nivel rajonal, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor pritet të rriten mesatarisht rreth 3.1% në vitet 2026–2027. Pritshmëritë për rritjen ekonomike për vitin 2026 i kryeson Kosova me 3.7%, pasuar nga Shqipëria, ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut pritet të rriten me 2.9% secila, Serbia me 2.7% dhe në fund Bosnjë dhe Hercegovina me 2.5%.

Lexo edhe
Ekonomi

Qeveria propozon krijimin e rezervave strategjike të naftës, krijohet Autoriteti i ri dhe parashikohet tarifë mbi karburantet

Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Tags: #Banka #Banka Botërore #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Inflacioni #Kosova #Mali #mali i zi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Qeveria propozon krijimin e rezervave strategjike të naftës, krijohet Autoriteti i ri dhe parashikohet tarifë mbi karburantet
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit
  • Rekord parash nga emigrantët, 621 milionë euro në gjashtë muaj, por kursi i këmbimit ua zbeh vlerën
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
Nga të njëjtat tag-e
  • “Dënimet duhet të kundërshtohen”/ Ish-presidenti Meidani: S’mund të heshtim ndaj padrejtësive. Aleatët perëndimore t’i përmbahen parimeve demokratike
  • Dënimi me 81 vite burg për krerët e UÇK-së/ Kreshnik Çollaku zbërthen verdiktin e Hagës: Politikisht do të përdoret nga Serbia, por juridikisht u certifikua pastërtia e luftës
  • “Ditë e trishtuar për shqiptarët”, Meta për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së: Kosova bëri luftë të shkëlqyer për çlirim
  • FOTO-VIDEO/ “Liri për Çlirimtarët”! Numërimi mbrapsht në Hagë, orët e fundit para vendimit për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
  • “Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë”/ Berisha: Nesër ditë e veçantë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Qeveria propozon krijimin e rezervave strategjike të naftës, krijohet Autoriteti i ri dhe parashikohet tarifë mbi karburantet

Këshilli i Ministrave ka miratuar më 16 shtator projektligjin “Për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të…

• 6 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Shqipëria po i afrohet një prej sfidave më të rëndësishme të viteve të ardhshme jo vetëm anëtarësimit në…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Rekord remitancash në 6 muaj, emigrantët ju dërguan familjeve rreth 621 milionë euro në gjysmën e parë të vitit

Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by