
Një person është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orëve 16:30-23:26, në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se viktima kishte plagë në fytyrë, të cilët dyshohet se i kishte nga arma e zjarrit.
Read more (Podujevë):Shpërthen një bombol gazi në Podujevë, lëndohen tri persona
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit”, thuhet në raport.
Siç bëhet e ditur në raport në vendin e ngjarjes e në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara.
Read more (Telegrafi):Muzikanti britanik dënohet me 14 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj gjashtë grave
“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë jo funksionale si dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/





