Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Në prill u raportuan 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, rritje 12.5% krahasuar me 2025
Aktualitet

Në prill u raportuan 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, rritje 12.5% krahasuar me 2025

• 4 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit prill 2026 janë raportuar gjithsej 18 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, duke shënuar rritje prej 12.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas komunikatës për media, rastet e raportuara në prill 2026 kanë ndodhur në këto komuna: 14 raste në Ferizaj, dy raste në Kaçanik dhe dy raste në Shtërpcë.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se në muajin prill 2025 ishin raportuar gjithsej 16 raste të dhunës në familje, prej të cilave 10 raste në Ferizaj, katër raste në Shtime dhe dy raste në Kaçanik.

Read more:Kaloi ilegalisht kufirin në Han të Elezit,  i dyshiari dorëzohet te autoritetet e Maqedonisë së Veriut

“Numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit prill 2026 ka shënuar rritje prej +12.5%, krahasuar me muajin prill të vitit 2025”, thuhet në komunikatë.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se ka ndërmarrë një sërë masash dhe fushatash vetëdijësuese për parandalimin e dhunës në familje, ndërsa ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet për raportimin e rasteve.

Read more:Gjilani dhe Ferizaj kërkojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Sipas policisë, çdo rast i dyshuar i dhunës në familje mund të raportohet drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Policia ka siguruar se të dhënat e raportuesve do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dhunë në familje #Familje #Ferizaj #Ferizaj lokale #Kaçanik #media #Policia #Shtërpcë #Shtime

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia ‘blindon’ Vlorën, kontrolle në automjetet që hyjnë e dalin nga qyteti! Në fokus identifikimi i personave me precedentë kriminalë (VIDEO)
  • Mbytet në liqenin e Komanit 20-vjeçari nga Kosova
  • 387 efektivë të rinj i bashkohen Policisë së Shtetit, Lamallari Qëndroni të fortë e mos e bëni pis uniformën! Hita: Busulla juaj të jetë ligji dhe qytetari
  • Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)
  • Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te Kthesa e Kamzës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 15 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 10 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by