Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Haxholli: Të procedohen ngritjet në grada për zyrtarët e MPJD-së që kanë mbetur në pritje ndër vite
Aktualitet

Haxholli: Të procedohen ngritjet në grada për zyrtarët e MPJD-së që kanë mbetur në pritje ndër vite

• 4 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Fatmir Haxholli, kryetar i Sindikatës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë thirrje që të përshpejtohet procesi i gradimit për zyrtarët e kësaj ministrie që i plotësojnë kriteret ligjore dhe kanë shprehur gatishmëri për shërbim në misionet diplomatike e konsullore të Kosovës.

Haxholli ka theksuar se Komisioni i Rotacionit i MPJD-së pritet ta ketë përmbyllur tashmë procesin e shqyrtimit të mbi 100 kandidaturave për angazhim në përfaqësitë jashtë vendit, ndërsa ka ftuar Komisionin e Përhershëm për Grada dhe Disiplinë që, sipas mandatit ligjor, të mundësojë “në afat rekord” gradimin e të gjithë zyrtarëve që i plotësojnë kushtet.

Po ashtu, ai ka kërkuar që të procedohet me ngritjen në grada edhe të zyrtarëve që, sipas tij, kanë kontribuar ndër vite në MPJD dhe në misione diplomatike, por kanë mbetur në pritje pa avancim profesional “meritor”.

Read more:Rotacioni diplomatik, Haxholli liston 15 emra për shefa misioni nga karriera dhe ambasadorë me përvojë

Rotacioni diplomatik, Haxholli liston 15 emra për shefa misioni nga karriera dhe ambasadorë me përvojë

Sipas Haxhollit, një veprim i tillë do të ishte jo vetëm përmbushje e obligimit ligjor dhe institucional, por edhe “akt i domosdoshëm legjitimiteti, drejtësie dhe motivimi” për trupën diplomatike.

Ai ka theksuar se në kohën kur, sipas tij, diplomacia e Kosovës po shënon zhvillime dhe suksese konkrete – duke përmendur zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike, si rasti me Kolombinë, si dhe forcimin e pranisë konsullore përmes hapjes së Konsullatës në Teksas – forcimi i brendshëm i shërbimit të jashtëm përmes gradimit meritokratik bëhet “domosdoshmëri strategjike”.

Read more:Haxholli: Ish presidentja Osmani krijoi kaos me 20 ambasadorë me mandate të tejkaluara, një devijim serioz në diplomaci

Në fund, Haxholli ka thënë se pritshmëritë dhe sinjalet janë “shpresëdhënëse” se ky proces po ecën përpara me lidershipin e ri.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #diplomacia #Diplomacia e kosovës #Fatmir haxholli #Mpjd #Teksas

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ish-luftëtari i UÇK në protestë që nga dita e parë, Zotaj: Shteti që duhet të na mbronte, është kthyer në aparat dhune. Kemi dalë sepse nuk na pëlqen sistemi
  • “Do ta pastroja etnikisht Kosovën”/ Protestuesi për deklaratën e ministres serbe: Ta shpallim person të pa dëshiruar! Qeveria nuk i do shqiptarët që jetojnë jashtë, por…
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Stuhia tropikale ‘Arthur’ godet Teksasin, autoritetet paralajmërojnë për reshje të dendura shiu dhe përmbytje të rrezikshme
  • Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Berisha: Do bëjmë gjithçka që Olsi Rama të hetohet nga drejtësia amerikane, nuk e votojmë ligjin e lojërave të fatit 19 lexime · 20 orë më parë
  2. 02
    Politikë Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Denoncimi i Klevis Balliut: Skemë vjedhje te Ushtria e firmosur nga Balluku. Ja si Ron Yeffet, miku i Ramës dhe KAYO zhvatin miliona euro tendera (VIDEO) 19 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të tërhiqej, kërkohet qeveri tranzitore”/ Aulon Kalaja: Rezistenca e protestës heroike, Europa e ka mbështetur! “Besa” e Ramës? Si karamele propagandistike 16 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Duam dorëheqjen e Ramës dhe që kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës politike”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, minatori 40-vjeçar mbetet i bllokuar, ende nuk dihet fati i tij 11 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Gjirokastër/ ’Cekja’ i Beratit dhe Baba Sheh Hormova përplasen me makinë, shpëtojnë pa lëndime 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by