Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Ëndrrat nuk jua paguajnë qiranë", aktorja Emily Blunt i zemëron njerëzit me këshillat e saj për punën
Aktualitet

"Ëndrrat nuk jua paguajnë qiranë", aktorja Emily Blunt i zemëron njerëzit me këshillat e saj për punën

• 30 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktorja Emily Blunt, gjatë turneut promovues për filmin “The Devil Wears Prada 2”, ka ndarë një këshillë karriere që ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, sidomos në kontekstin e situatës aktuale ekonomike. Deklarata e saj, e dhënë në një intervistë për Betches, hapi debat rreth privilegjit të personazheve të famshëm dhe realitetit me të cilin përballen shumica e njerëzve, shkruan BuzzFeed.

E pyetur se çfarë do t’u këshillonte grave që janë të pakënaqura me punën e tyre, Blunt – e cila në filmin e parë luante rolin e një asistenteje që mezi ia del financiarisht dhe përballet me presion e trajtim të keq në vendin e punës – fillimisht u përgjigj me shaka, duke pëshpëritur: “Jepni dorëheqjen… Jo”. Më pas ajo vijoi me një përgjigje më serioze.

“Thjesht gjeni diçka që, thellë brenda vetes, dëshironi ta bëni”, tha ajo. “Edhe nëse nuk fitoni para prej saj, për sa kohë e doni, do të jeni të lumtur”.

Read more (Emily blunt):"The Devil Wears Prada" synon një fitim fillestar prej 162 milionë eurosh në nivel global

Emily Blunt (Foto: Getty Images)

Për shumë njerëz, kjo këshillë u duk e rëndë për t’u pranuar, sidomos në një kohë kur shumëkush po përballet me një ekonomi të pasigurt dhe me rritje të vazhdueshme të kostos së jetesës. Për ta, lënia e punës pa siguri financiare mund të ketë pasoja serioze dhe afatgjata.

Në Reddit u zhvillua një diskutim i gjerë, ku shumë përdorues nuk u pajtuan me deklaratën: “Në këtë ekonomi?”, “Realiteti është që, nëse s’të pëlqen puna, idealja është të largohesh – por nëse të duhen paratë, gjej fillimisht një punë tjetër e pastaj jep dorëheqjen”, “Shpresat dhe ëndrrat nuk paguajnë qiranë”, “Pyetje e keqe për një person të pasur”, ishin disa nga komentet.

Read more (Devil wears prada 2):Sydney Sweeney mbetet jashtë The Devil Wears Prada 2, skena e saj hiqet nga filmi

Disa përdorues treguan edhe mënyrën se si ata e menaxhojnë pakënaqësinë në punë: “I them vetes se ata janë me fat që më kanë mua, dhe unë jam me fat që kam një karrierë”, shkroi njëri. Një tjetër shtoi: “Kur çmendem në punë, thjesht përsëris ‘E dua punën time’ pa pushim, ashtu si Emily në atë skenë. Ndihmon”.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën Blunt, duke theksuar se ndoshta ajo duhej të ishte më e kujdesshme me fjalët në intervistë: “Nuk besoj se Emily e kishte me të keq. U përpoq të përgjigjej sa më mirë”, “Nuk ka përgjigje që nuk do ta nxiste ekipin ‘ajo është e privilegjuar’”.

Read more (Rrjetet sociale):Tufa masive meduzash mbulojnë detin në Gjirin e Triestes/ Alarm për peshkimin dhe ndryshimet klimatike, bllokohet lëvizja e mjeteve lundruese

“Nuk ka asgjë që mund të thoshte e që të mos tingëllonte ose e çuditshme, ose e parëndësishme për filmin”, shkroi një person në Reddit. “Imagjinoni të thoshte se duhet të duroni sepse ju duhen paratë. Ose, në anën tjetër, të lini punën dhe të ndiqni ëndrrën. S’mund ta imagjinoj një përgjigje që do të ishte e ‘duhur’ dhe njëkohësisht do t’i përshtatej këtij lloj intervistimi”. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Devil wears prada 2 #Ekonomi #Emily blunt #Foto #Para #Rrjetet sociale #Siguri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin