Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Tre diplomatë rusë dëbohen nga Austria për shkak të akuzave për spiunazh
Aktualitet

Tre diplomatë rusë dëbohen nga Austria për shkak të akuzave për spiunazh

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Austria ka dëbuar tre diplomatë rusë, duke i akuzuar ata për spiunazh.

Diplomatët, të cilët tashmë janë larguar nga vendi, përdorën një “pyll antenash” të instaluar në çatitë e ndërtesave diplomatike për të mbledhur informacion, tha Ministrja e Jashtme, Beate Meinl-Reisinger.

Një raport nga Korporata Austriake e Transmetimeve (ORF), e konfirmuar nga ministria e Jashtme, tha se antenat ishin në çatinë e ambasadës ruse në Vjenë dhe në një kompleks diplomatik rus.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim të fundit jo miqësor nga autoritetet austriake si tërësisht të pajustifikuar, thjesht të motivuar politikisht dhe kategorikisht të papranueshëm”, tha ambasada ruse në një deklaratë.

“Moska padyshim do t’i përgjigjet ashpër këtyre veprimeve krejtësisht të pamenduara nga ana e palës austriake”, u tha ndër tjera.

Read more:U gjet helm në kavanozat e ushqimit Hipp, arrestohet një burrë në Austri

Sipas ORF, antenat kanë qenë prej kohësh një gjemb në këmbë për shërbimet austriake të inteligjencës, sepse ato i kanë lejuar Rusisë të përgjojë të dhënat e dërguara nëpërmjet internetit satelitor nga organizatat, përfshirë ato ndërkombëtare.

“Spiunazhi është një çështje sigurie për Austrinë”, tha Meinl-Reisinger në një deklaratë dërguar BBC-së.

“Ne kemi sjellë një ndryshim kursi në këtë qeveri dhe po ndërmarrim veprime vendimtare kundër tij. Ia kemi bërë të qartë këtë palës ruse, veçanërisht në lidhje me pyllin e antenave në ambasadën ruse”, shtoi Meinl-Reisinger.

Ajo shtoi se ishte “e papranueshme që imuniteti diplomatik të përdoret për të kryer spiunazh”.

Ky është i fundit në një seri incidentesh që përfshijnë individë të akuzuar për spiunazh për Rusinë në Austri dhe Gjermani.

Read more:Sot shpallet aktgjykimi për ish-zyrtaren e OSBE-së, e cila akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe

Në janar, një ish-zyrtar i inteligjencës doli në gjyq në Vjenë në atë që u quajt si gjyqi më i madh i spiunazhit në vend në vite.

Egisto Ott u akuzua për dorëzimin e informacionit te oficerët e inteligjencës ruse dhe te Jan Marsalek, ekzekutivi në arrati i firmës gjermane të pagesave Wirecard, e cila po falimentonte – duke marrë pagesa në këmbim. Avokatja e tij, Anna Mair, i ka hedhur poshtë më parë akuzat.

Marsalek, një shtetas austriak, akuzohet se është një aset inteligjence për shërbimin e sigurisë së Rusisë, FSB. Ai kërkohet nga policia gjermane për mashtrim të dyshuar dhe është subjekt i një Njoftimi të Kuq të Interpolit.

Aktualisht mendohet se Marsalek ndodhet në Moskë, pasi është arratisur nëpërmjet Austrisë në vitin 2020. Gjyqi i Ott është duke vazhduar.

Veçmas, Gjermania njoftoi në të njëjtin muaj se kishte dëbuar dikë të akuzuar për spiunazh për Rusinë dhe e kishte thirrur ambasadorin e saj.

Read more:Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Është pak vendim i ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Në një postim në mediat sociale, ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se nuk toleronte spiunazhin në vend, “veçanërisht jo nën mbulesën e statusit diplomatik”.

Vjena ka një traditë të gjatë si qendër spiunazhi, e cila vazhdon deri në ditët e sotme. Gjatë Luftës së Ftohtë, Austria neutrale, e cila ndodhej pranë Perdes së Hekurt, ishte një vend i përshtatshëm për të dëgjuar.

Këto ditë, vendi është shtëpia e një prej selive të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Shumë vende kanë deri në dy misione diplomatike në këto organizata ndërkombëtare, si dhe një ambasadë – duke ofruar imunitet diplomatik dhe mbulim për spiunët.

Raporti më i fundit i qeverisë austriake mbi Mbrojtjen e Kushtetutës, tha se Vjena ishte “një nga vendet e fundit të mbetura për inteligjencën e sinjaleve ruse në Evropë”.

Read more:Beteja e miliarderëve, Elon Musk dhe Sam Altman përballen në gjyqin historik për kontrollin e inteligjencës artificiale

Raporti tha se kjo kishte kontribuar gjithashtu në “numrin e madh të stafit diplomatik rus” në kryeqytet.

“Reputacioni ndërkombëtar i Austrisë po dëmtohet nga aktivitetet e inteligjencës së sinjaleve ruse me origjinë nga Vjena”, tha ai.

Rreth 220 persona janë ende të akredituar në misionet diplomatike ruse në Austri.

Vendi ka dëbuar 14 anëtarë të stafit të ambasadës ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Austria #Fsb #gjermani #Gjermania #Gjyqi #Mashtrim #Mediat #Rusia #Spiunazh

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 6 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 18 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin