Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Qytetarët rrezikojnë jetën në kalimin ilegal në “Bit Pazar”, autoritetet paralajmërojnë mbylljen dhe prishjen e tij
Aktualitet

Qytetarët rrezikojnë jetën në kalimin ilegal në “Bit Pazar”, autoritetet paralajmërojnë mbylljen dhe prishjen e tij

• 3 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

I bien më shkurt, por e rrezikojnë jetën!

“Përderisa mbikalimi mbetet i pashfrytëzuar këtu në Bit Pazar, qytetarët shfrytëzojnë këtë pjesë ilegale ku nuk ka vizë-bardha dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ndërkaq, autoritet zotohen se do ta bëjnë eliminimin e kësaj ure, por edhe mbylljen e kësaj zhardinjere”, Adnan Qaili, gazetar.

Read more:NATO pas tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania: Jemi të përgatitur

Kalimtarët në Bulevardin “Kërste Misirkov” tek ura e Bit Pazarit nuk e përdorin mbikalimin. Ai madje ka mbetur i pa mirëmbajtur, i mbushur me mbeturina dhe është shndërruar në tualet publik. Askush nuk i ngjet shkallët, ndërsa lifti ka vite që nuk funksionon. Qytetarët thonë se ai duhet të rrënohet.

“Nuk e shfrytëzojnë sepse nuk kanë edukatë se ura është shumë e mirë e ndërtuar për neve me kalu andej, e di që ka pas edhe lift por nuk punon, por na nuk jemi mjaft të edukuar se ura është për ne. A kjo është këtu gabim që është qelë, nuk e di sa vetë deri janë shtypur nga makinat veç se kjo nuk është në rregull, të rrimë shtremb e të flasim drejtë.”

Read more:Auron Tare: Përtej fasadës, gjendje dramatike në hyrje të Butrintit, zona e mbushur me mbeturina

Disa të tjerë thonë se ky kalimi ilegal i bulevardit ka qenë shpeshherë pikë tragjike e aksidenteve në trafik, ku janë shtypur këmbësorët. Por, edhe ngarkesa në trafik bëhet e padurueshme nga kalimtarët.

“Duhet të shfrytëzohet më mirë ura sesa ky kalim. A rrezikohet jeta e qytetarëve duke kaluar këtu që nuk vizë-bardha? Ose duhet të mbyllet ose të vendosin vija të bardha! Përndryshe mund të ndodhin aksidente, por ka ndodh që kanë shtypur shumë kalimtarë këmbësorë, me biçikleta e motoçikleta. A duhet të mirëmbahet mbikalimi? Po duhet të mirëmbahet por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Read more:Rritja e tarifave të Trump për automjetet mund t'i kushtojë Gjermanisë gati 18 miliardë dollarë në prodhim, thotë një institut ekonomik

Nga Qyteti i Shkupit thonë se gjatë javës që lamë pas takimi ndër komunal me Komunën e Çairit ka qenë frytdhënës dhe kanë bërë një plan operativ për largimin e plotë të atij mbikalimi. Kryetari Orce Gjeorgjievski tha se pas heqjes së urës së këmbësorëve, do të mbyllet komplet edhe kalimi ilegale.

“Gjatë disa ditëve në vijim do të hyjmë me prishjen e disa objekteve në të zezë, unë thashë se ato procese do të zhvillohen paralelisht, do të shkatërrohen të gjitha objektet pa leje që janë atje dhe pastaj do të mbyllet edhe kalimi ilegal. Kishte kërkesë të qytetarëve nga ajo pjesë e qytetit që ta legalizojmë atë kalim, por jemi të përcaktuar kategorikisht që atë kalim ilegal duhet ta mbyllim për sigurinë e këmbësorëve është më mirë, por edhe për ata që janë shfrytëzues të automjeteve”, tha Orce Gjeorgjievski.

Read more:Rregull i ri për automjetet në Bashkimin Evropian

Edhe kreu i Çairit Izet Mexhiti, gjatë fushatës parazgjedhore për kryetar të komunës e pati premtim që do ta largojë atë mbikalim të pashfrytëzuar dhe vendosja e vendkalimit zyrtar me semaforë. Madje ai tha se komuna nuk ka shpenzuar asnjë denarë për ndërtim pasi që është dhënë si kompensim për hapësira reklamuese të një agjencie të marketingut. Edhe na Shoqata e tezgaxhinjve të Bit Pazarit dhe të Esnafit të Çarshisë thonë se ai kalim ilegal më tepër shkakton kaos se sa që shërben për të mirë. /tv21

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Biçikleta #Hapesira #Izet mexhiti #Kalim #Këmbësorët #Komuna e çairit #Makinat #mbeturina #Qyteti i shkupit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shkolla ‘Abdyrrahman Përmeti’ në Lis të Matit gati për vitin e ri shkollor! Rama: Investim i rëndësishëm për fëmijët dhe komunitetin (FOTO)
  • Përfundon pelegrinazhi i shenjtë Bektashi në Malin e Tomorit, qindra mijëra pelegrinë kremtuan në Teqenë e Kulmakut: Lutemi për shëndet e mbarësi (VIDEO)
  • “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës
  • Nga Durrësi në Shkodër për të vjedhur bicikleta dhe grabitur taksi, arrestohet 56-vjeçari
  • Shkodër/ Plagosja me armë zjarri e Vladimir Bruçit, zbardhet dëshmia e autorit Pjerin Bitani! Shkak i nisjes së sherrit ishte konflikti për kamerat e sigurisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 20 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 11 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by