Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Përplasje në Stamboll për 1 Maji, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve
Aktualitet

Përplasje në Stamboll për 1 Maji, policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

• 1 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestat e 1 Maji në Stamboll janë shoqëruar këtë vit me tensione të forta, përplasje me policinë dhe ndalime të protestuesve, duke rikthyer në vëmendje përplasjet e vazhdueshme mes autoriteteve dhe grupeve sindikale e opozitare në Turqi.

Sindikatat e punëtorëve, organizatat e majta dhe aktivistë të ndryshëm dolën në rrugë më 1 maj për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke kërkuar më shumë të drejta sociale, paga më të mira dhe liri më të gjera demokratike.

Read more (1 maji):Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bllokon një rrugë në Prishtinë: Punëtorët përballen me jetë gjithnjë e më të pajetueshme

Qindra protestues marshuan në rrugët kryesore të qytetit, duke brohoritur slogane si “rezistenca është kudo”, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Sheshi Taksim, një vend me rëndësi të madhe simbolike për lëvizjet protestuese në vend.

Megjithatë, policia turke kishte ndërmarrë masa të rrepta sigurie për të bllokuar hyrjen në shesh, i cili prej vitesh është i ndaluar për tubime publike për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Forcat e rendit ngritën barrikada dhe përdorën gaz lotsjellës si dhe topa uji për të shpërndarë turmën, gjë që çoi në përplasje të drejtpërdrejta mes protestuesve dhe policisë.

Read more (1 maj):Arrestohen katër protestues të Asamblesë Anti – Kapitaliste

Sipas raportimeve të agjencisë Associated Press, rreth 15 persona janë ndaluar nga autoritetet pasi tentuan të depërtonin drejt Sheshit Taksim, duke sfiduar ndalimin zyrtar. Nuk dihet ende nëse numri i të ndaluarve mund të rritet, pasi situata mbeti e tensionuar për disa orë gjatë ditës.

Pavarësisht ndalimeve dhe masave të forta të sigurisë, sindikatat dhe grupet opozitare vazhdojnë ta konsiderojnë Sheshin Taksim si një simbol të rezistencës dhe të drejtës për protestë. Për këtë arsye, çdo vit ata përpiqen të mblidhen pikërisht aty, duke sfiduar kufizimet e vendosura nga autoritetet.

Read more (Stamboll):Arrestohet vëllai i kuzhinierit të famshëm turk Nusret Gokçe – dyshohet për përfshirje në rrjet prostitucioni

Ngjarjet e këtij viti tregojnë edhe një herë përplasjen e vazhdueshme mes institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile në Turqi, sidomos në ditë me rëndësi të veçantë si 1 Maji, kur kërkesat për të drejta sociale dhe liri politike bëhen më të dukshme në rrugët e qyteteve kryesore. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #1 maji #Associated press #Policia #Sindikatat #Stamboll #Turqia #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fier/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos (EMRI+VIDEO)
  • Ksamil/ Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë të rinj! Bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
  • Delfinët ‘vallëzojnë’ në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar (VIDEO)
  • Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)
  • Policia ‘skanon’ rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat për hartën e re territoriale – Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm! Dokumenti i reformës në konsultim publik 12 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë Qytetari nga Diaspora ngre tonet: Dikur Spiropali i thurte elozhe dhe e krahasonte me Skënderbeun, por Rama është Hamza Kastrioti 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Poshtë qeveria”/ Lumi i protestuesve vijon marshimin drejt Kryeministrisë me pankarta dhe flamuj kombëtarë. Rrugët jehojnë nga thirrjet për ndryshim 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dobësoi demokracinë lokale!”/ Reforma territoriale, ish-ministri socialist Arben Malaj shpërthen ndaj Ramës: Centralizoi pushtetin dhe injoroi rekomandimet e BE! 9 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by