Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "The Devil Wears Prada" synon një fitim fillestar prej 162 milionë eurosh në nivel global
Aktualitet

"The Devil Wears Prada" synon një fitim fillestar prej 162 milionë eurosh në nivel global

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Njëzet vjet pasi filmi origjinal fitoi publikun në mbarë botën, vazhdimi i historisë së famshme të modës “The Devil Wears Prada” rikthehet në kinema me pritshmëri të larta dhe parashikime ambicioze për të ardhurat.

Kur u publikua në vitin 2006, “The Devil Wears Prada” – një komedi e mprehtë e vendosur në botën e modës – ishte menduar si një alternativë e lehtë përballë hitit të atëhershëm me superheronj, “Superman Returns”.

Tani, 20 vjet më vonë, nuk ka dyshim se Miranda Priestly dhe ekipi i saj janë atraksioni kryesor në arkat e biletave. Vazhdimi i shumëpritur, “The Devil Wears Prada 2”, synon një hapje masive prej 75 deri në 80 milionë dollarë (rreth 69–74 milionë euro) në rreth 4,100 kinema në Amerikën e Veriut.

Read more (komedi):Pasi Izraeli e futi në listë të zezë, reagon komediani egjipto-amerikan Bassem Youssef: Keni shansin e fundit për të më parë gjallë para se të më vrasin

Madje, disa parashikime flasin për shitje biletash që mund të shkojnë në gati 90 deri në 100 milionë dollarë (rreth 83–92 milionë euro), duke u mbështetur te popullariteti i vazhdueshëm i filmit të parë, si dhe te performanca e fundit më e mirë se pritjet e filmit “Michael”. Fundjavën e kaluar, “Michael” – filmi biografik muzikor për Michael Jackson – pritej të hapte me 70 milionë dollarë (rreth 64 milionë euro), por përfundoi duke i tejkaluar ndjeshëm pritjet me 97.2 milionë dollarë (rreth 89 milionë euro).

Sipas projeksioneve, “The Devil Wears Prada 2” pritet të sigurojë edhe rreth 100 milionë dollarë (rreth 92 milionë euro) nga tregjet ndërkombëtare, duke e çuar totalin global të fundjavës në afërsisht 175 deri në 190 milionë dollarë (rreth 161–175 milionë euro).

Disney, përmes 20th Century Studios, ka shpenzuar bujarisht për vazhdimin, i cili raportohet se është prodhuar me rreth 100 milionë dollarë (rreth 92 milionë euro), pa përfshirë buxhetin global të marketingut. Për krahasim, filmi i parë kushtoi rreth 40 milionë dollarë (rreth 37 milionë euro).

Read more (Devil wears prada 2):Lady Gaga mahnit në premierën e "The Devil Wears Prada 2", këngëtarja shkroi kolonën zanore të filmit

Investimi i Disney në “më shumë Prada” duket se mund të rezultojë një lëvizje e qëlluar, pasi vazhdimi pritet ta kalojë fitimin e filmit origjinal brenda vetëm pak javësh.

Filmi i parë u hap me 27.5 milionë dollarë (rreth 25 milionë euro) në Amerikën e Veriut dhe e përfundoi shfaqjen në kinema me 125 milionë dollarë (rreth 115 milionë euro) në tregun vendas, si dhe 326 milionë dollarë (rreth 300 milionë euro) në rang global. Me replika që u bënë të famshme e të cituara pafund dhe me një kast yjor që në atë kohë po ngjitej drejt A-listës, “The Devil Wears Prada” u shndërrua në një film kult.

Read more (Michael jackson):Reagimet ndaj filmit të ri biografik të Michael Jackson po vërshojnë, kritikët thonë se është "i shkëputur nga realiteti"

Në vazhdim rikthehen Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci, bashkë me regjisorin e filmit të parë David Frankel dhe skenaristen Aline Brosh McKenna.

Pjesa e dytë vijon historinë e Andy Sachs (Hathaway), e cila rikthehet në revistën Runway si redaktore rubrike, dy dekada pasi kishte punuar si asistente e kryeredaktores së frikshme Miranda Priestly (Streep).

– YouTube youtu.be

Redaktorja e Vogue, Anna Wintour, konsiderohet si frymëzimi i personazhit të Streep. Edhe pse ajo më parë kishte mohuar se ishte përdorur si model për personazhin në filmin e parë, këtë herë Wintour duket se e ka pranuar lidhjen e saj me gjithçka që lidhet me “Prada”, madje ka pozuar në kopertinën e revistës së saj pranë Streep, me sloganin: “Kur Miranda takoi Annën…”.

Read more (Meryl streep):Lady Gaga mahnit me fustanin e zi në premierën e ‘The Devil Wears Prada 2’ – ylli shkëlqen krah Anne Hathaway dhe Meryl Streep në tapetin e kuq

Ndërkohë, pritet që filmi “Michael” të mbetet i fortë edhe në fundjavën e dytë, me 45 deri në 50 milionë dollarë (rreth 41–46 milionë euro), një rënie prej rreth 50–55%. Deri tani, filmi i Lionsgate ka arkëtuar 104.9 milionë dollarë (rreth 96 milionë euro) në tregun vendas dhe 226 milionë dollarë (rreth 208 milionë euro) në rang global.

Në të njëjtën kohë, edhe filma të tjerë – përfshirë animacionin e Universal “Super Mario Galaxy Movie” dhe epikun fantastiko-shkencor “Project Hail Mary” me Ryan Gosling – pritet të vazhdojnë të tërheqin publikun në kinema. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anne hathaway #Devil wears prada 2 #Emily blunt #Filma #komedi #Meryl streep #Michael jackson #Stanley tucci

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “37 projekte, paratë shqiptare kaluan te të huajt”, Joni Shanaj: Fondi duhet të mbështesë autorët shqiptarë
  • Flamur Noka jep alarmin: Kreu i SHISH i zhytur në kartelet e krimit, siguria kombëtare ka rënë. S’bëj profeci, por Vlora Hyseni mund të mos kthehet nga Azerbajxhani
  • Kinemaja e hapur në Sarandë, shfaqen filma artistike! Prodhime të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
  • Arrestohet ‘si nëpër filma’, 32-vjeçari rrethohet nga policia në Tiranë dhe nxirret nga makina në 5 sekonda! I gjendet pistoleta pa leje dhe 15 800 euro (EMRI+VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 2 lexime · 7 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 2 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin