
Donald Trump ka kritikuar ashpër kancelarin e Gjermanisë, duke thënë se ai duhet të përqendrohet më shumë në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilën e ka cilësuar si një fushë ku kancelari ka qenë “plotësisht joefektiv”.
Sipas presidentit amerikan, Friedrich Merz po neglizhon problemet e brendshme të vendit, veçanërisht çështjet e emigracionit dhe krizës energjetike që po prekin ekonominë gjermane.
Ai gjithashtu e ka akuzuar kancelarin për përfshirje dhe ndërhyrje në çështjet ndërkombëtare që lidhen me përpjekjet për të neutralizuar kërcënimin bërthamor të Iranit.
Read more (Donald Trump):SHBA-të po 'studiojnë' nëse do të zvogëlojnë trupat në Gjermani, thotë Trump
Trump ka theksuar se veprimet kundër programit bërthamor iranian po kontribuojnë në rritjen e sigurisë globale.
Sipas tij, kjo qasje e bën botën më të sigurt, përfshirë edhe Gjermaninë, ndërsa ka kërkuar që Berlini të fokusohet më shumë në sfidat e veta të brendshme.
Read more (Friedrich Merz):Trump “hakmerret” ndaj Merz, presidenti kërcënon me tkurrjen e trupave amerikane në Gjermani
Ndryshe, partia e presidentit amerikan botërisht mbështet partinë ekstreme gjermane, AFD kundërshtare e Merzit. /Telegrafi/






