Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. AGK: Gazetarët dhe mediat mbeten cak i sulmeve nga fjalori denigrues prej Qeverisë
Aktualitet

AGK: Gazetarët dhe mediat mbeten cak i sulmeve nga fjalori denigrues prej Qeverisë

• 3 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me rastin e 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur një panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”. Të pranishëm ishin gazetarë, psikologë e anëtarë të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha tha se gazetarët në Kosovë ende me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre, e një prej tyre është “fushata pandërprerë në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve nga ana e Qeverisë”. Me këtë rast, ai i bën thirrje qeverisë në detyrë që të mos pengojnë punën e gazetarëve.

“Në prag të 3 majit, ditës ndërkombëtare të lirisë së medias, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësimin për gjendjen e lirisë së medias në vend. Sot, në këtë ditë të 3 majit, kur në të gjithë botën theksohet rëndësia që kanë mediat e lira dhe të pavarura në shoqëri, gazetarët në Kosovë vazhdojnë të ballafaqohen me një numër sfidash për kryerjen e punës së tyre. Sfida kryesore vazhdon të mbetet një fushatë e pandërprerë në përpjekje për të delegjitimuar punën e gazetarëve nga ana e qeverisë së Kosovës dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje. Gazetarët dhe mediat mbeten cak i sulmeve nëpërmjet fjalorit denigrues që ka për qëllim uljen e besimit të publikut në raportimin e tyre. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje qeverisë në detyrë dhe Vetëvendosjes që të respektojnë dhe të mos pengojnë punën e gazetarëve si faktor kyç në zhvillimin demokratik të vendit. Kjo thirrje në fakt shkon për të gjithë spektrin politik në Kosovë”, tha Rexha.

Read more (Asociacioni i gazetarëve të kosovës):3 Maji, AGK alarmon: Presione dhe gjuhë denigruese ndaj mediave në Kosovë

Psikogia klinike, Gresa Miftari u shpreh se gazetarët përballen me disa prej stresorëve më të mëdhenj që mund të ballafaqohen njerëzit në përditshmëri, përfshirë këtu afatet kohore dhe orari i pacaktuar.

“Gazetarët, sidomos në Kosovë, ballafaqohen me një kontekst të vështirë, edhe që jashtë ndoshta mundet me u simulue i tillë, por unë kam punuar gjatë përvojës sime gjashtëvjeçare si kineast me grupe të ndryshme të profesionistëve edhe mundem me thënë lirisht, pa hyrë në detaje, që gazetarët vërtet ballafaqohen me disa prej stresorëve më të mëdhenj që mund të u ballafaqohen profesionistët ose njerëzit në përditshmëri. Ku përfshihen padyshim, domethënë afatet së pari, sistemi ynë nervor e kemi përmendur edhe gjatë trajnimeve, nuk i dallon domethënë stresin prej cilit stimul po vjen, po e dallon presionin dhe atë që e përmende këtë herë, që shndërrohet në stres kronik. Pastaj puna me orar jo të caktuar, domethënë të pacaktuar ose të… që nuk është arbitrar, që kjo paparashikueshmëri edhe kjo mungesë ose pamundshmëri për me prioritizu se çka është e rëndësishme edhe për me nda jetën personale prej jetës profesionale krijuar një stres të vazhdueshëm”, tha Miftari.

Read more (Asociacioni i Gazetarëve):Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, aktivitete në Kosovë

E pranishme në panel ishte edhe Pascale Roussy, Drejtoresha e Departamentit për Demokratizim, Misioni i OSBE-së në Kosovë, e cila u shpreh se mediat në Kosovë kanë bërë progres, megjithatë gjetjet e fundit nga organizatat ndërkombëtare vënë në dukje disa shqetësime serioze.

