Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bllokon një rrugë në Prishtinë: Punëtorët përballen me jetë gjithnjë e më të pajetueshme
Aktualitet

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bllokon një rrugë në Prishtinë: Punëtorët përballen me jetë gjithnjë e më të pajetueshme

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në Ditën Ndërkombëtare të Punës e shënuan me një bllokadë në rrugë për siç thanë “për të kumtuar të vërtetën e klasës tonë punëtore”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se punëtorët sot përballen me jetë që po bëhet çdo herë e më e pajetueshme, duke kryer punë të shumëfishta, pa siguri sociale, me çmime të papërballueshme.

Read more (Njoftim):Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vjetësh

Po ashtu në njoftim thuhet se: “Gratë amvise që e kryejnë punën kyçe që e mundëson shfrytëzimin kapitalist mbesin të stërlodhura e pa të ardhura bazë, pensionistet/ët marrin lëmosha që as barnat nuk ua mbulojnë, punëtorët/et në sektorin privat keqpaguhen, keqtrajtohen e edhe vriten në vendin e punës, personat e etnive të racializuara keqtrajtohen e përjashtohen, gratë punëtore abuzohen seksualisht, shtypen shumëfish, personat queer shpesh përjashtohen komplet prej tregut, personat neurodivergjentë e me aftësi të kufizuara ose keqpërdoren, ose shndërrohen në kartë të marketingut korporativ që i shfrytëzon kapitali për fitim”.

Për më shumë lexoni njoftimin e Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist:

Read more (Para):Lufta dhe bllokada amerikane po tronditin ekonominë e Teheranit, monedha e Iranit shënon rënie rekord

Majin sot e nisëm me bllokadë në rrugë për të kumtuar të vërtetën e klasës tonë punëtore: ne punojmë për ta ndërtuar një shtet që nuk na përket neve, por kapitalistëve në publik e privat. Jemi ne dhe shumë para nesh që kanë ndërtuar të mirat që sot na vidhen dhe përdoren kundër nesh, duke na mbajtur shumë prej nesh veç me trosha buke e lëmoshë, në një ekonomi që po rritet me djersën e gjakun e punëtorëve/eve, për të na varfëruar edhe më tej shumicën prej nesh.

Read more (Ekonomi):"Ëndrrat nuk jua paguajnë qiranë", aktorja Emily Blunt i zemëron njerëzit me këshillat e saj për punën

Punëtorja e punëtori sot përballet me jetë që po bëhet çdo herë e më e pajetueshme, duke kryer punë të shumëfishta, pa siguri sociale, me çmime të papërballueshme, shpërfillje shtetërore e shfrytëzim privato-publik. Gratë amvise që e kryejnë punën kyçe që e mundëson shfrytëzimin kapitalist mbesin të stërlodhura e pa të ardhura bazë, pensionistet/ët marrin lëmosha që as barnat nuk ua mbulojnë, punëtorët/et në sektorin privat keqpaguhen, keqtrajtohen e edhe vriten në vendin e punës, personat e etnive të racializuara keqtrajtohen e përjashtohen, gratë punëtore abuzohen seksualisht, shtypen shumëfish, personat queer shpesh përjashtohen komplet prej tregut, personat neurodivergjentë e me aftësi të kufizuara ose keqpërdoren, ose shndërrohen në kartë të marketingut korporativ që i shfrytëzon kapitali për fitim. Pra, shumica dërrmuese, jetojmë dhe punojmë në kushte që na tëhuajësojnë nga qenësia, puna dhe komuniteti jonë. Ne po jetojmë për të punuar për shefat dhe pushtetin politik, në një ekonomi e cila çdo herë e më shumë po bëhet më e egër, më ndëshkuese dhe më zhvatëse. Krejt kjo, falë partneritetit të shtetit me kapitalin që bashkë funksionojnë për të na shtypur dhe shpartalluar.

Për ne Kosova, e ndërtuar prej djersës punëtore, po bëhet çdo ditë e më shumë parajsa e pushtetarëve e kapitalistëve e ferri ynë. Frytet e punës tonë dhe të tjerave/ëve para nesh nuk po i gëzojmë ne, por një pakicë e pushteteve që kanë lidhur aleancë për të shtruar zullumin kundrejt nesh me qëllim të grumbullimit kapitalist.

Read more (Komuniteti):Sulm me thikë në Londër, dy persona të plagosur në zonën hebraike! Keir Starmer: Ngjarje rrëqethëse!

Sot, ne si klasë jemi e stërlodhur, copëtuar e subjekte të tentativave depolitizuese që vijnë prej lart dhe që duan të na mbajnë të hutuar, të rraskapitur, të varfër dhe të pashpresë. Nëpërmjet këtij breshëri sulmesh po lulëzojnë pushteti e kapitali që na shndërrojnë në mjete rritjeje e pasurimi, duke na zhveshur nga njerëzia dhe dinjiteti ynë.

Read more (Kosova):Serbia bllokon fondet për shqiptarët e Luginës, Qeveria: Kemi njoftuar BE-në dhe ndërkombëtarët

Sot, ne e kemi suspenduar protestën si grumbullim simbolik si pikë reflektimi për të instituar ta kthejmë materialen dhe potencialin ndryshues të protestës, si rezistencë e jona ndaj tentativave për depolitizim të protestës dhe shndërrimit të saj në shëtitje simbolike që më së shumti alienon punëtoren/in që është në qoshe të sistemit. Këtë 1 Maj kumtojmë që është koha që protesta të paraqes prapë rrezik për pushtetin. Për ta bërë këtë, na duhet të besojmë te ndryshimi dhe forca e organizimit tonë si klasë punëtore të të gjitha sektoreve./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maji #Dita nderkombetare e punes #Ekonomi #Kolektivi për mendim dhe veprim feminist #Komuniteti #Kosova #Njoftim #Para #prishtine #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ekonomi llaçi dhe tullash”/ Tabaku: Modeli i qeverisë ka sjellë çmime të larta, emigrim dhe rënie prodhimi
  • Harta e re e PS ‘shkrin’ 15 bashki, protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët: Thellohet shpopullimi, na rrezikohen shërbimet
  • “Rama i ka ditët e numëruara”/ Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive, kërkesë e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit
  • Vila 15 mln euro në Itali, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Nuk deklaroi 4 mln € investim, as ndryshimin e sipërfaqes. Formalizoi miliona euro të tjera pa faktuar origjinën
  • Zjarrfikësit në betejë me flakët gjatë natës në jug! Shuhet pas 8 orësh zjarri në Gjirokastër, vihet nën kontroll edhe vatra në Llogara (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 24 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë U emërua në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit/ “Jam demokrate, por jo me PD!”, Jola Hysaj: Çfarë më mbeti në mendje nga takimi me Ramën. Kush do të më mallkojë, e ngushëlloj 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 17 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 14 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë Bashkia e tij cilësohej si bastion i majtë, por i dha ‘shuplakë’ Ramës/ Qytetari nga Poliçani: S’kemi ujë e rrugë! Ma shpallën të vdekur nënën e gjallë 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 9 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by