Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Një parti kërkon që në Zvicër të ndalohet të jetojnë më shumë se 10 milionë njerëz – më 14 qershor vendos populli
Aktualitet

Një parti kërkon që në Zvicër të ndalohet të jetojnë më shumë se 10 milionë njerëz – më 14 qershor vendos populli

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mes viteve 2011 dhe 2024 në Zvicër kanë ardhur 2,5 milionë njerëz; gati 90 për qind e tyre janë nga vendet e Bashkimit Europian. Shumica prej tyre janë të kërkuar nga ekonomia zvicerane. Sipas statistikave zyrtare çdo vit në Zvicër vijnë nga 70 mijë njerëz nga bota e jashtme. Në vitin 2025 në Zvicër janë trajtuar 31’223 kërkesa për azil. Vetëm 7382 kërkesa janë miratuar. Përveç kësaj, çdo vit rreth 40’000 persona emigrojnë në Zvicër në kuadër të bashkimit familjar.

Qëllimi i nismës së partisë SVP është që popullsia rezidente e përhershme të mos e kalojë kufirin prej 10 milionë banorësh para vitit 2050. Zvicra tani i ka 9,1 milionë banorë. Në rast se më 14 qershor shumica e qytetarëve zviceranë me të drejtë vote e pranojnë iniciativën në referendum, atëherë qeveria do të jetë e obliguar që të ndërmarrë masa kundër emigracionit sapo numri i banorëve të arrijë 9,5 milionë. Masat do të përfshinin kufizimin e numrit të azilkërkuesve që do pranoheshin dhe bashkimin familjar.

Read more (Zvicër):Trajneri i Hoffenheimit e çon në qiell Avdullahun: Është shumë i sigurt me top

A do të jenë të prekur edhe shqiptarët nëse nisma për kufizimin e popullsisë do të miratohet? Ka gjasa, nëse nisma kalon në referendum dhe zbatohet me përpikëri ashtu siç është shkruar. Megjithatë, ekspertët e të drejtës ndërkombëtare dhe të migracionit thonë se zbatimi do të jetë i vështirë. Për shembull: si do të sillen autoritetet nëse një shqiptare nga Kosova me qëndrim të përhershëm në Zvicër do të fejohet me një djalë në Kosovë dhe kërkon bashkim familjar, por numri i popullsisë ka kaluar 9,5 milionë banorë apo i është afruar 10-milionëshit?

Read more (ekonomia):“Rritja ekonomike në Shqipëri, 3.4%”/ Banka Botërore: Ngadalësim në gjithë rajonin, rrezik rritje inflacioni

Ka edhe një problem tjetër edhe më të madh. Miratimi i kësaj nisme mund të shkaktojë tensione me Bashkimin Europian, i cili – thënë thjeshtë – ka këtë marrëveshje me Zvicrën: ndonëse vend joanëtar, Zvicra, nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale, ka qasje pothuaj të plotë në tregun e përbashkët të BE-së. Për mirëqenien e Zvicrës dhe ekonominë e saj të orientuar nga eksporti kjo qasje është thelbësore. Nga ana tjetër Zvicra ka qenë e shtyrë nga Brukseli të hapë tregun e punës për shtetas të BE-së.

Read more (Para):Trump heq tarifat për uiskin pas vizitës së Mbretit Charles

Gazeta britanike “Financial Times” shkroi në shkurt se “nëse nisma miratohet, ajo mund të ketë pasoja të gjera për kompanitë globale të vendit, nga gjiganti i mallrave të konsumit Nestlé deri te kompanitë farmaceutike Novartis dhe Roche, të cilat varen shumë nga talentët e huaj. Shoqata e biznesit Economiesuisse e quajti këtë një ‘nismë kaotike’ dhe tha se kompanitë zvicerane mbështeten te punëtorët nga BE dhe nga zona e EFTA (Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë) për të plotësuar vendet e punës. Pa ta, kompanitë mund të zhvendosen jashtë, të humbasin të ardhura nga taksat, të ngadalësohet inovacioni dhe të bjerë niveli i shërbimeve”.

Read more (Nisma):Haxhiu takon të enjten partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve

Sipas sondazhit më të fundit të publikuar nga shtëpia mediale Tamedia dhe instituti për anketa Leewas nisma radikale për kufizimin e popullsisë ka gjasa të miratohet. 52 për qind e mbi 16’000 të anketuarve do të votonin aktualisht për këtë nismë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi familjar #BE #ekonomia #Financial times #Inovacioni #Kosova #kosove #Nisma #Para #Zvicër

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • “Kurti e hoqi, Rama e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi këtu kur marrëdhëniet mes dy kryeministrave ishin të tensionuara
  • “Kurti e hoqi, ai e mori”, Topi: Vlora Hyseni erdhi në Shqipëri kur marrëdhëniet Rama-Kurti ishin të tensionuara
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by