Britania dhe Finlanda: Media e lirë, kusht për qeverisje të mirë në Kosovë

“Sot, ne njohim progresin e bërë nga peizazhi mediatik në Kosovë në forcimin e profesionalizmit dhe pluralizmit. Publikimi i fundit i Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, që tregon se Kosova është ngritur për 15 vende, është natyrisht një zhvillim i mirëpritur pas dy viteve regres. Megjithatë, ky progres duhet parë me kujdes. Gjetjet e fundit nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias vazhdojnë të vënë në dukje shqetësime serioze. Këto përfshijnë: Presionin politik dhe retorikën armiqësore ndaj gazetarëve, shqetësimet rreth iniciativave legjislative që prekin pavarësinë e Komisionit të Pavarur të Mediave, presionet financiare dhe editoriale mbi mediat publike. Sfida të tilla dobësojnë institucionet dhe gjithashtu prekin jetën e përditshme, pavarësinë profesionale dhe mirëqenien e gazetarëve”, tha Roussy.

Read more (Gazetarët):BE: Përmirësimi i lirisë së mediave në Kosovë duhet të vazhdojë

Ndërsa gazetarja Venera Xhoxhaj e cila u sulmua gjatë vitit 2023 në veri të Kosovës nga forcat serbe, tregon për vështirësitë që ka hasur.

“Nëse dikush i vëren këto ndryshimet fonetike, e vëren se ka dridhje zëri. Jo pse kam emocion para kamerave, sepse është punë që e bëjmë çdo ditë, por vetë tema e rikthimit te ngjarjet e vitit 2023, normalisht që për mua nuk është e tejkaluar plotësisht mendoj unë. Ditët e para të cilat, pas asaj dite kur ne raportuam, sepse sulmi ka qenë dita e fundit e… nëse nuk gaboj, pas asaj dite më nuk ka pasur as thirrje protestash e as sulme nëse nuk gaboj. Ajo ka qenë kulmi edhe ka qenë ngjarja ndoshta më e rëndë dhe pastaj ka pasur të tjera zhvillime, derisa kemi mbërritur në një pikë kur kemi raportuar disa ditë rresht, unë bashkë me kolegët që kishim shkuar për t’i përcjellë protestat dhe jemi ballafaquar me sulme fizike, me dëmtimin e pajisjeve të punës dhe të tjera”, tha Xhoxhaj.

Read more (Agk):Liria e shtypit në letër, sfida serioze në praktikë – gazetarët në Kosovë nën kërcënime të vazhdueshme

Njësoj u shpreh edhe kolegia e saj Ardiana Thaçi e cila ishte përballur me kërcënime ndaj grupit “Albkings” dhe “Discord”.

Në fund, gazetaret potencuan faktin se kanë hezituar të marrin trajtim nga psikogët nga frika se mos iu respektohet dhe ruhet konfidencialiteti.

Read more (Britania):U martua me të dënuarin me vdekje, shqiptarja e thyer shpirtërisht gjatë ekzekutimit të Broadnax

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Agk #Asociacioni i Gazetarëve #Asociacioni i gazetarëve të kosovës #Britania #Dita botërore e lirisë së shtypit #Finlanda #Gazetarët #Xhemajl rexha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kallëzimi për librin e Ramës “The Albanian File”, Braho: Jemi në fazë verifikimi. Dy materiale kanë mbërritur në Prokurori, por…
  • “‘Balluku’ çështje prioritare. Kontrollet e sotme…”/ A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Hetimet kanë përparuar! Ja kur do t’u drejtohemi deputetëve
  • “The Albanian File”, Braho: Jemi në fazë verifikimi. Dy materiale kanë mbërritur në Prokurori, por…
  • “Dhuna ndaj lirisë së medias kërkon ndërhyrje urgjente”, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thirrje Bashkimit Europian: Shtoni presionin mbi autoritetet shqiptare!
  • AGSH dënon dhunën ndaj gazetarit të Ora News: Policia goditi Edison Vatnikajn gjatë raportimit të protestës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 21 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Politikë Nga protestat për dorëheqjen e qeverisë, te qeveria teknike, Ben Andoni kritika Ramës: S’e njeh më realitetin shqiptar. Opozita më e humbura nga tubimet 16 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 61 ditë revoltë/ “Dëgjo popullin!”, Partia e Demokratëve Evropianë thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare! Justifikimet me ndërhyrje nga jashtë… 11 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 11 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by