
“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej kur të rritej si Selin”, kjo deklaratë e Armir Shahinit – Mirit në Big Brother VIP Albania 5 u rikthye sërish në vëmendje.
Derisa ishte i ftuar në “S’e Luan Topi”, këngëtari u shpreh se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë fitueses së këtij edicioni.
“Jam lënduar nga mënyra se si erdhi. Ishte një nga komentet më të vështira pabesia e Selin. Ishte një nga momentet më të vështira se mendoje, një gjë tjetër në strategji loje, dhe del një gjë tjetër në strategji loje”, u shpreh ai.
Read more (Armir shahini):Selin rrëfehet për herë të parë pas fitores në BBVA5: Babai im nuk është në burg, duhet t'i kisha vënë Stop raportit me Mirin
“Nuk vazhdoj ta mendoj kështu (i referohet deklaratës në BBV). Ashtu siç doli të paktën, jo me thënë të drejtën. Siç ishte në BBV them. Unë po e thoja ashtu siç po e jetonim në BBV kur e thash. Ato cilësi i ka por ka edhe disa cilësi të tjera”.
“Unë nuk dua që vajza ime të ketë të gjitha cilësitë që shfaqi aty. Ato cilësi të fillimit i ka Selin të vetat, nuk është e shtirur. Ato që i kam thënë, i kam thënë me shpirt”, tha mes tjerash anëtari i “West Side Family”.
Read more (Big brother vip albania):Të pandashëm edhe pas Big Brother – Mateo dhe Brikena kalojnë kohë bashkë
Miri nisi lojën në Big Brother bashkë me Selin, por që më vonë kjo e fundit u distancua.
Edhe në këtë garë u rendit i dyti, pasi Selini rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com





