Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Tragjedinë e futbollit shqiptar e solli Duka’, Abazi për Report Tv pas estradës në Superligë: Të hetojë drejtësia! Tifozët jo më në stadiume
Aktualitet

‘Tragjedinë e futbollit shqiptar e solli Duka’, Abazi për Report Tv pas estradës në Superligë: Të hetojë drejtësia! Tifozët jo më në stadiume

• 4 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Ka ardhur koha që publiku shqiptar mos ta ndjekë më farë futbollin shqiptar. Do të ishte gjëja më e mirë që stadiumet të ishin bosh, edhe pse kështu janë dhe publiku të vendosë një banderolë ku të thuhet ‘nuk vijmë derisa të ndryshohet ky sistem i fëlliqur i futbollit shqiptar’,”-e nisi deklarën Abazi.

Akuzat e forta për ‘Report TV’ të ish-futbollistit së Dinamos dhe njëkohësisht të kombëtares shqiptare Eduard Abazi vijnë pas javës së 34 të Superligës ku ka indicie të mëdha për ndeshje të toleruara.

Fatkeqësisht ditë para se të luheshin ndeshjet, rezultatet u parashikuan saktësisht nga kompanitë e basteve, duke qenë në rastin më të mirë një kampionat i trukuar dhe në rastin më të keq një kampionat i shitur në baste për arsye fitimi.

Ndeshjet që tronditën ishin Partizani-Flamurtari e fituar 1-4 nga vlonjatët e vendit të fundit, por edhe sfida Vora-Elbasani e fituar 4-2 nga të besuarit e Bellait. Dyshime ka edhe për duele të tjera të kësaj jave, ndërsa duhet theksuar se prej javësh flitet për ndeshje që u dihet rezultati para se skuadrat të zbresin në fushë.

Read more:Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

Për këtë situatë të rëndë, apo kampionat të turpit siç po quhet masivish në media, Abazi bën fajtor kreun e federatës së Futbollit Armand Duka.

“Ky ka 2 gabime shumë të mëdha. Me këtë tragjedi që i ka ndodhur futbollit shqiptar është president i federatës dhe e dyta është zëvendës president i UEFA-s që ka përgjegjësi evropiane për një futboll të kombinuar, të trukuar apo sido ta quajmë,”-u shpreh Eduard Abazi, ish-futbollist i Kombëtares.

Sipas Abazit ky është një sistem i mbjellë nga Armand Duka që prej momentit kur u bë president i federatës shqiptare të futbollit.

“Unë kam 22 vite që kur isha trajner i Peqinit që e mora vesh për një sistem të kalbur dhe të fëlliqur që u mboll për të degraduar dhe shkatërruar futbollin në Shqipëri,”-tha Eduard Abazi, ish-futbollist i Kombëtares.

Read more:Mos i shtrydhni puçrrat në këtë pjesë të fytyrës: Pse “trekëndëshi i rrezikut” kërkon kujdes të veçantë

Në fund Eduard Abazi bëri thirrje që drejtësia të hetojë federatën dhe krerët e saj, ndërsa kërkojë edhe ndërhyrjen e qeverisë, siç është bërë në raste të ngjashme në vende të ndryshme të botës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 12:50

Estrada në Superligë, reagon Vllaznia: Kërkojmë maturi, s’kemi qenë kurrë pjesë e këtyre marrëveshjeve

Klubi i Vllaznisë ka reaguar duke kërkuar që të mos përmendet si një nga ekipet që bënë estradë këtë fundjavë në Superligë. Shkodranët thonë se nuk kanë qenë pjesë kurrë e këtyre ngjarjeve dhe kërkojnë vetëpërmbajtje si nga mediat ashtu edhe nga tifozët.

“Gjatë ditëve të fundit janë përhapur në disa media dhe rrjete sociale aludime dhe komente lidhur me integritetin e ndeshjeve në këtë fazë të kampionatit.

KF Vllaznia, përmes Presidentit Alban Xhaferi, ndjen detyrimin të sqarojë publikisht dhe me përgjegjësi:

Read more:Irani paralajmëron se 'çdo ushtri e huaj do të sulmohet, nëse përpiqet të hyjë në Ngushticën e Hormuzit'

Vllaznia nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pjesë e asnjë marrëveshjeje që cënon ndershmërinë e garës.

Ky klub përfaqëson një qytet me histori, traditë dhe dinjitet, dhe çdo arritje e jona ka ardhur dhe do të vijë vetëm përmes punës, përkushtimit dhe meritës në fushën e lojës.

Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e opinionit publik në këtë fazë të rëndësishme të kampionatit, si dhe pritshmëritë e larta, por njëkohësisht besojmë se hedhja e dyshimeve pa prova dëmton jo vetëm klubet, por gjithë futbollin shqiptar dhe besimin e tifozëve.

Ftojmë të gjithë aktorët – mediat, opinionin sportiv dhe institucionet – të tregojnë maturi dhe përgjegjësi në komunikim.

Read more:Përjashtimet nga gara për kreun e PD, Berisha: S’mund të lejonim kandidatët e Ramës, Salianji merr udhëzime nga krimi

Çdo pretendim duhet të mbështetet në fakte dhe të trajtohet në rrugët zyrtare.

Vllaznia do të vazhdojë rrugën e saj me seriozitet, duke folur në fushë dhe duke respektuar lojën e ndershme,”-mbyll reagimin Vllaznia.

Këtë fundjavë shkodranët që luftojnë për titutll u mposhtën 0-2 nga Bylisi në Loro Boriçi. Edhe pse humbja erdhi ndaj një skuadrë që lufton për mbijetesë në një moment kulminat të sezonit, skuadra shkodrane nuk kishte koeficientë të çuditshëm në baste. Ndryshe nga Partizani-Flamurtari apo edhe Vora-Elbasani.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Armand Duka #eduard abazi #flamurtari #fshf #Komunikim #media #Mediat #superliga #trukime ndeshjesh

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Pushteti është trembur, kryeministri në tension”, Poli Hoxha: Protesta është mrekulli, Rama në konflikt me drejtësinë
  • GJKKO s’bën asnjë hap pas nga rregullorja censuruese, mbyll grupin në WhatsApp për mediat! Largojnë të gjithë gazetarët që nuk u akredituan
  • PL mbështet zbatimin e vendimit të GJK për pagat e gjyqtarëve”, Tedi Blushi: SPAK të marrë të pandehur ministrin e Financave
  • “Dëbimi i News24 me urdhër të Ramës, çmimi që u pagua për pavarësinë editoriale”, Ahmetaj me tone të forta: Ju nxorri me dhunë për t’ju bërë shembull
  • Akuzat e reja kundër Ballukut/ Reagon Gazment Bardhi: Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen, që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 11 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Nuk ndalet rezistenca! Kumbojnë thirrjet në Bulevard: Bashkohuni studentë, kombi na thërret! 7 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Protestuesit të ndarë! Një grup bllokoi rrugët e Tiranës, rrethoi dhe sulmoi një makinë! Rama replikon sërish me ‘Demokratët Evropianë’: Kjo është dhunë (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by