Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “37 projekte, paratë shqiptare kaluan te të huajt”, Joni Shanaj: Fondi duhet të mbështesë autorët shqiptarë
Politikë

“37 projekte, paratë shqiptare kaluan te të huajt”, Joni Shanaj: Fondi duhet të mbështesë autorët shqiptarë

• 26 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Regjisori Joni Shanaj ka ngritur akuza të forta për mënyrën se si është përdorur fondi publik për kinematografinë shqiptare, duke kundërshtuar edhe ndryshimet e propozuara në projektligjin e ri. I ftuar në “Kjo Javë” në News24, Shanaj u ndal te ligji i vitit 1996 për kinematografinë, për të cilin tha se kishte si qëllim krijimin e një fondi që do të mbështeste filma me vlera artistike dhe kulturore shqiptare.

“Ligji i vitit 1996 krijoi një buxhet, një fond për filmat cilësorë, për filmat që kishin vlerë kulturore. Ky fond administrohej nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, tha ai.

Read more:“Përmbyseni sistemin autokratik”, profesor Lush Susaj thirrje qytetarëve: Mbushni sheshet e lirisë, hiqni këto plaçkitës të paskrupullt

Sipas Shanajt, gjatë 25 viteve të fundit fondet janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt projekteve me regjisorë dhe bashkëprodhues të huaj. “Për 25 vjet, gjithmonë e më shumë ky buxhet ka shkuar te regjisorë të huaj, te filma të huaj. Dhe kjo është bërë një praktikë”, deklaroi regjisori. Ai përmendi edhe projektet e cilësuara si “minority co-productions”, duke pretenduar se në këtë skemë janë miratuar 37 projekte.

Read more:Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës, 3 në pranga

“Janë 37 projekte të miratuara si ‘minority co-productions’. Prodhuesit shqiptarë marrin nga fondi rreth 70 milionë lekë të vjetra dhe pastaj këto para kalojnë te bashkëprodhuesit e huaj”, tha Shanaj. Sipas tij, në një pjesë të këtyre projekteve bëhet fjalë për bashkëpunime me Kosovën, ndërsa ai ngre pyetjen se sa përfitojnë realisht autorët shqiptarë nga këto financime. “Unë nuk e kuptoj se çfarë i mbetet autorit shqiptar nga kjo. Fondi shqiptar duhet të jetë për të mbajtur gjallë autorin shqiptar. Dhe kjo duhet të nisë nga skenaristi”, u shpreh ai.

Read more:U kapën duke trafikuar 5 kg drogë drejt Durrësit, lihen në burg dy anëtarët e grupit kriminal në Kamëz

Shanaj kritikoi edhe projektligjin e ri, duke pretenduar se disa praktika që janë ndjekur ndër vite tashmë synohet të futen në kuadrin ligjor. “Ajo që është bërë si praktikë po përpiqet të kthehet në ligj. Dhe ndryshimi i përkufizimit të filmit shqiptar e bën shumë më të lehtë futjen e regjisorëve dhe skenaristëve të huaj në projektet që financohen nga fondi shqiptar”, deklaroi regjisori. Ai kërkoi që të hetohet mënyra se si është administruar fondi i kinematografisë ndër vite. “Duhet parë se çfarë ka ndodhur në këto 25 vite. Nuk është vetëm çështje parash. Është çështje e meritokracisë dhe e mënyrës se si janë marrë vendimet”, përfundoi Joni Shanaj.

Lexo edhe
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Tags: #Filma #jetë #Para #shqiptar #Vlera

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 24 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by