Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Takimi i 22-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Peleshi: Busulla e Shqipërisë, e pandryshueshme! Anëtarësimi, prioriteti i prioriteteve të Kuvendit
Politikë

Takimi i 22-të i Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Peleshi: Busulla e Shqipërisë, e pandryshueshme! Anëtarësimi, prioriteti i prioriteteve të Kuvendit

• 21 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Tiranë po zhvillohet Takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian (KPSA), në një moment të rëndësishëm për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, e cilësoi anëtarësimin në Bashkimin Europian si qëllimin strategjik kombëtar dhe “prioritetin e prioriteteve” të Kuvendit, duke theksuar se Shqipëria ka hyrë tashmë në një fazë përcaktuese të negociatave.

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian është qëllimi ynë strategjik kombëtar, destinacioni i vetëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon dhe, si rrjedhim, prioriteti numër një i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh z.Peleshi.

Read more:Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori

Duke iu referuar progresit të bërë gjatë vitit 2026, ai veçoi avancimin në grupkapitullin e parë “Themeloret” dhe mbylljen e kapitujve të parë të negociatave. Sipas tij, sfida e radhës është e qartë: të kalohet nga miratimi i ligjeve te zbatimi efektiv dhe i matshëm i reformave.

“Një ligj nuk është i mirë vetëm sepse përafron një direktivë, por kur është i zbatueshëm, prodhon rezultate dhe i shërben mirëqenies së qytetarëve”, theksoi Kryetari i Kuvendit.

Në këtë fazë, Kuvendi synon të forcojë rolin e tij përmes kontrollit parlamentar, llogaridhënies së ekzekutivit dhe shqyrtimit me përparësi të legjislacionit që lidhet me detyrimet e negociatave. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe përfshirjes së shoqërisë civile dhe sektorit privat, në mënyrë që reformat të lidhen me nevojat konkrete të ekonomisë dhe qytetarëve.

Read more:“AKSHI lë Bibliotekën Kombëtare pa serverët që i dhuroi BE dhe pa kontratë për sistemin e dixhitalizimit”, Ina Zhupa: Prioritet për AKSHI-n është “libri” i tenderave me autor Ergys Agasin

Përtej përafrimit të legjislacionit, puna ka nisur edhe për përgatitjen e institucioneve shqiptare për fazën pas anëtarësimit. Kjo përfshin përshtatjet ligjore dhe institucionale, forcimin e administratës dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme për pjesëmarrjen e Shqipërisë në vendimmarrjen europiane.

Një vend të rëndësishëm në këtë strategji zë edhe diplomacia parlamentare. Peleshi nënvizoi nevojën për intensifikimin e kontakteve me parlamentet e 27 vendeve anëtare të BE-së, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve europiane dhe parlamenteve partnere.

Në këtë kuadër, më 28 shtator, Kuvendi i Shqipërisë do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të parlamenteve të vendeve anëtare dhe kandidate, Parlamentit Europian dhe institucioneve europiane, në Konferencën Ndërparlamentare “Agjenda Strategjike e Zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimi i Shqipërisë”.

Read more:“Niko Peleshi viktima e parë” – Berisha zbulon “Komisionin Balla” brenda PS: Panik në kampin e qeverisë! Po kontrollohen statuset e qeveritarëve për protestën

Duke vlerësuar rolin e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian dhe KPSA-së, Kryetari i Kuvendit theksoi se rruga drejt BE-së kërkon rezultate konkrete dhe përmbushje të përgjegjësive.

“Ne jemi të qartë se rruga drejt BE-së matet me rezultate dhe përmbushje të përgjegjësive. Por, njëkohësisht, jemi të bindur se vullneti ynë politik e shoqëror është i papërkulur dhe se Kuvendi i Shqipërisë do të qëndrojë në ballë të këtij procesi.”,u shpreh z. Peleshi.

Lexo edhe
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Tags: #Bashkimi Europian #diplomacia #Kandidate #niko peleshi #Rajon #shqiperi #Shqiperia #shtator #Takimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
Nga të njëjtat tag-e
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
  • Fërkimet Turqi-Izrael dhe ndikimi i tyre në Ballkan – Blog
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 11 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 8 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar

Pas fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër…

• 22 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by