Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gratë në tregun e punës në Kosovë, nga 24% aktive vetëm 19% të punësuara – Saxhide Mustafa kërkon veprime urgjente
Aktualitet

Gratë në tregun e punës në Kosovë, nga 24% aktive vetëm 19% të punësuara – Saxhide Mustafa kërkon veprime urgjente

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve vëmendja rikthehet tek të drejtat në punë dhe sfidat me të cilat përballen qytetarët, veçanërisht gratë në Kosovë.

Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave të Kosovës, Saxhide Mustafa në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se përkundër përparimeve të viteve të fundit, pjesëmarrja e grave në tregun e punës mbetet jashtëzakonisht e ulët.

Sipas saj, vetëm rreth 19 për qind e grave janë të punësuara, ndërsa rreth 76 për qind mbeten jashtë tregut të punës.

“Gratë përballen me barriera të shumta që nuk po adresohen nga politikëbërësit”, u shpreh Mustafa.

Ajo veçoi mungesën e çerdheve dhe qendrave të kujdesit si një nga pengesat kryesore, duke bërë që shumë gra të mbeten të lidhura me përgjegjësitë familjare.

Po ashtu, problem mbetet edhe mungesa e transportit të rregulluar dhe kushteve të sigurta në punë.

Mustafa ngriti shqetësimin edhe për diskriminimin në punësim, ku gratë ende pyeten për statusin martesor dhe planifikimin familjar gjatë intervistave të punës.

Read more (Ekonomi):Irani pëson goditje të rëndë në ekonomi – Pakistani i del në ndihmë

Një tjetër problem i theksuar është mungesa e zbatimit të Ligjit të Punës dhe mungesa e një fondi për sigurime shoqërore, që do të mbulonte lejen e lehonisë dhe atë prindërore.

“Politikëbërësit duhet të marrin përgjegjësi konkrete. Ky është borxh ndaj qytetarëve që paguajnë taksa”, theksoi ajo.

Ndër rekomandimet kryesore, ajo përmendi: rritjen e kapaciteteve të kujdesit për fëmijë, reformimin e Ligjit të Punës, fuqizimin e inspektoratit dhe krijimin e kushteve më të sigurta në vendin e punës.

Sipas saj, Kosova vazhdon të përballet me një nivel të ulët të pjesëmarrjes së grave në ekonomi, ku vetëm rreth 24% janë aktive në tregun e punës, ndërsa vetëm 19% janë realisht të punësuara.

Një dimension tjetër problematik siç tha ajo është korniza ligjore dhe zbatimi i saj.

Mustafa theksoi se Ligji aktual i Punës vazhdon të mos ofrojë zgjidhje adekuate për lejen prindërore dhe shpërndarjen e barrës së kujdesit mes prindërve.

Read more (Kosova):Marshi i servilëve mbi rrënojat e ligjit

Po ashtu, mungesa e një fondi funksional të sigurimeve shoqërore siç tha ajo “krijon pasiguri për punëtorët, veçanërisht në sektorin privat”.

Mustafa thekson gjithashtu se diskriminimi gjinor vazhdon të jetë i pranishëm, si në procesin e rekrutimit ashtu edhe në vendin e punës, përfshirë rastet e ngacmimit dhe mungesës së sigurisë.

Një paradoks i theksuar në këtë kontekst është fakti se rreth 65% e të diplomuarve janë gra, ndërkohë që pjesëmarrja e tyre në tregun e punës mbetet shumë e ulët.

Në aspektin institucional, Mustafa tha se nevojitet një qasje më e koordinuar ndërmjet qeverisë, komunave dhe sektorit privat.

“Rekomandimet kryesore përfshijnë: krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit për fëmijë, reformimin e Ligjit të Punës dhe përfshirjen e lejes prindërore, funksionalizimin e fondit të sigurimeve shoqërore, fuqizimin e inspektoratit të punës, dhe rritjen e organizimit sindikal në sektorin privat”, tha ndër tjera Mustafa. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maji #Dita nderkombetare e punes #Dita nderkombetare e punetoreve #Ekonomi #Forumi ekonomik i grave #Grate ne tregun e punes #Kosova #kosove #Ministria e punes dhe familjes #Qeveria e kosoves #Saxhide mustafa #Sektori privat #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vijon i nxehti përvëlues, sot priten temperatura deri në 39 gradë celsius (VIDEO)
  • Shëtiste me armë me vete në Lungomare të Vlorës, vihet në pranga një person (VIDEO)
  • “Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi
  • Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet
  • Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug! Shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Llogara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 9 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by