Partia Demokratike thotë se një raport i Bashkisë së Tiranës, evidenton nivelet alarmante të ndotjes së ajrit në kryeqytet. Përgjegjësia sipas anëtarit në këshillin bashkiak Xhonatan Pano, është politike, ndaj PD do kërkojë hetim për burimet e ndotjes në afër, që sipas tij lidhen kryesisht me betonizimin e qytetit.
Deklarata e plotë e Xhonatan Panos
“Të nderuar qytetarë, Prej vitesh, Partia Demokratike ka denoncuar një të vërtetë të hidhur për Tiranën: kryeqyteti ynë nuk po zhvillohet për qytetarët, por po shfrytëzohet kundër tyre. Prej vitesh kemi denoncuar betonizimin pa kriter, trafikun e rënduar, kantieret pa kontroll, mungesën e transportit publik dhe shkatërrimin e cilësisë së jetës në Tiranë.
Read more (Partia Demokratike):U refuzua në garën e PD, Ervin Salianji: Partia po trajtohet si pronë personale
Për vite me radhë, Bashkia i ka quajtur këto denoncime ‘politikë’. Por sot nuk është më vetëm opozita që flet. Sot flet vetë dokumenti i Bashkisë së Tiranës. Dhe e thotë qartë: Tirana nuk merr frymë, por ajër të ndotur, shumë herë mbi normat e lejuara. Në dokumentin e vet zyrtar, Bashkia pranon nivele alarmante të PM10, PM2.5 dhe plumbit në pika kyçe të qytetit.
Le ta themi thjesht, që ta kuptojë çdo qytetar. PM10 është pluhuri i imët që qytetarët e thithin çdo ditë nga trafiku, nga rrugët e bllokuara, nga kantieret, nga ndërtimet dhe nga qyteti i kthyer në një kantier të pafund. Sipas dokumentit, në pika kyçe të Tiranës, PM10 arrin 102.8 mikrogramë për metër kub. Norma nga OBSH është 15 mikrogramë për metër kub.
Read more (PD):Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha
Pra, PM10 del thuajse 7 herë mbi normat e OBSH. PM10 nuk është thjesht pluhur që ndot xhamat apo rrugët. Ai futet në rrugët e frymëmarrjes dhe përkeqëson astmën, bronkitin dhe sëmundjet respiratore. Pastaj kemi PM2.5, grimcat edhe më të rrezikshme. Ato janë aq të imëta sa futen thellë në mushkëri dhe lidhen me probleme serioze të frymëmarrjes dhe të zemrës.
Sipas të njëjtit document, në pika kyçe të Tiranës, PM2.5 arrin 70.7 mikrogramë për metër kub. Norma vjetore është 5 mikrogramë për metër kub. Pra, PM2.5 del 14 herë mbi normë. Edhe më alarmant është plumbi. Plumbi në ajër është një kërcënim serioz për shëndetin publik, sidomos për fëmijët. Ai lidhet me dëmtime të sistemit nervor, probleme në zhvillim dhe pasoja afatgjata për shëndetin.
Read more (Qyteti):Aktivitetet kulturore/ ‘Simfonia e Qelqit’ te ‘Reja’! Koncert premierë kushtuar kompozitorit Shpëtim Kushta në Universitetin e Arteve
Dhe çfarë thotë dokumenti i Bashkisë? Në pika kyçe të Tiranës, niveli i plumbit arrin 3.51 mikrogramë për metër kub. Norma është 0.5 mikrogramë për metër kub. Pra, 7 herë mbi normë. Kjo nuk është më thjesht ndotje, por kërcënim për shëndetin publik. Eshtë kambanë alarmi për çdo prind në Tiranë. Kush mban përgjegjësi? Kush e ka drejtuar Tiranën këto 12 vite? Kush i ka firmosur lejet e ndërtimit? Kush e ka kthyer çdo cep të qytetit në kantier?
Kush i ka shtuar kullat, por nuk ka shtuar rrugët? Kush ka folur për qytet të gjelbër? Kush premtoi transport publik modern, por la qytetarët në trafik, pluhur dhe ajër të ndotur? Përgjegjësia është politike. Dhe përgjegjësia i takon atyre që kanë 12 vite që drejtojnë Tiranën. Prandaj sot, nga selia e Partisë Demokratike, kërkojmë masa të menjëhershme.
Read more (opozita):Molliqaj: Në pesë vitet e fundit ka munguar opozita, PSD do të jetë alternativë e vërtetë
Së pari, publikim të përditshëm të cilësisë së ajrit në çdo zonë problematike të Tiranës. Së dyti, kontroll të menjëhershëm të çdo kantieri ndërtimi. Së treti, hetim të menjëhershëm për burimet e plumbit në ajër. Së katërti, plan emergjent për trafikun dhe transportin publik. Së pesti, përgjegjësi politike. Partia Demokratike nuk do ta lërë këtë çështje të mbyllet me një raport. Ne do ta ndjekim në Këshillin Bashkiak. Do ta ndjekim në institucione. Do ta ndjekim publikisht, çdo ditë”





