Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. BDI: Burim Latifi e ka obligim të sqarohet për dëmin prej 6 milionë eurove në MEPSO
Aktualitet

BDI: Burim Latifi e ka obligim të sqarohet për dëmin prej 6 milionë eurove në MEPSO

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj, siç e quan, “heshtjes së papërgjegjshme” të Burim Latifit, i cili edhe pas tre ditësh nuk ka ofruar sqarime publike lidhur me një dëm të pretenduar prej rreth 6 milionë eurosh ndaj shtetit.

Në reagimin e saj, BDI thekson se mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në një çështje që lidhet drejtpërdrejt me menaxhimin e mjeteve publike është e papranueshme dhe cenon besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.

Reagimi i plotë:

Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron krejtësisht të papërgjegjshme heshtjen e vazhdueshme të Burim Latifit, i cili edhe pas tre ditësh nuk ka dhënë asnjë sqarim për opinionin lidhur me dëmin prej rreth 6 milionë eurosh që i ka shkaktuar shtetit.
Është e papranueshme që në një çështje kaq serioze, që lidhet me menaxhimin e mjeteve publike dhe përgjegjësinë institucionale, të mungojë transparenca dhe llogaridhënia.

Read more (Bashkimi demokratik për integrim):BDI: Të ndalen punimet në objektin e destinuar për kazino pranë varrezave në Bllacë, kërkojmë hetim institucional

Opinioni publik ka të drejtë të dijë pse është ndërprerë kontrata me kompaninë e parë dhe cilat kanë qenë arsyet reale për një vendim të tillë.

Po ashtu, kërkojmë përgjigje të qarta se pse për të njëjtën çështje është lidhur kontratë me një kompani tjetër nga Banja Luka, për të cilën në publik ekzistojnë dyshime për afërsi me struktura politike nga Republika Serpska dhe Millorad Dodikun. Nëse këto pretendime janë të sakta, atëherë lindin dilema serioze për procesin e përzgjedhjes dhe për interesin publik që është ndjekur.
Sipas informacioneve të bëra publike, vendimi i organeve për zgjidhjen e kontesteve (DAB) ka rezultuar me një dëm financiar për shtetin në vlerë prej rreth 6 milionë eurosh. Kjo e bën edhe më urgjente nevojën që përgjegjësit të dalin para qytetarëve dhe të japin sqarime të plota.

Read more (Bdi):Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

BDI vlerëson se Burim Latifi ka për obligim të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të shpjegojë:

– pse është prishur kontrata me kompaninë e parë,– mbi çfarë baze është lidhur kontrata e re me një kompani të afërt me Millorad Dodikun,

Read more (kompani):Shtëpia e Bardhë reagon pas propozimit të ri të Teheranit për t’i dhënë fund luftës: Nuk japim detaje, negociatat vazhdojnë

– dhe si ka ardhur deri te dëmi financiar prej miliona eurosh.

Transparenca dhe përgjegjësia janë detyrim. Heshtja në këtë rast vetëm sa rrit dyshimet dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore. Gjithashtu ftojmë prokurorinë publike të hetojë këtë rast, gjithashtu edhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Përgjegjësia ekziston dhe institucionet pa hezitim duhet të veprojnë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi demokratik për integrim #Bdi #Burim latifi #Detyrim #Koalicioni vlen #kompani #Para #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Dojna, Dea, Fjoralba e të tjerët që, me një celular në dorë, mposhtën “investitoret strategjikë” – Ide
  • Protestuesi: Mediat botërore dhe rrjetet sociale rrëzuan propagandën e Ramës dhe të Endri Fugës. S’ka ilaç që i shëron!
  • “Siç është rrëzuar muri i Berlinit, të rrëzojmë këtë qeveri. Diasporë bashkohu, qytetarëve këtu u bëhet presion”/ Protestuesja falenderon News24: I vetmi TV që na ka mbështetur
  • LIVE- Revolta e shqiptarëve kundër Ramës/ Pas tubimit te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Rama dorëhiqu!
  • Aktivisti Arben Kola: Tatimet të mos gjobisin dhe shantazhojnë bizneset, SPAK të veprojë sa më shpejt. Koha erdhi!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 29 lexime · 9 orë më parë
  2. 02
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 15 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 14 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’e keni kurajon e Koçekut! Dëgjoni qytetarët”/ Protesta për protestat, Blushi: Të kufizohet në dy mandate pushtet i kryeministrit 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by